Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ermal Mulsomani
/ Gazeta Express
Gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve në Shqipëri, ligjërimi publik pothuaj është njësuar me atë politik.
Veprimet konsiderohen të mira apo të këqija në varësi se kush i bën ato dhe jo se sa ato janë të vlefshme apo dëmshme për shoqërinë. Nuk ka pikë zemërimi apo indinjate për një veprim dukshëm korruptiv, të paligjshëm apo të pamoralshëm nëse ai veprim është kryer nga “pala jonë”. Përkundrazi, çdo veprim të parëndësishëm të kundërshtarit janë të aftë ta zmadhojnë, ta shumëfishojnë, ta barazojnë e t’ia tejkalojnë veprimit më brutal të palës tjetër.
Militantët armatosen nga depoja e ideologëve të Partisë e të nxjerrin sytë në komente sapo ti përmend se “aksh” veprim i udhëheqësit ishte skandaloz, i papranueshëm, arrogant apo qoftë edhe me terma elegant si “i qortueshëm”.
Shikoj me vëmendje mediat afër pushtetit. Të gjitha janë të zëna me Ilir Metën dhe “skandalin e pashaportave”.
Përpara se të fillonte ky i ashtuquajtur “skandal”, të njëjtat media po merreshin me dekoratat e Presidentit, kompetenca më e parëndësishme dhe qokatare e një institucioni shtetëror. “Po i përdor për vota” – e akuzonin.
Po mirë, ta supozojmë se edhe ndonjë qëllim të tillë me efekt të parëndësishëm mund t’a kishte. A nuk e përdor Kryeministri çdo dalje publike ku lajmëron ulje taksash vetëm 100 ditë para zgjedhjeve për efekt elektoral? Mirëpo kjo është një e drejtë kushtetuese e qeverisë, është atribut ekskluziv i saj. Siç është dhënia e dekoratave një kompetencë e Presidentit…
Nëse në gjithë piramidën shtetërore të Shqipërisë, pothuaj gjithë mediat kryesore, zgjedhin të merren me të vetmin segment që nuk është nën sqetullën e Kryeministrit! Ky fakt është njëqint herë më i rëndë sesa dekoratat e Presidentit! Çfarë tregon kjo? Kjo tregon kapjen totale mediatike nga pushteti dhe manipulimin e opinionit publik.
Tani të vijmë te skandali i pashaportave.
Një investigim i publikuar në media ka treguar që Ilir Meta ka dhënë 419 pashaporta shqiptare, për shtetas të huaj, si raste përjashtimore. Ky numër është shumë më i lartë sesa i të dy Presidentëve paraardhës, Nishani dhe Topi (të dy bashkë 76) mirëpo askund nuk ka një ligj që kufizon numrin e këtyre rasteve. Kjo shihet si premisë për korrupsion nisur edhe nga një ankesë e Komisionit Evropian për një verifikim më të rreptë të këtyre rasteve. Ministria e Brendshme miraton një ligj të ri që ia heq këtë kompetencë Presidentit dhe futet në fuqinë Tetor 2020.
Kaq është investigimi. Nuk përmendet se cilin nen të ligjit ka shkelur Meta dhe ku e ka tejkaluar kompetencën ligjore. Ndër të gjitha ato raste, veçohet ai i futbollistit të Tiranës Cobina, miratimi i pashaportës të të cilit qenka bërë në një kohë rekord, vetëm 8 orë!
Shumë mirë që është bërë ky investigim. Mundet Ilir Meta të ketë tejkaluar kompetencat dhe duhet të japë llogari përpara organeve kushtetuese.
Por, a është ky “skandal” i Ilir Metës më i rëndë se atat të Piramidës Shtetërore të sqetullës së Edi Ramës? A e barazon ky “skandal”, fjala vjen skandalin e inceneratorëve? Po “marihuanizimin” e Shqipërisë, mbushjen e parlamentit me kriminelë? Po skandalin financiar Beccheti me 110 milionë euro? Po skandalin e rrugës Tiranë-Durrës me 45 milionë Euro? Po skandalin e check-upit ku buxheti i shtetit paguan për shërbime të pakryera dhjetëra milionë Euro dhe më vonë detyron punonjësit të bëjnë check-up për të ulur shifrën e humbjeve? Po skandalin e sterilizimit që e denoncoi publikisht dhe nuk mori asnjë përgjigje mjeku urolog Artan Koni? Për të mos shkuar më larg, a është skandal arratisja e shefes së kabinetit të OSHE-së që po vidhte “nën hundën” e shefit të saj, Ardian Çela?
Në një shoqëri normale, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në fokus duhej të ishin arritjet, mosarritjet dhe abuzimet e pushtetarëve, bilanci mes tyre. Mirëpo ajo që ndodh është tjetër. Në fokus është një kompetencë kushtetuese e të vetmit institucion kushtetues që nuk është në vathën e Edi Ramës.
E vërteta është që mëkatet më të mëdha të Ilir Metës datojnë përpara 01 Prillit 2013, ditës kur Edi Rama e rehabilitoi publikisht pasi i ishte lutur me muaj të tërë për bashkuar forcat. Siç ndodh rëndom, kauza e pushtetit i bëri zero mëkatet e deriatëhershme, sharjet dhe fyerjet që nuk do i duronin as qëniet më inferiore u gëlltitën si të paqena. Përkrahësit e Edi Ramës, atëherë i harruan fjalët e tyre për Metën vetëm pak muaj të shkuara dhe u fokusuan në të tjera çështje që ua kërkonte kauza. E nëse dikush kritikonte aleancën I vërsuleshin me akuzën “Nuk është ky problemi, kjo është zgjidhja”. Nuk do habitesha që këtë qëndrim, të njëjtit njerëz ta adaptonin përsëri 6 muaj më vonë . Në emër të kauzës së propagandës eleminohen fakte të përbindshme, shkruan Orwell. Njerëz dhe çështje të glorifikuara 6 muaj të shkuara mund të kthehen në plehra, hajdutë, skema korrupsioni që duhen ndëshkuar. Kjo në varësi të oreksit
Kërkimi i gjilpërës në kashtë tregon më shumë për pushtetin sesa Ilir Metën. Tregon për hallin e madh që i ka kapur me inceneratorët, koncensionet e shëndetësisë, humbjete e tmerrshme financiare nga Arbitrazhi Ndërkombëtar dhe skandalet e pandalshme të zyrtarëve të saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38