Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
28 nëntori 1944, Shqipëria, nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Nga Sali Berisha
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, por mbahet edhe si dita e çlirimit të Shqipërisë. Megjithëse edhe sot pasardhësit e diktatorit stalinist vazhdojnë të kremtojnë ditën e çlirimit sipas ritit enveristo-serb me datë 29 nëntor, pra me datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë festë me datën 28 nëntor. Rëndësia e këtij qendrimi qendron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë për ta njehsuar këtë festë jo me ditën e çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra ai falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që pas bashkimit te Shqiperise si Republike e 7-të me Federaten e Jugosllavisë të festonin edhe shqiptarët me 29 nëntor së bashku me republikat tjera, por natyrisht jo Jajcën se aty nuk kishin qenë, por çlirimin e vendit. Në këtë kuader diktatori doli me tezën se Pavarsinë e Shqipërisë e shpalli në Vlorë Ismail Bej Vlora për interesa të bejlerëve shqiptarë ndaj dhe ajo nuk vlente. Në fakt kjo tezë u perdor dhe më vonë deri në fillimin e viteve ‘60 por jo më për të lehtesuar bashkimin si republikë e 7-të me Jugosllavinë por për të spastruar historinë dhe për të mbetur pas Skenderbeut vetëm ai si protagonist kryesor i vetëm i saj.
Mirëpo mjerisht, ende sot e kësaj dite, ka shqipfolës që në shembullin e Edi Rames, argatit te Beogradit apo Pashiqit të Tiranës vazhdojnë të kenë si Meke Beogradin.
Në këtë shenim unë do ndalem në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nentori i vitit 1944 shënoi jo vetem çlirimin nga një pushtim i huaj por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një pushtim të brendshëm si kurrë ndonjeherë më parë. Kjo mbasi në fronin e pushtetit në Tiranë u ul një klikë shqiptaro-serbe me projekt kryesore zhdukjen e shtetit te pavarur të shqiptarëve.
Sot historianë dhe studjues vendas dhe të huaj me botimet e tyre serioze dhe të shumta të bazuara në mijëra dokumenta të arkivave të vendit, të atyre të aleatve të luftës dhe vendeve tjera kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave historike të pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet të rendesishme kanë shkrire si rrezet e diellit brymen, malin e lartë të falsifikimeve të histeriografisë hoxhiste. Prandaj sot bazuar ne te vertetat historike shkencore eshtë koha per reflektim te thelle nga çdo shqiptar kudo qe jeton per historine tone ne terësi si dhe ne rastin konkret edhe rreth kësaj kohe dhe datë në veçanti.
Studimet, botimet themelore te ketij çerek shekulli te bazuara ne mijëra dokumenta dhe raporte te kohes kane provuar ne menyre shterruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë per interesa te serbomadhisë dhe me dy qellime kryesore themeluan me të derguarit e tyre ne nentor te vitit 1941 në Tirane, Partinë Komuniste të Shqiperisë, si degë të partisë komuniste te Serbise të udhehequr nga Popoviç- Mugosha.
Qellimi i parë dhe me kryesorë ishte krijimi i Kalit të Trojes, pra i nje partie dhe levizje jugosllave ne Tirane te drejtuar dhe urdheruar dhe perdorur prej tyre kunder çeshtje shqiptare interesit kombear te shqiptarve.
Qellimi i dytë ishte që në zbatim të porosive te Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo force dhe kjo levizje shqiptaro e udhehequr nga serbet te mobilizonte shqiptaret ne lufte kunder pushtuesve.
Ne kete kontekst komunistet serbo-malazez shkruan programin e PKSH, pa ju referuar as dhe nje here te vetme Kosoves dhe çeshtjes shqiptare, vune ne krye te saja Miladim, Popoviçin dhe emruan rreth tij Enver Hoxhen dhe vasalet e tjere. Pra perfaqesuesit serbo-malazez te Partise Komuniste te Jugosllavise(PKJ) siç pohon dhe vetë Tito themeluan udhehoqen dhe urdheruan Partine Komuniste te Shqiperise(PKSH)dhe njesite e saja partizane gjate gjithe luftes si parti dhe levizje jugosllave dhe me konkretisht serbe.
Partia Komuniste e Jugosllavise( PKJ) me Kalin e saja te Trojes, PKSH, arriti me sukses te bllokojë bashkimin e shqiptarve në Shqiperi dhe trojet tjera pra bashkimin e mbarë kombit shqiptare ne luften kunder pushtuesve. Ata me ndihmen direkte te PKSH dhe Enver Hoxhes dhe shqiptarve me origjine nga Kosova si Fadil Hoxha etj qe u derguan aty me mision, arritën të vendosin Kosoven, organizaten e partise komuniste dhe njesite e saj guerile nën vartesinë e PKJ pavaresisht se tashme Mbreteria e sllaveve te jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin. Tito dhe PKJ nepermjet levizjes se tyre jugosllave qe themeluan ne Tirane realizuan sa me siper duke perjashtuar teresisht çeshtjen kombetare nga programi i PKSH.
Po ne kete kuader ata urdheruan vasalin e tyre Enver Hoxha për anullimin e menjehershëm të Marrveshjes së Mukjes, në të cilen u vendos qe shqiptaret ne vendet ku jetonin te krijonin nje front të perbashket lufte si dhe injoruan edhe Marrveshjen e Bujanit ne te ciles sanksionohej e drejta e shqiptarve ne Kosove per te percaktuar me vote pas çlirimit fatin e saj. Ata gjithashtu uredheruan dergimin e brigadave dhe divisioneve partizane te Shqiperise ne Kosove ne preteksitin e çlirimit nga gjermanet por ne fakt si pararoje e pushtimit te saja nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes te saj ne administrim ushtarak nga Tito.
Krahas ketyre, historianet dhe studiuesit kane faktuar me dokumenta te pakundershtueshme se: udheheqesit jugosllave dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 luften e shqiptarve kunder pushtuesve e degraduan ne nje lufte kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udheheqja tjeter e kesaj partie ne pleniumin e dyte te Beratit zbatoi gjate luftes nje vije politike terroriste, pra veproi si nje organizate terroriste duke kryer ne dhjetra e qindra raste akte te mirfillta terroriste.
Studimet e dekadave te fundit te bazuara ne dokumenta te panumerta kane provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre te tjere shqiptar ne krye te ushtrise partizane te Shqiperise kryen gjate luftes kunder pushtuesve genocid dhe krime te renda kunder njerzimit ndaj shqiptarve.
Kjo klike terroriste dhunoi në qindra e qindra raste konventat nderkombetare te Gjeneves, Hages per mbrojtjen e popullates civile, robërve të luftes, te semurëve dhe te plagosurve te luftes etj, etj.
E verteta te detyron prandaj sot esht ne interes te çdo shqiptari, te raportit te tij me te verteten historike te kombit te shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?
Ne perpjekjen per nje pergjigje objektive te kesaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe ketu nuk e kam fjalen per daten 28 apo 29 por per çlirimin si te tille është një medalje me dy faqe.
Në njërën anë, është e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam mbasi gjermanet në humbje e siper të luftes u terhoqen nga Shqiperia dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve fitimtar.
Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjate luftes mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë te historise. Nderimi per ata qe flijuan jeten per idealet e lirise do mbetet i perjeteshem. Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themele te lirise tone kombetare. Sikunder i tille do mbetet nderimi edhe per te gjitha ata qe luftuan kunder pushtuesve per lirine kombetare dhe nuk u suallëm gjate luftes si kaine ndaj vllezerve te tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kunder njerzimit. Ndersa keta te fundit per krimet e tyre kane perfunduar aty ku dhe e kane vendin si xhelatë te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historise.
Dua te shtoje ketu se keto te vërtetë historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze te luftes nga historianët hoxhistë, si: rritja banale me shume herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfyrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj. Keto te verteta per luften partizane nuk mund te mohohen sikunder nuk mund te mohohen genocidi dhe krimet kunder njerzimit qe Enver Hoxha dhe udheheqja komuniste-shqiptaro sllave me falangat e veta terroriste kreu sistematikish gjate luftes genocid dhe krime kunder njezimit, per te cilat meritojne çdo denim. Madje nuk mund te mohohen as dhe karakteri vëllavrasës dhe civil qe dominoi këtë lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij per qellime te pushtetit personal dhe i urdheruar nga padronet e tije serb i dhane asaj pas shkelmimit nga ai te Marrveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.
Ne iden e saja lufta kunder pushtuesve ishte nje lufte e drejte .
Aleatet anglo-amerikane kishin njohur, vlersuar, mbeshtetur, financuar dhe furnizuar me arme uniforma, ushqime, specialistë ushtrinë partizane. Qeveritë e tyre kishin pershendetur qe ne fillim luften e shqiptarve kunder pushtuesve. Ne menyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesitë me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftes ne Shqiperi dhe kjo jo per shkak te mbeshtetjes se tyre te gjere ne popullit i cili nuk pajtohej me pushtimin e huaj. Por duhet pranuar se mbeshtetja e aleatve per njesite partizane diktohej para se gjithash nga dobësitë e pamohueshme te nacionalistve shqiptar. Eshtë i drejte dhe plotesisht i justifikuar dhe mendoj une i detyrueshem denimi me ashpersi i të gjitha qendrimeve çnjerzore antikombetare i klikes serbo-shqiptare qe udhehoqi luften parizane. Por eshtë tejet i gabuar mohimi i luftes, i gjakut te derdhur dhe sakrifcave qe partizanet me ndihmen e aleatve bene per liri.
Nuk duhet te harrojme asnjeherë se renditja ne anen e drejte te Luftes se Dyte Botërore pati nje rendesi te vecantë per Shqiperine. Kjo jo vetem per dinjitetin kombetare te shqiptarve por edhe per faktin se megjithë mbeshtetjen qe aleatet i kishin dhene luftes se popullit shqiptar kunder pushtueseve, ata qe ne krye te heres mjerisht kishin lene te hapur dhe ketu me sa duket nën ndikimin e Greqise ceshtjen e percaktimit kufijve të Shqiperise. Sipas tyre kufijtë e Shqiperise do te caktoheshin pas luftes ne konferencen e Paqes. Ne kete kontekst duhet pranuar se megjithse luftoi ne anen e aleatve kombi shqiptar u trajtua de facto si i humbur dhe mbeti padrejtesisht i coptuar siç ishte para luftes dhe akoma me keq aleatet me kerkes te Greqise lane per shkak te luftes italo-greke te hapur mundesine e trajtimit te Shqiperise si pale e humbur. Ketu qendron me shume se ne çdo drejtim tjeter dhe rendesia e pamohueshme e renditjes se Shqiperise ne anen e aleatve. Mbasi renditja ne anen e kundert edhe mund te shoqerohej me ndeshkime te renda si pale e humbur.
Por nuk duhet mohuar se çeshtja e vendosjes se kufijve te Shqiperise ne Konferencen e Paqes mbartete ne vehete edhe mundesine e krekeses nga pala shqiptare te bashkimit te Kosoves dhe te trojeve tjera shqiptare me Shqiperine natyrisht kjo ne rastse shqiptaret do luftonin te bashkuar kunder pushtuesve nazifashist siç vendosen edhe me ndermjetesimin e aleatve britanik ne Mukje.
Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes së 28 nentorit 1944 pra datës se çlirimit eshtë se kjo datë në të vertetë nuk do të shenonte çlirimin e vërtetë të shqiptarve dhe Shqipërisë, ajo dite do sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tije me pushtimin e ri serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vetë ezkistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen si pushtimi i brendeshem i diktaturës komuniste 46 vjeçare më të egër, më moniste, më barbare që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Keshtu qe kjo dite e nentorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullise kombetare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis ne fakt eshte dita e vendosjes se nje pushtimi te zi dhe nje annus horribilis per shqiptaret.
Ketu me poshte do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllave pas 28 nentorit te vitit 1944 ne Shqiperi.
Zevendesimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën lanë Kosovën nen pushtimin serb kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombetar te aneksimit te Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste shqiptaro-serbe që u instalua në pushtet në Tiranë dhe ranë në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin serbo-jugosllav dhe pushtimin komunist.
At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan në kryevepren e tij “Rrno vetem me tregue” se: “me datën 29 nentor Shkrodra u gedhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partisan me flamurin jugosllav”. Pra ne qytetin e perjteshem te shqiptarve vaëlvitej flamuri i pushtuesve te rinj si deshmi tragjike e zevendesimit te pushtueseve. Flamuri i pushtuesit qe iku u zevendesua jo me flamurin kombetare por me flamurin e pushtuesit te ri. Keshtu, me 28 nentor te vitit 1944 shqiptaret, festuan çlirimin, lirinë të mashtruar si kurrë me pare ne historine e tyre dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pikrisht kete date ata hyne ne nje pushtim te ri. Me saktë ata brohoritën atë ditë nje klikë shqiptaro-jugosllave me ne krye Enver Hoxhen qe u instalua ne pushtet me projektin makaber te asgjesimit te lirisë se tyre kombetare, pavaresise së Shqiperise dhe aneksimin e saj si republike e 7-të ne federaten e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet armiqtë shekullor te kombit shqiptar.
Pas kesaj dite pra 28 nentorit 1944 instalimit ne Tirane te klikes shqiptaro-serbe të Enver Hoxhes, vendosjes se veriut te Shqiperise dhe me pas edhe Kosoves nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra e mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por ne njefarë menyre dhe ne veriun e Shqiperise dhe manu militari do te zhduknin çdo pengesë në rrugën e aneksimit të plotë të Kosoves si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe asgjësimit te pavarësisë se Shqiperise dhe bashkimin e e kesaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.
Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit te Kalit te Trojes serb ne Tirane, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartesi te PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të ketyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Adriatik, Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Fedeates se Jugosllavise. Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, sipas Milovan Gjilas i kishte porositur qe te "gllabronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare perfaqesuesit e Kosoves dhe ne kundershtim me ate qe kishte premtuar, Kosoven e la si krahine te Serbise. Ne kete konference Tito shpalli ne leter Republiken Federative te Jugosllaves dhe njësitë apo republiklat e saja. Ai ne kete dokument kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetkuptuar, para së gjithash, atë.
Keshtu qe pas dates 28 nentor 1944 jo rastesisht por ne funksion te zbatimt te projektit te aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos , në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtesi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqerise shqiptare ishte misioni i tyre me kryesor. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit te tyre famezi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njelloj si ne Kosove,i pavarur dhe me autoritet të plotë mbi qytetarët shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente e paketonte për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky sherbim i konsideronte anti-jugosllavë. Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshem e firmosi vetë Marshalli Tito.
Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive.
Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”.
Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suiten e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e e saj , ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.
Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm te PKSH Marshallin Tito, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si Republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sygjeruar ..... një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sygjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë” dhe lidhur me kete çeshtje Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.
Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.
Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tani Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.
Keto te dhena deshmojne ne menyre te pakundershtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare ne tersi qe nga Enver Hoxha deri tek neobllokmenet e sotem e Edvin Kristaq Rama mbajnë per arsye te mirëfillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojne gjithnjë më shume se çdo feste tjeter eshtë njekohesisht per kombin shqiptar nje dite me hipoteke te zeze, madje me te zezen ne kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dite shenon largimin, terheqjen e gjermanit te fundit nga Shqipria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptarve nga serbet armiqtë e tyre shekullor. Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin perballur me dhjetra e qindra here. Nga mesi i viteve 1800 e ketej serbet i kishin fituar ne tersi te gjitha luftrat kunder shqiptarve, kishin dale ne Durres dhe pushtuar shumicen e teritoreve te tyre, kishin kryer genocide dhe masakrat me te tmerreshme ndaj tyre. Por ne te gjitha keto luftra serbet kishin patur ndihmen politike, ushtarake, financiare te perandorive me te medha te kohes perveç Austro-Hungarise. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nentorit te vitit 1944 serbet e arriten jo me mbeshtetjen dhe nderhyrjen direkte ne anen e tyre te Fuqive të Medha, por e realizuan nepermjet shqiptarve, levizjes jugosllave qe themeluan dhe udhehoqen ne Shqiperi dhe Kosove me Enver Hoxhen dhe veglat e tyre. Tragjike eshtë se sot pas 80 vitesh e majta shqiptare në Shqiperi me ne krye argatin e beogradit Edi Ramen megjithëse ish-pushtuesit e asaj kohe jane miqtë dhe partneret tane strategjik mbane si kryefeste te saja diten e largimit te gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe diten pare te pushtimit serb dhe kjo vetem si trashëgimi te eterve barbare, e tradhtarë. Edvin Kristaq Rama pas 8 dekadash deklaron para shqiptarve se ai ka mik dhe është krenar me miqesine me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç ish-Geobelsi i Millosheviçit i cili gjate vizites se tij te fundit ne Veriun e Kosoves do te betohej se Serbia do te behet me e madhe, vetëkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore tjera te Kosoves.
Ne menyre te perseritur ky serbomadh do te deklaronte se qellimi i udheheqjes shqiptare ne Kosove eshte: ‘shkatërrimi i shtetit tone’ dmth i kerkon të mbajë shtetin e Serbise ne republiken e pavarur te Kosoves.
Pas dy dekadave te çlirimit te Kosoves argati i Beogradit ne Tirane apo Pashiqi i Tiranes njelloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil, Hoxhët mban në duar dhe tund flamurin e zi te Serbise së Madhe. Ne projektin e ndarjes dhe coptimit te Kosoves, Edvin Kristaq Rama ne akt tradhtie te hapur kombetare lidhi Shqiperine ne Aleance Trilaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe vendosi Kosoven ne daren e klikave armiqesore serbo-shqiptaro-maqedonose ne nismen Ballkani i Hapur me te cilen se bashku me patronin e tij iu kundervune haptas nismes se BE, Procesit Berlinit.
Pas agresionit barbar te Rusise se Vladimir Putinit ndaj Ukraines dhe vendosjes te sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe NATO ndaj Rusisë Putini i vogel i Ballkanit Aleksander Vuçiç refuzoi zbatimin e ketyre sanksioneve. Edi Rama si vasal i Vuçiçit kalonte nga samiti në samit duke bere haptas thirrje qe te mos i kerkohet Serbise te zbatojë sanksionet dhe mbrojtur direkt padronin e tij dhe shndërrimin e Serbise ne nje prapavijë të fuqishme të Rusise de facto me shume se kurrë ne nje Rusi te vogel ne Ballkan. Nderkoh ky armik i eger i kombit shqiptar do te ishte i pari ne Europe qe ne nje akt te turpshem dhe armiqesore vendosi sanksione ndaj Kosoves
Perveç ketyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton ne Shqiperi politiken e Vaso Çubrilloviçit, shpopullimit dhe shkombetarizimit kombetar. Me dhunen terrorin, vjedhjen e votes, grabitjen e miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasurite publike te shqiptarve me keq se sa çdo pushtues tjeter ne tere historine e tij ai shndërroi Shqiperinë ne vendin ku krimi ahndërrohet ne vote dhe vota shndërrohet në krim dhe shqiptaret ne popullin e gomoneve e te braktisjes te vendit te tyre. Me armen e varferisë dhe vrasjen e shpreses në 10 vite vetem në hapsiren e Shengenit emigruan 1.1 milionë shqiptarë apo 38% të popullates dmth me shume se çdo lufte civile ndonjë komb tjeter.
Ramaduro siç e quajne sot mediat amerikane ka perqendruar te gjitha pushtetet ne duart e tij, ka krijuar narko-shtetin e pare dhe te vetem ne Europe te bazuar ne krimin, drogen, vjedhjen e shqiptarve. Ndaj sot per çdo shqiptar thirrja eshte per betejë pa kthim per te permbysur regjimin e tij.
Ps. ky artikull ribotohet çdo vit këtë datë, por me ndryshime për shkak te aktualitetit.
Shtoj gjithashtu se ne këtë shkrim une u ndala vetëm në njerin aspekt tragjik që mbart në vete ajo që festohet si dite çlirimi dhe jo në aspektin e saj me katastrofal si dite e pare e vendosjes se diktatures me barabare te te gjitha kohërave ne Shqiperi, diktaturës hoxhiste.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38