Flash News

KRYESORE

Operacioni Itali-Shqipëri godet grupin kriminal, arrestohen 12 persona për trafik droge

Operacioni Itali-Shqipëri godet grupin kriminal, arrestohen 12 persona

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë arrestuar 12 persona, të cilët ishin të përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës.

Mësohet se 11 prej të arrestuarve janë shtetas rezidentë në Itali dhe 1 në Fier.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë.

Sipas masave të dhëna nga Gjykata, 7 prej tyre janë lënë në arrest me burg dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie.

Ndërkohë, vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Njoftimi nga Policia:

Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Rockerduck” zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga  një anëtar i këtij  grupit kriminal.

Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i  11 urdhër-arresteve  për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët  për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

Të fundit