Flash News

KRYESORE

Operacioni ndërkombëtar, kapet 1.3 ton kokainë në vendin fqinj, vinte nga Amerika

Operacioni ndërkombëtar, kapet 1.3 ton kokainë në vendin

Një sasi shumë e madhe droge, e ardhur nga Amerika, është sekuestruar në Maqedoninë e Veriut.

Nga raportimet paraprake mësohet se është ende duke u zhvilluar një aksion ndërkombëtar policor në vendin fqinj. Operacioni po zhvillohet në fshatin Krushopek të Sarajit, ku është zbuluar një magazinë frutash ku është sekuestruar 1.3 ton kokainë.

Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara kokaina kishte si destinacion përfundimtar Slloveninë.

Të fundit