
Flash News
Prapaskenat e një artikulli të rremë, gazetari i BIRN: Autorë anonimë për të ndikuar opinionin publik
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
Analiza/ Romeo Gurakuqi: Jo kush do ta marrë PD, por kush do ta çojë drejt Ristabilizmit

Jam ulë për t’i shkrue këto radhë në këto ditë kur propaganda qeveritare ka hedhë në veprim gjithë mediat në dispozicion kundër Opozitës Demokratike dhe popullit opozitar, të stepur nga “spektakli” i pangjashëm që po u ofron publikut udhëheqësia e forcës politike që lindi në ditët e përmbysjes së regjimit diktatorial dhe shpresës së rikthimit të Shqipnisë në një vend normal europian.
I shkruaj me të drejtën e qytetarit të lirë dhe të nji pjesëtari të pandamë të kësaj Opozite që nga fillesa e vitit 1990, me asnjë synim për të rënduar askënd në vështirësi, por si deshmitarë, vëzhgues, recensues dhe oponent konstruktiv brenda organizatës, i sjelljes shumëvjeçare të protagonistëvë kryesorë të kësaj përplasjeje, për mua në një kuptim të parë private, por thelbësisht të një karakteri që pritet të sqarohet nga Aleatët në javët në vijim. Gjithsesi, përplasja ndër demokratë i ka dhanë mundësi ekzekutivit socialist sot, të vijojë rrugën e pandalun drejt zhbërjes totale të arritjeve ma të mira të demokracisë sonë të brishtë, duke krijuar një ekip mediokër ekzekutiv aspak përfaqësues dhe duke hartuar një program pune të padenjë për një vend aspirant për të hyrë në Europë, me një qeveri që kujdeset për të gjithë popullin njëlloj. E frikshme, kotësia, arrogance dhe guximi me ecë para në vetminë moniste.
Që në krye dua të them se askush ma shumë se sa opozitarët prej lindjes së tyre ndër kuartierët e Desidencës Kolektive kundër regjimit komunist, nuk ka aspiruar një Shqipëri të mirëfilltë demokratike të perëndimizueme më ftyrë e drejtim nga Aleati Strategjik i përtej Atlantikut. Mirëpo, padrejtësisht, për shkak të spikatjes në drejtim të Opozitës të personazheve rastësore familjarisht jashtë kësaj bashkësie origjinale të Desidences Tradicionale, të drejtimit të dykuptimtë politik në këto 10 vitet e fundit në kompleks, në shumicën e rasteve pa u marrë vesht dhe përkundër udhëzimeve mbikqyrëse të garantëve të ekzistencës së Shqipërisë Europiane, në opinionin publik është fryrë nën zë një përceptimin i kundërt, se në PD ka një pozicion antiperëndimor, që në fakt është i padrejtë për dhjetra mijëra demokratë anëkënd Shqipërisë dhe për Emigracionin tonë, që mori pjesë në një kohë në përmbysjen e regjimit të pararëndëse të PS. Kështu, ngurrimet, papërcaktueshmëritë, vendimarrjet kaotike dhe qendrimet politike jologjike të vendimarrësve dhe vulëmbajtësve të urdhëruar, që s’kanë pasë të bënin aspak në mënyrë origjinale me aspiratën e Parlamentarizimit, Demokracisë dhe Perëndimizimit kulturor të masës së popullit opozitar, i janë veshur tanësisht Opozitës.
Përmbysja e parimeve të funksionimit të një partie politike me rregulla, fshirja gati e plotë e elitës intelektuale nga pjesmarrja në jetën politike, vendimarrëse dhe përfaqësuese të Opozitës, që momentalisht ka arritur pikën fundore, mesatarizimi i mendimit analitik, mungesa e departamenteve kërkimore për përcaktim linjash të djathta reformative të jetës së vendit brenda një ndërtese gjigande, por pa studiues politikë dhe konstitucionalistë të mirëfilltë, vullneti zero për të dëgjuar njerëzit që llogarisin në shoqërinë tonë dhe vendimarrja politike e përqendruar në duar që nuk shihen nga qytetarët dhe demokratët, çoi në marrjen e kthesave të papritura, të ndryshme me vlerat e standardet perëndimore, si ai abandonimit të Parlamentit për muaj të tërë, i djegies së mandateve të qytetarëve (për interesa krejtësisht private të kontrollorëve) që po të hetohen janë në kundërshtim me ligjin për vullnetin e lirë individual të përfaqësuesit të zgjedhur, mosangazhimi i paarsyetuem në kryerjen e reformave arsimore, administrative, juridiko-kushtetuese, mospjesëmarrja në zgjedhjet krahinore, nxjerrja e Opozitës në tërësi jashtë sistemit dhe në fund, krijimi i një mekanizmi fasadë kinse komisionar, që çoi në dhunimin e vullnetit të popullit që e mbështeste, përmes një grupi inajetësh, kryesisht nga bota e vjetër. Si rezultat, lindën ngatërresat, u prishën rregullat, u cënue vullneti i përfaqësuesve, lulëzoi tarafi dhe nëntoka, u montua përfaqësia me kotësi, me allishverishe dhe me mendësi otomane, u humbën zgjedhjet, u abandonua elektorati dhe u përforcua regjimi rilindas, që diferencon dhe nxjerr jashtë shqiptarët, lirshëm dhe pa iu dridhë syni.
Kam pasë përshtypjen që në fillim, se vendimarrësve nuk ua ndjente aspak për pasuesit e tyre, për njerëzit e opozitës tradicionale, njerëzve pa punë dhe pa buk në ship për fmitë dhe se objektivi veprimtarisë, linjave dhe operacioneve të improvizueme, nuk ishte aq fitorja e forcave me prejadhje jokomuniste, sa ruajtja e kësaj status quo-je, të krijuar nga dhe me Edi Ramen, me ndihmën e fshehtë të oligarkisë: d.m.th., procedimi i ngadalshëm i reformës në drejtësi, që me këto ritme nxjerr në pensionin e rehatshëm dhe të paprekshëm, jo vetëm Kryeministrin në maje të Dajtit, por edhe Kryeministrin Hije ndër kodrat e Farkës; kontrolli i jetës politike, ekonomike dhe financiare nga katër familje kryesore të vendit dhe rangjet e tyre të ndërvarura në formë piramidale, që po përgatisin gradualisht pasardhësit me të njejtën staturë si titullmbajtësit aktualë; mbajtjen të frenuar të projektit të ngritjes së plotë institucionit të Hetimit Penal dhe Gjykatës Kushtetuese; uljen e mëtejshme të rezistencës së opinionit publik përparimtar vendas, përmes nxitjes së përjashtimit dhe largimit në emigracion të teknicienëve, shoqërisë që mendon e i refuzon, etj. etj.
Përshtypja e dytë është se çdo vendimarrje e Opozitës në vitet e fundit ka qenë jo e njëanshme, por dualiste, e akorduar në përfeksion nga dy vendimarrësit kryesorë, ndërkohë që ne të tjerët, jemi thirrur për të dhënë miratimin formal. Kushdo që është përpjekur me maturi të argumentojë se analiza është ajo që do të udhëheqë vendimarrjen, është konsideruar naiv nga grupi kënetar Prit-Mos Fol-Përkulu - Buzëqesh- Bindu -Aprovo, është vendosur në llogarimbajtjen e kryetarit vulëmbajtës për t’u shpërblyer pabesisht, në gjysmë-orëshin e fundit para shpalljes së verdikteve, me atë telefonatën e “pafajshme”, që komunikon përjashtimin, pamundësinë e “sinqertë” të një njeriu “vullnetmirë”, të “drejtë” dhe të “pastër” për ta rimandatuar. Kështu ka ndodhur me ato pak deputetë të legjislaturës së kaluar, që janë orvatur t’i thërrasin mendjes së pavendosur të udhëheqësisë së Opozitës që të bëhet e përgjegjshme, e asyeshëm, e vertetë, burrnore dhe pro-perëndimore në bindjen thelbësore.
Thënë ndryshe, në qoftë se ka pasur një qendrim politik përkundër këshillave të Aleatëve tanë në këto 8 vitet e fundit, në qoftë se janë bërë gabime që kanë çuar në nxjerrjen e Opozitës nga sistemi dhe humbjen e pangjashme të zgjedhjeve për të tretën herë radhazi, përgjegjësia është e dyfishtë në kupolë në pikëpamje praktike, është individuale e kryetarit në pikëpamje formale dhe kolektive e organeve vendimarrëse, që kanë pasur në dorë veç përmbylljen, përuljen dhe bindjen ndaj kupolës, si akt final. Ndërsa, organizata demokrate, populli opozitar, elita e tij jashtë organizimit, deputetët që kanë pasur guximin me folë në mbledhjet e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar kanë qenë dhe mbetën besnikërisht me Aleatët Strategjikë, me vërejtjen: Mos Mbështesni Regjimin që na Nxjerr Jashtë Fëmijët, që Persekuton Kulturalisht Krahinat, që Financon Bashkitë në Mënyrë Disproporcionale dhe Shkallmoi Veriun e Vendit.
Problemi në Opozitë sot nuk është kush do e marrë komandën e drejtimin nga dy vendimarrësit, që deri në mbrëmjen e 9 shtatorit ishin tërësisht të akorduar, ndërsa sot në përplasje finale, por kush do ta drejtojë Opozitën Demokratike drejt ristabilizimit, si një forcë politike e mirëfilltë properëndimore, pjesë e denjë e familjes së partive popullore dhe kristian-demokrate europiane, një organizatë që respekton aspiraten shekullore të Arbnisë së vuejtun, për ri-integrim dinjitoz në kontinentin e vjetër. Unë e kam të qartë se shumë nga vrapuesit e hedhur dikur në veprim nga Ramiz Alia, ish bustëmbajtësit e organeve të dhunës diktatorale, ish aparatçikët e Institutit të M-L, pasardhësit e tyre të konvertuar të financave, kanë ngritur antenat për të akaparuar hapësirat, për të zënë vendet e mundshme boshe, që mund të krijohen nga përplasja. Por kjo nuk do i shërbejë popullit opozitar dhe anëtarëve të thjeshtë idealistë të PD. Thjesht do krijojë një nukël të ri përfituesish privatë, kompromisaxhinjsh me pushtetin, zënës të padrejtë të një hapësire që ka për pronar legjitim vetëm demokratët dhe të djathtët e Shqipërisë, një fasadë për ta lënë vendimarrjen në të njëjtat duar komanduese të shtetit nga oligarkët e mëdhenj. Unë mendoj se atyre që presin që përplasja e madhe mes demokratëve të ndodhë, nuk duhet t’u jepet kjo kënaqësi dhe negociata, kompromisi, respektimi i kërkesave të Aleatëve mbi bazën e të drejtave civile të mbrojtjes të individit, dorëheqja reciproke, rivendosja e demokracisë së brendshme statutore dhe orientimi elitar i udhëheqësisë së re, do të duhet të sundojë në orët dhe ditët e ardhshme. PD është subjekt aktiv i jetës politike bashkëkohore, pronë e popullit opozitar, trashëgim i Desidencës ProPerëndimore dhe një brilant i Studentëve të Dhjetorit 1990. Një tjetër skemë tranzitore, me senatorë të ditur dhe vullnetmirë, që kulturalisht i përkasin konservatorëve tradicionalistë dhe reformatorë, të papërlyer me korrupsionin, me shitjen e pronave publike, zanien e pandershme të pronave të pronarëve të pamundur, zotnimin e liçencave të hidrocentraleve dhe minierave, do ishte ma i dobishëm për të ndalur përplasjen, për të vendosur arsyen në veprim, ripërcaktuar rrugën organizative dhe rikompozimin e marrëdhënieve me Aleatin tonë, tanima besnikërisht dhe pa dredhime kinse sovraniste. Në vitin 2021 duhet të jemi të pjekur mjaftueshëm sa të kemi lënë mënjanë te socialistët, idenë së Liderat kanë gjithmonë të drejtë. Sikurse në të njejtën kohë nuk duhet të besojmë se brenda natës, një lider që për 8 vite ka ndjekur linja strukturore të kamufluara antiperëndimore, që ka refuzuar me arsyetime sofiste, të parapërgatituna në kuzhinat e këshilltarëve të tij rastësore, kërkesat për përgjegjshmëri në sjelljet politike të miqve tanë strategjike, na u kthye brenda një pasdrekeje të dates 9 shtator 2021, në mbrojtësin ma të flaktë të Perëndimit, që deri dje e gënjente, e zvarriste dhe e dredhonte. Populli i qytetit tim me frymëmarrje historike nga Adriatiku, për hir të së vertetës, nuk e ka besuar dhe nuk e beson këtë ndryshim të stisur të individëve pa ndërtim të qendrueshëm arsimor, kulturor dhe profesional. Vendimarrjet e tij të vitit 2021, injorimi me mentalitet anakronik i vullnetit të elektoratit, përbuzjet ndaj vokacionit perëndimor të Shkodrës, përbëjnë prova që nuk kemi të bëjmë me individë te të cilët mund të shpresohet për udhëheqësi, jo vetëm nga faktori i brendshëm politik, por edhe nga Aleatët në Washington. Mbase dikush shpreson që ai të shërbejë si një personazh tranzitiv me anën e të cilit mund të shkohet drejt një ekipi demokrat racional dhe jo kokëfortë. Por, nga përvoja, mendoj se ky nuk është rasti nga i cili duhet të pritet rezultat.
Këto ditë mu kujtua një rrefim episodik vendimarrjeje fatale, për ruajtje pushteti, që e kam pas lexuar para disa kohësh. Ky episod, në pamje të parë duket se i përket një bote të përmbysur dhe të pangjashme me tonën bashkëkohore, por në thelb përgian për mungesën e arsyes së shëndoshë që e karakterizon drejtimet politike autoritare të njëshave në vende ku demokracia dhe liria nuk përparojnë menjëherë:
Konkretisht jemi në Romën e Luftës së Dytë Botnore: I errësuar deri në entuziazëm nga suksesi i sulmit aerodetar japonez ndaj bazës amerikane në Pearl Harbor, më 7 dhjetor 1941, Duçja, i pat shpallur luftë Amerikës. Mirëpo kur bashkëpunëtorët e tij shkuan tek Senatori Agneli, pronari i FIAT, për t’i treguar se Lideri Suprem i Perandorisë Fashiste Romake sapo i kishte shpallur luftë SHBA, ai u tha vetëm kaq: “He, pikë e zezë! Nuk ia keni dhënë një numerator telefonik të New Yorku-ut për ta parë?” Mirëpo udhëheqësi i Komunitetit Perandorak Romak, kishte gjithmonë të drejtë, nuk gabonte asnjëherë dhe e keqja ishte se kishte filluar ta besonte edhe vetë këtë gjë. Ai që filloi të reflektonte mbi “numëratorin telefonik të New Yorkut”, ishte i “biri i adaptuar” i tij, Ministri i jashtëm Çiano, por ama shumë vonë, në momentin kur iu preken interesat private dhe e ardhmja e tij. Tanimë ishte vonë edhe për atë, edhe për “atin” adoptiv, edhe për të gjithë establishmentin romak. Rrokullisja do t’i merrte teposhtë të gjithë.
Ky episod më sillet shpesh nëpër kokë, jo vetëm këto ditë të angazhimit maksimal të Aleatit të përjetshëm të Shqipërisë Tradicionaliste dhe Desidencës së Djathtë Shqiptare në përparimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por sa herë që mungesa e plotë e logjikës në udhëheqësinë e vendit tonë të mjeruar nga shfrytëzuesit e pushteteve, i ka çuar në përplasje, padrejtësisht në emër të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Ndërkohë, qytetari ynë kërkon edhe saktësi, drejtësi dhe proporcionalitet të arsyeshëm në adresimin e çështjeve të shkaktuara nga politika shqiptare: Ai pyet: Si është e mundshme, që fajtorët e vuajtjeve të të rinjve të Arbnisë, shkaktarët e shpërndarjes së fundit të shqiptarëve anëkend botës, të ftohen në West Point për t’i dhanë mend (jo për t'i thirrë mendjes se vet), elitës së ardhshme të Botës ?! Mbase jam gabim, por kjo asht nji fyerje për të gjjthë. Mungesë respekti për vuajtjet e qytetarëve shqiptarë, sepse edhe kryministri ynë i vitit 2021, i përket të shkuarës, sepse ka goditur si askush, të ardhmen e paqtë dhe të sigurt të brezit të ri të Shqipërisë.
Duhet të kemi të qartë se problemi kryesor edhe ma tutje mbetet qendrueshmëria e pajustifikueshme, në pikëpamje morale, politike, kombëtare, e marrëdhanieve me jashtë të Shqipnisë, në krye të vendit, e regjimit të krijuem në vend nga ekipi i Rilindasve Socialistë.
Pyetja e vetvetishme asht: si asht e mundshme, që nji regjim i tillë problematik, frenues, depresiv, ngatërrestar në Ballkan, për shkak të komandimit të Azi, arrin të riciklohet me votë të kontrolluar dhe të mos cënohet as me fjalë kritike nga aleatët e Atlantikut të Veriut? A nuk ka Shqipnia politike nji alternative tjetër të besueshme, serioze, të pastër, europianiste dhe të kualifikueme mjaftueshëm në pikëpamje arsimore, sa ndërkombëtarëve t’u duket ma komode skena rrenacake e regjimit të Edi Ramës? Pse nuk ngrihet Opozita Demokratike në naltësinë e aspiratës së saj bazore pro-europiane, pro-atlantike, sa të fitojë besimin pa mëdyshje të qeverisë amerikane dhe Brukselit zyrtar? Sepse kështu ndodh, kur në vend që të krijosh një ekip elitar të programuar në çdo gjë të përfaqësuesve, sajon një kompozitë të pangjashme që në të shumtën e rasteve hesht ose reciton.
Sepse pengohet nga interesat private të kontrollorëve me vulë dhe pa vulë, atyre që e lidhin pazgjishmërisht fatin personal me fatin partisë politike, duke i sjell dëme, miliona shqiptarëve që duan një jetë ma të mirë në Arbni. Kjo fije e ngatërrueme e paarsyeshme dhe e padobishme duhet të zgjidhet. PD duhet të përgatitet si forcë serioze, intelektuale, properëndimore, me duar të pastra për të ardhur në pushtet, sa ma shpejt, për të mirën e vendit, kombit, integrimit në Europë dhe paqes në Ballkan.
Ndaj, Misioni i njerëzve vullnetimirë duhet të jetë Ringritja e Opozitës në naltësinë që kërkon viti 2021, Rigjetja e Udhëheqësisë ProPerëndimore, Kulturalisht dhe Politikisht Stabilë, Vendosja e Raporteve Besnike me SHBA dhe EU dhe jo endja në paqartësinë ku na kanë vendosur diskutimet pafrytshme, moskuptimi i kodeve politike të heqjeve reciproke mënjanë, që do ta lënë situatën në stanjacion, ose do ta çojnë në përkeqësim.
Të fundit








Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë drejt Prishtinës dhe Tiranës
27 Maj 2025, 20:59


PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20

"PS na vodhi 2 mandate", Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar
27 Maj 2025, 17:42

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç
27 Maj 2025, 17:25



PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër e Vlorë
27 Maj 2025, 16:37
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat
27 Maj 2025, 16:18


Kremi kundër diellit, pesë mite që rrezikojnë shëndetin tuaj
27 Maj 2025, 15:52

Shefja e KE-së dënon sulmet izraelite në Gazë: Janë të neveritshme
27 Maj 2025, 15:23



U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
27 Maj 2025, 14:47
Devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit
27 Maj 2025, 14:46
Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës
27 Maj 2025, 14:31
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
27 Maj 2025, 14:22



Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit, spitalet rajonale dalin jashtë loje
27 Maj 2025, 13:42
Goditet rrjeti i pr*stitucionit, shpallet në kërkim braziliania
27 Maj 2025, 13:31

SPAK e mori të pandehur, reagon Meta: Pres me padurim nisjen e gjykimit
27 Maj 2025, 13:11

Një festë me akëmort brenda
27 Maj 2025, 12:51





Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
27 Maj 2025, 11:53
U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames
27 Maj 2025, 11:44
Reagime për shpullën e Macron
27 Maj 2025, 11:32

Vranë noteren greke me qëllim për ta grabitur, arrestohen 3 shqiptarët
27 Maj 2025, 11:11
Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton kallëzim për faljen e gjobave
27 Maj 2025, 10:58

Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së
27 Maj 2025, 10:42

Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
27 Maj 2025, 10:23

Igli Tare emërohet Drejtor Sportiv i Milan
27 Maj 2025, 10:03
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë rreth 14 mln euro
27 Maj 2025, 10:00

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
27 Maj 2025, 09:40



P*rdhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari (EMRI)
27 Maj 2025, 08:57

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë, rrugët që bllokohen sot
27 Maj 2025, 08:41
Përcillet sot në banesën e fundit Artan Lame
27 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
27 Maj 2025, 08:15
Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës
27 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2025, 07:47
Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një person që...
26 Maj 2025, 22:59




OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
26 Maj 2025, 21:46

Kapet në Dubai Dritan Gjika, Lala: Lidhje deri te ish-presidenti i Ekuadorit
26 Maj 2025, 21:34





Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv
26 Maj 2025, 19:43

U ndalua në kufi nga autoritetet serbe, lirohet ish-deputeti i Kosovës
26 Maj 2025, 19:24
Shuplakë madhështore në Hanoi
26 Maj 2025, 19:03
