Flash News

KRYESORE

“Operacioni për arrestimin e Klement Balilit dhe Lul Berishës u dekonspirua nga Ministri i Brendshëm”

“Operacioni për arrestimin e Klement Balilit dhe Lul Berishës u

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar dështimin e operacionit për arrestimin e Klement Balilit dhe Lul Berishës një ditë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani thekson se shkak për mosarrestimin e tyre është dekonspirimi i operacionit.

Sipas tij, operacioni u dekonspirua nga vetë ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj kur paralajmëroi gazetarët pak ditë më parë se priten lajme interesante.

Reagimi:

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”... javën që vjen do kemi goditje të fortësh...”

  1. Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “... ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen...

Të fundit