Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A e respektojnë Shqipëria dhe Kosova njëra tjetrën?
Nje refleksion nga vizita e Presidentit në Kosovë
nga ALBERT RAKIPI
Ndonëse nuk ishte e pritshme, edhe vizita shtetërore e presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës u shoqërua me përplasje, sidoqë të sofistikuara dhe të “fshehura” pas një gjuhe diplomatike. I ftuar nga presidentja e Kosovës kreu i ri i shtetit, krahas takimeve me homologen e vet, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit të Kosovës u takua edhe me udhëheqësit e partive politike, përfshirë ato të minoriteteve, një praktikë jo e panjohur në marrëdhënjet ndërkombëtare, dhe në mënyrën se si diplomacia zhvillohet në kohën e sotme.
Mirëpo njëra prej partive, në fakt një nga partitë më të rëndësishme të Kosovës, Lidhja Demoratike e Kosovës me të cilën lidhet themeli, tradita liberale demokratike dhe pluraliste e Kosovës, si dhe udheheqësi legjendar i saj, Ibrahim Rugova, nuk pranoi të takohej me kryetarin e shtetit të Shqipërisë në selinë e parlamentit, por kërkoi që ky takim të zhvillohej në selinë e partisë. Një zëdhënëse e LDK-së, me një gjuhë të zgjedhur diplomatike, njoftoi se ky ishte një shans i humbur për t’u takuar me presidentin e ri të Shqipërisë, të cilin e mirëprisnin në selinë e partisë së tyre.
Ky “incident “si dhe qëndrimi thuajse neutral i presidentit ndaj një çështjeje kontraverse, siç është iniciativa e Ballkanit të Hapur, ku Serbia por edhe Shqipëria janë flamurtare, ndërsa Kosova (përfshirë Mali i Zi dhe Bosnja) nuk ka pranuar t’i bashkohet, u dhanë një mundësi të re për t’u shprehur kritikëve në Shqipëri, por edhe në Kosovë, qofshin këta politikanë, analistë apo gazetarë.
Vizita e parë e kryetarit të ri të shtetit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe polemikat apo kritikat që shoqëruan aspektet formale, protokollare, por edhe të substancës së kësaj vizite, është një rast i mirë për të vrojtuar; së pari, natyrën dhe klimën e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe `Kosovës dhe, së dyti, rëndësinë e diplomacisë dhe të aspekteve formale të protokollit, i cili sipas një tradite, të paktën 600 vjeçare të diplomacisë moderne, përbën ligjet dhe procedurat në të cilat zhvillohet diplomacia; ligje dhe rregulla që kanë të bëjnë me thelbin e diplomacisë dhe nuk janë thjesht aspekte formale. Në rastin e shteteve relativisht të reja, siç është rasti i Shqipërisë apo shumë të reja, siç është rasti i Kosovës, aspektet, në dukje formale, të protokolleve të diplomacisë janë të lidhura me procesin e shtet - ndërtimit (state building)
Artikulli i mëposhtem tenton të analizojë nga këto dy këndvështrime problematikat që u shfaqën dhe u komentuan nga vizita e presidentit Begaj në Kosovë.
Tashmë është një sekret publik se në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës ekzistojnë mosmarrëveshje për çështje që ngërthejnë, pikë së pari, çështje të rëndësishme politike por edhe ekonomike, siç janë, për shembull, “luftrat ekonomike” për patatet, apo produkte të tjera në kufi. Këto mosmarëveshje që herë - herë çojnë në tensione, nëse nuk dëmtojnë të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, dhe nëse nuk mund të çojnë në përplasje, mund të ruajnë një status quo që gjithsesi është e dëmshme dhe përmban rreziqe.
Nuk është vetëm iniciativa Ballkani i Hapur, që aktualisht ndan Shqipërinë dhe Kosovën. Qeveria aktuale në Republikën e Kosovës, por edhe qeveritë e mëparshme, kanë shprehur rezerva të thella për politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Serbisë dhe, në mënyrë të veçantë, për rolin ndërmjetësues që Tirana ka pretenduar midis Serbisë dhe Kosovës; apo çështjen e pajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Kosova nuk dëshiron një rol ndërmjetësues të Shqipërisë në marrëdhëniet e veta me Serbinë, por dëshiron SHBA-në dhe BE-në si ndërmjetësues. Po kështu, Kosova nuk e sheh pajtimin midis shqiptarëve dhe sërbëve në Ballkan si një çështje midis Shqipërisë dhe Serbisë, por “çështja e pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana” (shiko “Ëhy Albanian Foreign Policy toëards Serbia should change“ Tirana Observatory ëëë.tiranaobservatory.com).
Sado paradoksale të tingëllojë, është e vërtetë të thuhet se, aktualisht Shqipëria, që historikisht nuk e ka luajtur rolin e shtetit amë ndaj Kosovës, përpiqet ta bëjë këtë rol tani që Kosova është një shtet i pavarur. Madje, në disa raste, duke e neglizhuar këtë fakt dhe realitet në atë masë, saqë e shikon Kosovën si krahinën e saj autonome. (Shiko “Ëhy Albania sees Kosovo as an autonomus Province of hers” Tirana Times ëëë.tiranatimes.com)
Në një kontekst dhe në një klimë të tillë, në të cilën po zhvillohen marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, që nga pavarësia e saj, më 2008, ndodhi vizita e presidentit të ri të Shqipërisë. Në vizitën e parë jashtë shtetit, në një vizitë shtetërore, kreu i ri i shtetit ka zgjedhur Kosovën. Është një vendim i duhur, që përmban një mesazh të qartë politik, rëndësinë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë si dy shtete të pavarura. Ishte një vendim dhe lëvizje diplomatike e rëndësishme, por gjithsesi simbolike.
Eshtë simbolikë edhe për një fakt tjetër: Pa përjashtuar e zvogëluar rolin që presidenti ka në formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, në një vend si Shqipëria, pra në një republikë parlamentare, domenin e politikës së jashtme e ka kryeministri dhe qeveria që ai drejton. Parlamenti ka rol tjetër, presidenca gjithashtu por, në fund të fundit, është qeveria që ka marrë mandatin të qeverisë, përveç politikave të brëndshme edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Të gjitha institucionet dhe udheheqësit politikë në Kosovë, duke u nisur nga presidentja Osmani, duket qartë që e mbanin parasysh këtë fakt dhe gjithkush tregoi vetpërmbajtje për të mos bërë objekt të bisedimeve me presidentin e Shqipërisë çështje kontraverse që i ndajnë dhe nuk i bashkojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk ka dyshim që në takimet tête-à-tête këto çështje janë diskutuar dhe kanë patur dhe do të kenë vëmëndjen e Presidentit Begaj.
Një vëmendje të veçantë duhet të marrë propozimi publik i Presidentes së Kosovës Osmani, që të dy shtetet të nënshkruajnë një traktat në fushën e mbrojtjes. Megjithëse midis të dy shteteve ekzistojnë më shumë se njëqind marrëveshje, një deklaratë për partneritet strategjik, si dhe një marrëveshje kuadër, i pretenduar si një traktat miqësie, midis të dy vendeve ende nuk ka një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi si një instrument klasik, i njohur në diplomacinë, marrdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti i Shqipërisë në vizitën e parë në Kosovë u përpoq të jepte edhe një mesazh tjetër, atë të bashkimit të partive politike, kur është fjala për politikën e jashtme të Kosovës dhe, në mënyrë të veçantë, kur është fjala për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë. Presidenti i ftoi të gjithë udhëheqësit e partive politike në një takim të përbashkët në parlament por, siç e pamë, kjo nuk ndodhi. Ishte sërish një përpjekje për një mesazh politik, që kreu i ri i shtetit shqiptar u përpoq të jepte për partitë politike në Kosovë. Por nuk funksionoi. Presidenti i takoi kryetarët e partive politike në takime të veçanta. Shqipëria, në fakt, nuk ka çfarë t’i mësojë Kosovës në këtë aspekt, nëse mbajmë parasysh faktin se gjatë tri dekadave qysh nga rënia e komunizmit, partitë politike në Shqipëri vijojnë të jenë të përfshira në një koflikt politik që ka rrënuar dhe vijon të rrënojë të ardhmen, stabilitetin, dhe zhvillimin e vendit. Por ky model politik i Tiranës, sado dëshpërues, nuk mund ta pengojë kryetarin e shtetit të inkurajojë dhe të punojë për një rol pajtues, së pari në Shqipëri, por edhe në një vizitë shtetërore, siç është rasti i Kosovës, që është një shtet i pavarur, por është edhe gjysma e kombit.
Ndërsa gjithshka shkoi mirë, ndodhi “incidenti”me LDK-në, e cila kërkoi që takimi të mbahej në selinë e vet dhe jo në parlament. Nga të “dy palët” vendi i takimit nuk është thjesht një aspekt formal i protokollit, por ka një simbolikë përmbajtësore politike. Ndërsa është normale që, në një vizitë shtetërore, kreu i shtetit i fton partitë në parlament, sepse ka të bëjë me shtetin, respektimin e institucioneve, Presidenti i Shqipërisë mund të shkojë edhe për një vizitë informale në Prishtinë dhe, në këtë rast, mund të shkojë në selinë e LDK-së, apo në selitë e tjera, ashtu siç mund të shkojë edhe për një fundjavë dhe të drekojë me udhëheqësit politikë, apo me miqtë e tij. Por në një vizitë shtetërore protokollet kanë simbolikën e tyre që lidhet me shtetin, respektimin e institucioneve dhe të hierarkisë.
Nga ana tjetër, kërkesa e LDK-së që kreu i shtetit të Shqipërisë të takohej me kryetarin e kësaj partie, vetëm në selinë e saj, është përpjekje për të demonstruar pushtet dhe është në logjikën e luftës për pushtet brenda Kosovës (is about poëer and poëer struggle). Por kryetari i shtetit është larg betejës për pushtet në Shqipëri së pari, dhe do të ishte absurde te mendohej kjo në shtetë te tjera, qoftë edhe në Kosovë.
Ky “incident”, për aq sa mund të quhet i tillë, është një shembull më shumë se në marrëdhëniet midis dy shteteve, herë - herë, mungon respekti për njëri tjetrin. Më shumë vihet re në sjelljen e udhëheqësve të Shqipërisë ndaj Kosovës por, një tendencë e tillë, sado e vogël, nuk mungon edhe në sjelljen e Kosovës ndaj Shqipërisë. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, përfshirë autorin e këtyre rradhëve, e kanë venë re këtë sjellje, sidomos në anën e Tiranës, por nuk do të ishte e drejtë të thuhej se kjo mungon në Kosovë.
Nga një rrafsh filozofik/teorik por edhe praktik, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës janë marrëdhënie në tranzicion. Nga një marrëdhënie e dominuar nga narrativa nacionaliste, populiste, folklorike, patriotike, që ka egzistuar deri në çlirimin dhe njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, duhet të shkohet drejt një marrëdhënieje midis dy shteteve të pavarura dhe të barabarta. Vërtet janë dy shtete vellëzer, sepse i përkasin të njëjtit komb, por pa respektuar njëri - tjetrin, jo vetëm nuk mund të ndërtohet e ardhmja dhe bashkëpunimi, por përplasjet dhe mosmarrëveshjet do të jenë të pashmangshme. Është krejtësisht si midis dy vellezërve, apo dy motrave. Është e pamundur të pretendohet se dy vellezër, apo motra e duan njëri- tjetrin, nëse nuk e respektojnë njëri- tjetrin.
Por dy shtete janë shumë më shumë se dy vellezër. Dy shtete, dy shoqëri, dy popuj, ndonëse i përkasin të njëjtit komb, nuk mund ta duan njëri - tjetrin dhe të bëjnë përpara, të zhvillohen, nëse nuk respektohen reciprokisht, duke u mbështetur në dokumenta, kushtetuta, marrëveshje, protokolle, rregulla dhe ligje. Dhe e fundit, por jo e fundit për nga rëndësia, marrëdhëniet shtetërore bazohen dhe zhvillohen mbi bazën e interesave. Zbulimi dhe zhvillimi i interesave të përbashkëta është i një rëndësie të veçantë strategjike por, gjithashtu, konkurenca, gara, është e shëndëtshme dhe e domodoshme në marrëdhëniet midis dy shteteve, përfshirë edhe shtetet që i përkasin të njëjtit komb. Sidomos.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38