Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
ANALIZA/ Pse veto-ja bullgare ishte pretekst dhe pse tani do të na hapen negociatat
Ilir Aliaj*
Ndjekja nga afer e proceseve integruese te Shqiperise, na ka mesuar qe shpesh te gjendemi perballe fakteve sa kokëforta aq dhe të rendesishme për të kuptuar në të vërtetë gjendjen ku jemi.
Në vjeshtën e vitit 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe gjasat ishin të mira që me pak punë vendit mund t’i hapeshin negociatat dhe kështu të niste rrugën e tij treni më i rëndësishëm i procesit të integrimit. Më i rëndësishmi, pasi hapja e negociatave, është një proces i lodhshëm, por njëkohësisht fitimprurës për vendin si në aspektin ekonomik-financiar, por edhe në aspektin e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit shumë cilësor të legjislacionit. Me pak fjalë, Shqipëri do të ishte e gatshme të bashkohej me familjen europiane, si në aspektin e cilësisë së legjislacionit, kapaciteteve njerëzore, por edhe nga pikëpamja ekonomiko-financiare.
Po pse ndodhen vonesat dhe pse vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është një pretekst, pasi ne nuk i kemi përmbushur kërkesat e të BE-së. Për të sqaruar më mirë ketë pyetje, duhet t’i kthehem historisë së shkurtër të këtyre viteve. Mbas lajmit të gëzueshëm të vjeshtës së 2014, Brukseli shtroi si kërkesë kryesore luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në pikëpamjen europiane do të realizohej nëpërmjet reformës në drejtësi. Mbas shumë përpjekjeve, negociatave, presioneve më në fund në korrikun e 2016 Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota. Në fakt për cdo njëri vjeshta e këtij viti do të ishte momenti më i përshtatshëm për të hapur negociatat, por në skenë doli Hollanda dhe Danimarka, të cila si vende anëtare kanë të drejtën e vetos në këtë proces. Këto dy vende, dolën kundra hapjes së negociatave, pasi ata e cilësonin luftën që ben qeveria ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si shumë të vakët. Viti pas ardhës 2017 përsëri kemi të njëjtin pozicion nga Hollanda, që në fakt kërkonte edhe ritme më te shpejta të zbatimit të reformës në drejtësi. Ky vit përkonte dhe me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhje edhe pse kishte përmirësime, raporti i OSBE-ODHIR, i cilësonte me përparim të kufizuar dhe me problematika në shit-blerjen e votave, ndikim të qeverisë në fushatën zgjedhore, etj. Nuk zgjati shumë dhe në skenë doli përgjimi i famshëm i gazetës gjermane “Bild’, që faktonte me detaje raportin e OSBE-ODHIR. Pra edhe në 2018, nuk mund të na hapeshin negociatat, pasi ngelnim në klasë në elementin bazë të kërkesave europiane, zgjedhjet e rregullta dhe të ndershme.
Vjeshta e një viti më vonë, 2019, nxorri në skenë kërkesën e franceze për ndryshim të metodologjisë së zgjerimit. Në thelb ajo cfarë propozonin francezët ishte që në rast se një vend që është në procesin e negociatave nuk performon në bazë të kritereve dhe vlerave europiane, atehere ato do të ndalonin. Meraku francez ishte kryesisht tek zgjedhjet dhe shteti i së drejtës.
Tashmë pas miratimit të propozimit francez, gjerat dukeshin se po shkonin në rrugën e duhur, Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut do të përfitonin nga hapja e negociatave në vitin 2020. Duhet thene se dy vendet nuk janë parë asnjehere të ndara në Bruksel prandaj dhe fati i tyre është i pandarë. Në skenë del Bullgaria, e cila vendos kushte ndaj Maqedonisë së Veriut që lidhen me historinë dhe identitetin kombëtar. Duhet të theksojmë që qeveria bullgare e Boyko Borisov, miraton edhe një ligj në parlament ku vendosen kushtet për Maqedoninë e Veriut. Vetoja bullgare vazhdon dhe përgjatë 2021 dhe 2022, por pyetja kryesore është se pse Bullgaria përdor metodologjinë e re franceze dhe në këtë mënyre hap negociatat për dy vendet dhe ruan edhe interesat e saja kombëtare? A mundet Franca, Gjermania apo edhe ndonje vend tjeter jashtë BE-së, si SHBA-ja, ta detyrojë Sofien zyrtare të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut?
Po cila është arsyeja e vërtetë e kësaj vetoje? Sigurisht, që mbas kësaj vetoje, qëndron mos dëshira e elitave politike të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mos integruar vendet e tyre në BE. Prandaj, Gjermania, Franca dhe SHBA, kanë përdorur këtë pretekst për të ndërgjegjësuar qytetarët e këtyre dy vendeve që është koha për të ndryshuar elitat politike, pasi po të vazhdohet kështu procesi i integrimit europian është i dështuar. Janë këto elita politike, që në 30 vjet në Shqipëri, nuk kanë mundësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, raportet e OSBE-ODHIR e thonë qartazi këtë. Janë këto elita politike që kanë kthyer vendin në një nga më të korruptuarit dhe me krim të organizuar shqetsues, si dhe janë këto që kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik duke krijuar monopole.
Pse tani? Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar as në Shqipëri e as në Maqedoninë e Veriut, por kemi një ndryshim në aspektin gjeopolik në Europë. Data 24 shkurt solli sulmin rus mbi Ukrainë dhe kjo bëri që tashmë Europa dhe SHBA të ndryshojnë disa qasje. Kështu Ukraina dhe Moldavia moren statusin e vendeve kandidate me një proces të përshpejtuar, e dyta situata e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut është e komplikuar nga ndërhyrjet e vazhdueshme ruse edhe me financime direkte të forcave politike. Në një situatë të tillë, doli përsëri një propozim francez, që në fakt, sidomos pika 4 dhe 5 lënë vend për bisedime të vazhdueshme mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur problematikat mes tyre. Në Sofje, propozimi francez u pranua shpejt dhe cuditërisht ishte përsëri Boyko Borisov, tani më në opozitë që bëri propozimin për shfuqizimin e ligjit që vetë kishte miratuar. Tani topi ndodhet në Shkup, ku partitë e opozitës maqedonase nuk pranojnë propozimin francez edhe pse BE dhe SHBA kanë thirrje që ai të pranohet.
Gjasat janë që edhe në Shkup të gjendet një rrugë e mesme dhe propozimi francez të pranohet, dhe së shpejti dy vendet të fillojnë negociatat me tavolinën e parë që përcakton kuadrin ligjor të tyre. Por sa shpejt do të vazhdojnë me tavolinën e dytë, kjo ngelet për t’u parë, pasi edhe pse kanë kaluar disa vite Bundestagu Gjerman ka rrjeshtuar 15 kushte për Shqipërinë, e përsëri këto kushte kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, thellimin e reformës në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar, unë nuk besoj se gjermanët harrojnë.
*Ky shkrim eshte pjese e serise se shkrimeve rreth integrimit europian, te Institutit Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Çeke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38