Flash News

KRYESORE

Opinews/ Gazetari i Radios franceze: me protesta nuk rrëzohet qeveria. Ja çfarë duhet të bëjnë Basha dhe Kryemadhi

Opinews/ Gazetari i Radios franceze: me protesta nuk rrëzohet qeveria. Ja

Genc Burimi, gazetar i RFI (Radio France International), në një shkirm në të përditshmen Panorama thellohet te argumenti se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë me protetsta. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, shkruan Burimi, duke përjashtuar edhe '97 për shkak të specificitetit.

Burimi sugjheon se, Bashës dhe Kryemadhit i mbetet një variant: djegia e mandateve. Kjo është e vetmja mënyrë, thekson ai, që europianët t'u vënë veshin zhvillimeve në Shqipëri pasi BE nuk mund të integrojë një vend me parlament gjysmak. Gazetari i RFI shton se dy krerët e opozitës duhet të qartësojnë pozicionin: Parlamenti nuk mund të jetë ilegjitim ndëkohë që mandatet e deputetëve të tyre të jenë legjitime.

Burimi sugjeron edhe mënyrën e daljes nga situata e ngërçit duke propozuar një radhë lëshimesh nga mazhoranca. Së pari, një lëshim në fushën e drejtësisë pas marrjes së njëanëshme të Kryeprokurorisë dhe, së dyti 'sakrifikimi' i Tahirit duke i hequr imunitetin. Gjithashtu, autori sheh edhe nevojën që mazhoranca të bëjë, bashkë me opozitën, një kod zgjedhor si dhe të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për implikimin e strukturës së Policisë së Shtetit në trafikun e drogës.

Genc Burimi mbështet, me anë të shkrimit te Panorama, tezën e djegies së mandateve të propozuar nga kryetari i partisë 'Zgjidhja', Koço Kokëdhima. Ai ka qenë vazhdimisht mbështetës i argumenteve të botuesit të Shekullit, përfshirë këtu edhe legalizimin e kanabisit.

Politiko.al

 

Të fundit