Flash News

KRYESORE

Operacioni/ Sekuestrohen apartamentet e çiftit shqiptaro-italian, ishin proceduar edhe më parë në shtetin fqinj

Operacioni/ Sekuestrohen apartamentet e çiftit shqiptaro-italian, ishin

Policia e Shtetit ka bërë me dije se është finalizuar me sukses operacioni ‘Transferta’.

Nga ky operacion janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë një milion euro.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar dy apartamente në Pogradec, dhe katër në Tiranë.

Apartamentet janë në ponësi të shtetases A.D nga Shqipëria dhe shtetasit F.C nga Italia.

Mësohet se A.D bashkëjetonte me italianin dhe banonin në Itali. Ata janë proceduar edhe më parë në shtetin fqinj, ku u është sekuestruar një pasuri prek 2.3 milion eurosh.

Pronat në Shqipëri çifti i kishte regjistruar në emër të V.D me banim në Pogradec,  që është edhe nëna e A.D.

Të fundit