Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e ministreve Kushi dhe Muzhaqi: propagandë pa perspektivë e Arsimit dhe Rinisë
nga Elior Vila*
Para disa ditësh Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët paraqitën analizën vjetore për vitin 2022: baza e suksesit të pretenduar ishin retorikat e ministreve përkatëse dhe disa grafikë të prezantuar për publikun. Çka i mungoi kësaj analize ishte një raport publik i hollësishëm që do të përbënte burimin zyrtar të verifikimit të të gjitha veprimtarive dhe objektivave të realizuara në vitin që lamë pas.
Një lajm i keq që u anashkalua nga ministrja e MASH, ishte edhe mbyllja përfundimtare në vitin 2022 e Fondit të Ekselencës të krijuar në vitin 2007 nga qeveria Berisha. Ai fond u krijua si një mbështetje konkrete për ekselencën shqiptare, por edhe si vlerësim për më të mirët të cilët do të ishin të gatshëm të kontribuonin në fushat me të rëndësishme. Tashme e tutje buxheti i atij fondi sipas MAS do ti kalojë ekselencës së brendshme me premtimin që cilësia e universiteteve në Shqipëri nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ajo e universiteteve me të mira në botë.
Inkurajimi pa ndërprerje i studimit të më të mirëve në universitetet shqiptare dhe mbështetjen pa kusht ndaj tyre, dy=uhet të jetë politikë thelbësore, krejt e kundërat e propagandës qeveritare me cilësinë në gojë, që çoi në boshatisjen graduale të universiteteve. Justifikimi për mbylljen e Fondit të Ekselencës tregon që të rinjtë dhe të diplomuarit në universitetet elitare në botë nuk i shohin ambientin dhe kushtet në Shqipëri si mundësi kthimi dhe kontributi për shkak të humbjes së besimit në institucionet shtetërore dhe klimës së korrupsionit. Këtë e tregoi më së miri edhe shmangja e përgjigjes ndaj pyetjes që ju drejtua ministres së SHRF në lidhje me numrin e të rinjve që janë kthyer në Shqipëri për tju bashkuar programeve që pretendohet se janë hapur për ta.
Qeveria shqiptare nuk ka momentalisht asnjë plan apo iniciative për të inkurajuar kthimin e të rinjve dhe të diplomuarve jashtë shtetit. Përkundrazi, ajo qe po shohim çdo dite është një rrjedhje e frikshme e trurit dhe largim në masë i rinisë.
Partia demokratike është e angazhuar maksimalisht për të krijuar programe dhe iniciativa në mbështetje të ekselentëve dhe rinise duke premtuar se ata do të kenë një vend të veçantë në mjaft procese zhvilluese dhe vendimmarrëse në të mirë të progresit të vendit dhe shoqërisë. Thithja e trurit do te bazohet në politika efikase të cilat do të gërshetojnë përshtatjen e anës ligjore me atë financiare duke nxitur dhe motivuar kthimin e më të mirëve.
Analiza e MAS dhe MSHRF u fokusua në një mase të madhe në zhvillimin teknologjik me ane të ndërtimit të laboratorëve të IT dhe programeve te kodimit për të rinjtë. Kjo pjese e analizës u duk se u zhvillua më tepër në botën virtuale sesa reale. U përmendën shifra laboratorësh të ndërtuar në 34 qytete pa dhënë hollësi se ku, 200 për tu ndërtuar në vitin 2023 apo 884 për tu ndërtuar në total në bashkëpunim edhe me fondacione të ndryshme. U përmendën po ashtu rroga në nivel evropian për ata që diplomoheshin në fushat e IT, por nuk u tha asnjë fjalë për rrogat e mësueseve të IT të cilat sikurse rrogat e çdo mësuesi të Matematikës, Fizikës, Gjuhës, Letërsisë Historisë etj. janë ndër me të ulëtat në rajon. Politikat e dështuara arsimore kanë bërë që programet e mësuesisë të braktisen në mase nga të rinjtë në një treg pune agresiv ku profesioni i IT është ndër më të paguarit. Rrjedhimisht mungesa e mësuesve të IT do të bëjë që zbatimi i programeve në këtë fushë të ngelet vetëm në letër dhe do të jetë po aq surrealist sa ndërtimi i atyre qindra laboratorëve imagjinarë.
Madje edhe joshja me ane të bursave për të studiuar në programet e studimit prioritare nuk pati efekt për aq kohë sa mësuesit do të jenë të keqpaguar me trajtim aspak dinjitoz.
Ndërkohë MAS për të justifikuar braktisjen në masë të programeve të studimit i vë fajin numrit të madh të programeve që ofrojnë universitetet duke gjetur çelësin e zgjidhjes së problemit te profilizimi i universiteteve rajonale dhe duke centralizuar mjaft programe studimi në universitetet në Tiranë. Kjo gjë jo vetëm që nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje por do të thelloje krizën e universiteteve rajonale, pasi mbyllja e programeve të studimit “jashtë profilit” jo vetëm do të sillte tkurrjen e mëtejshme të numrit të studentëve, por do të vinte në pikëpyetje se çdo të behej me stafin akademik apo infrastrukturën për të cilat janë investuar prej dekadash. Do të ishte qesharake të mendohej se nevojat për profesionistë të diplomuar në fusha jashtë “profilit rajonal” do të plotësoheshin vetëm nga të diplomuarit e universiteteve të Tiranës. Praktika e profilizimit për vende të vogla si Shqipëria do të thotë firmosje e dhënies fund të ekzistencës së universiteteve të cilët kanë historinë, kontributin dhe vlerën e tyre në arsimin shqiptar.
Analiza e MAS dhe MSHRF i ngjan një panorame verbuese në dritën e diellit por të trishtuar në realitet ku problematikat e arsimit të evidentuara në vite vetëm thellohen falë edhe fenomenit të shpopullimit që duhet ndalur me çdo kusht.
*Drejtuesi i Departamentit të Brain gain dhe Ekselencës (rrjeti kombëtar) në Partinë Demokratike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38