Flash News

KRYESORE

"Operacioni 'Los Blancos', sukses i Prokurorisë së Firences", Artan Hoxha: Eldi Dizdari në Shqipëri ishte i paprekshëm

"Operacioni 'Los Blancos', sukses i Prokurorisë së

5 vite hetime të autoriteteve italiane nga Amerika në Evropë çuan shkatërrimin e një rrjet trafikimi të narkotikëve të drejtuar nga një grup kriminal shqiptar. 30 masa arresti me burg u ekzekutuan nga policia italiane, ku 5 prej këtyre personave u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit të koduar “Los Blancos”.

Bëhet fjalë për një organizatë të drejtuar nga Dritan Rexhepi, që ndodhet në një burg të Ekuadorit por që vijonte aktivitetin. Në pranga ka rënë edhe 31 vjeçari Eldi Dizdari, i njohur ndryshe si Denis Matoshi, person me rekorde të theksuara kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Në Rumani, u arrestua 40-vjeçari Lekë Çolaj, ndërsa Gjergj Lezaj u arrestua në Hollandë. Sokol Aliko u arrestua në Spanjë dhe Robert Vraga u arrestua në Hungari. Ndërkaq, Altin Velsulës iu komunikua masa e arrestit në një burg në Norvegji.

Ndërkaq, në operacionin e shtrirë në disa qytete në Shqipëri, Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, janë arrestuar 5 persona: Gentian Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi dhe Vladimir Lesaj.

Në vetëm 5 vite hetime, autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë një shumë prej 5.5 milionë eurosh që buronin nga trafiku i drogës dhe 4 tonë kokainë. I gjithë rrjeti dyshohet se ka në krye Dritan Rexhepin, i cili kishte kontakte me kartelet e drogës si dhe kontrollonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës nga Amerika në Evropë. Ndërkaq, për të kryer transportin e kokainës ata kishin ndërtuar një kompani transportesh të quajtur kompania “Bello”, e cila merrej me importin e ngarkesave të mëdha të kokainës të financuar nga grupe të mëdha të trafikut të narkotikës në të gjithë Evropën.

Vendet ku operojnë shqiptarët që merren me trafikun e drogës janë kryesisht, Hollanda, Britania e Madhe, Spanja, Francë, Itali dhe në Çeki.

I ftuar në “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se hetimi është kryer nga autoritetet italiane, prandaj është bërë e mundur arrestimi i një personazhi si Eldi Dizdari.

Operacioni këtë radhë është kryer fillimisht nga prokuroria e Firences. Eshtë ajo që i merr meritat për 5 vite hetime. Operacioni u krye fillimisht nga ajo dhe më pas janë përfshirë 10 shtete, por hetimi u bë pikërisht nga Prokuroria e Firences. Pra është kapur degëzimi në Firence dhe më pas është ndjekur filli deri ku shkonin të gjithë fijet e këtij grupi.

Ata bën të mundur kapjen dhe sekuestrimin e disa ngarkesave. Që të jemi të qartë për opinionin publik, hetimi është kryer nga autoritetet italiane prandaj edhe është bërë i mundur arrestimi i një personazhi si Eldi Dizdari. Në Shqipëri, Eldi Dizdari ka qenë një person i paprekshëm për vite me radhë. Edhe pse persona të lidhur me të kanë qenë në përgjim nga autoritetet tona, për mua nëse ai do të ndodhej në Shqipëri ai nuk do të ishte arrestuar. Është fat për autoritetet italiane që ndodhej në Dubai, sepse pot ë gjendej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar”, ka thënë gazetari Artan Hoxha.

Por kush është Eldi Dizdari?

Dizdari është shpallur në kërkim në 28 nëntor 2018 për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Shkak i përplasjes mendohet se ishte konflikti mes Dizdarit dhe Ervin Matës për prishje të pazareve të drogës.

Po ashtu, mendohet se Dizdari ka një lidhje të ngushtë (mund të jetë edhe çështje familjare) me Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve i cili u arrestua pasi në kontenierët me banane të importuara nga jashtë nga kompania e tij, u gjetën 613 kg kokainë. Në çdo seancë gjyqsore, Çekaj vazhdimisht shprehej se nuk ishte ai “peshku i madh”.

Kujtojmë se, në janar të 1998 babai i Eldi Dizdarit, Naim Dizdari dhe daja i tij Avdyl Matoshi janë ekzekutuar pasi iu zu pritë. Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas ekzekutimit të Shkëlqim Haklajt. Disa ditë pas ekzekutimit të të atit dhe dajës, në qendër të Bajram Currit do të ekzekutohej edhe xhaxhai i tij, Qazim Dizdari.

Eldi Dizdari u arrestua në Dubai. Sipas Artan Hoxhës, Dubai  ishte vendi i preferuar i bosëve të trafikut të kokainës, dhe se Eldi Dizdari është vendosur atje që pas konfliktit me Ervin Mataj më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut.

“Ai është vendosur në Dubai pas ngjarjes. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Grupet kryesore shqiptare që merren me trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë janë zhvendosur atje për të investuar sepse kanë fituar shuma marramendëse dhe për t’ju larguar vëmendjes. Shqipëria për ta është problem i konflikteve me njëri-tjetrin, nuk është problem autoritetesh”, tha Hoxha.

Të fundit