Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Operacioni antikanabis/ Çako: Nxehtësia mundëson kultivimin e kanabisit duhet të punojmë deri në fund
Policia e Shetit ka vijuar operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.
Rikontroll është bërë në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Çako inspekton grupet e kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë.
Çako - Punonjësve të Policisë:
Kjo lodhja juaj është e justifikuar, por edhe e argumentuar me një nga prioritetet absolute që kemi si Polici.
Deri tani nga të gjitha masat, por falë punës tuaj natyrisht, situata është në kontroll dhe shumë e kënaqshme.
Pavarësisht kësaj, për shkak të kushteve klimaterike që e mundësojnë kultivimin e kanabisit, edhe në kohë të nxehtë siç është kjo tani, do të duhet patjetër që t'i qëndrojmë deri në fund kësaj pune.
Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen.
Eshtë shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm, edhe të vështirë kuptohet.
Ju sapo mbaruat edhe një detyrë shumë të rëndësishme që ishte menaxhimi i procesit zgjedhor që doli me sukses.
Këtu përfitoj nga rasti t'ju falenderoj juve dhe kolegët tuaj, për gjithë angazhimin, por pikë së pari, për korrektësinë që keni treguar në raport me ligjin, duke mos u bërë në asnjë rast pjesë e vlerësimeve të njëanshme dhe subjektive në forca të caktuara politike apo subjekte të caktuara.
Ashtu sikurse mbyllëm me sukses procesin zgjedhor, do të duhet të mbyllim edhe prioritetin e luftës kundër kanabisit.
Jam shumë i bindur që ju, si efektivë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por edhe komisariatit të Policisë Kavajë, do t'ia dilni me sukses.
Është një punë që kërkon shumë sakrifica, ashtu sikurse ju keni që në orët e para të mëngjesit që keni dalë, por të jeni të bindur që do të jeni shumë më krenarë edhe ju, por edhe të gjithë miqtë, familjarët dhe shokët tuaj, për misionin tonë.
Unë kam ardhur jo për të kontrolluar sesi e bëni punën ju, sepse jam i bindur për këtë që e keni bërë shumë mirë, për sa kohë u bënë kaq muaj edhe konstatimet janë shumë minimale dhe ato janë proçeduar me autorë, dhe bimët janë asgjësuar.
Unë erdha për t'ju falenderuar dhe për t'ju inkurajuar për punën tuaj.
Jeni në vëmendjen dhe vlerësimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në mënyrë të veçantë, për punën tuaj, pasi ai ka vlerësuar gjithmonë kontributin e Policisë, dhe kjo që bëni ju është ajo që duhet të bëjmë për të gjithë shqiptarët.
Besoj që keni qenë në kontakt edhe me banorët, edhe me ata që jetojnë dhe punojnë në këtë zonë. Përcilluni atyre mesazhin se jemi që të gjithë bashkë për të njëjtin qëllim, pikërisht për ta bërë Shqipërinë një vend pa kanabis.
Nuk mund të ekzistojë më si fenomen.
Faleminderit dhe Suksese!
Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit takon edhe disa banorë në zonë, ku u ka kërkuar mirëkuptimin e bashkëpunimin e tyre për të përmbushur së bashku prioritetin mbarëkombëtar të Qeverisë për zerimin e kultivimit të kanabisit këtë vit.
Banorët vlerësuan rolin e Policisë dhe u shprehën se e përkrahin aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për parandalimin e kultivimit të kanabisit
Gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës.
Gjithashtu po gjatë rikontrolli nga Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier dhe nga FNSH-ja Fier, janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në vendin e quajtur Koder Larace në Selitë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit. Policia e Shtetit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38