Flash News

OPINEWS

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për opozitën!

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për

Nga Eduard Zaloshnja

Për shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit mund të shërbejnë si një letër lakmusi për zgjedhjet që mbaruan e ato që do të vijnë. Disa nga arësyet më të rëndësishmet janë të renditura në vijim:

·        Problemet që kanë konstatuar vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it në mënyrë periodike në zgjedhjet shqiptare kanë qenë të lokalizuara në provinca të ndryshme apo në bashki/fshatra të tjera të qarkut Tiranë, por asnjëherë në kryeqytet (përjashtim bën vetëm viti 1996).

·        Rezultati elektoral në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit ka qenë gjithnjë barometër politik i zgjedhjeve të rradhës dhe atyre pasardhëse, ngaqë kryeqyteti përbën një konglomerat demografik të krahinave të Shqipërisë.

·        Vetëm 10 vjet më parë, gara elektorale në kryeqytet përfundoi me fotofinish (ku edhe ambasadori amerikan përveshi mëngët në numërimin e votave…). Në atë garë, PD, LSI, PDIU etj përkrahën Bashën për kryebashkiak, ndërsa PS, PSD, etj. përkrahën Ramën.

·        Historikisht, në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, është regjistruar përqindja më e ulët e votave të pavlefshme (përjashtim bën vetëm viti 2019, kur opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale). Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, vetëm 2.2% e votave në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit dolën të pavlefshme (në rang republike, dolën 5.1% të pavlefshme).

·        Pavarsisht ndryshimeve e lëvizjeve demografike në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, nuk ka ndryshuar shumë numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet gjatë dekadës së fundit – rreth 253 mijë vota të vlefshme ishin më 2011; rreth 285 mijë ishin më 2021.

Duke mbajtur parasysh faktorët e mësipërm, vlen të analizojmë rezultatet e 25 prillit 2021 për 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit.

Si kudo në Shqipëri, PD-ja pati një rritje të ndjeshme të peshës elektorale në kryeqytet – mori 38.2% të votave, nga 28.2% që kishte marrë para 4 vjetësh. Por kjo rritje 10-pikëshe erdhi kryesisht në kurriz të LSI-së, së cilës iu përgjysmua pesha e saj elektorale (si dhe pjesërisht në sajë të PDIU-së, që u shkri me listat e PD-së kësaj here). Nga ana tjetër, PS-ja mori 49.2% të votave (nga 51.2% para 4 vjetësh), sepse në kurriz të saj u rrit aleatja e vogël PSD.

Sidoqoftë, nqs bëjmë një krahasim me zgjedhjet e 2011-ës, kur partitë politike ishin të rreshtuara në mbështetje të Ramës apo Bashës njësoj si sot, vëmë re se PS+PSD morën më 25 prill 51.7% të votave dhe PD+LSI 44.3% (partitë e vogla në mes morën 4%).

Vetëm në tre minibashki, PS+PSD nuk arritën ta kalojnë 50-përqindëshin e votave të vlefshme (në minibashkitë 8, 9 dhe 11), ndërkohë që rezultatin më të lartë e arritën në minibashkinë 1, me 55.5% të votave. Nga ana tjetër, PD+LSI arritën ta kalojnë 50-përqindëshin vetëm në minibashkinë 8, me 51.5% të votave.

E detajuar analiza e mësipërme është ilustruar në grafikun dhe tabelën e mëposhtme, të cilat duhen analizuar me vemndje nga kushdo që don të jetë kryetari apo kryetarja e PD-së më 13 qershor…

Grafiku 1

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për

Tabela 1. Peshat elektorale në 11 minibashkitë e kryeqytetit më 25 prill

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për

Të fundit