Flash News

OPINEWS

Sulm kibernetik në serverat qendror? Konfirmon SHÇBA: U tentua, por nuk pati rrjedhje informacioni

Sulm kibernetik në serverat qendror? Konfirmon SHÇBA: U tentua, por

Tentohet të hakohen serverat qendror të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë SHÇBA, e cila sqaron se është parandaluar një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit

Sipas SHÇBA është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”, njofton SHÇBA.

Të fundit