Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Andi Bushati: Basha po e shpie PD-në drejt një përplasjeje të pashmangshme

Nga Andi Bushati
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palët po nxehin militantët me një numër deklaratash, sa të përsëritura, po aq dhe të pabesueshme, për trafikantë droge, pastrim parash, aferash me drejtësinë, vëmendjen ma tërhoqi një justifikim gati periferik, i strukur në një nga tekstet e mbështetësve të Bashës. Ashtu si i dalë nga labirinthet e së pandërgjegjshmes, ai dëshmonte më mirë se gjithçka mendësinë që ka kapluar “fraksionin e bravës”.
Në një përpjekje për të kundërshtuar akuzat e berishistëve, se Basha vazhdon të uzurpojë zyrën me forcë, se pasi ndryshoi drynët dhe bravat, hoqi karriget e sallave dhe e mbushi selinë me kamera, se kryetari i shkarkuar ka blinduar portën kryesore dhe dritaret e katit të parë, përgjigjja ishte qesharake.
Përqendrohuni pak dhe lexojeni me vëmendje këtë frazë: “punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.
Ky pra është justifikimi. Ndërsa i gjithë publiku diskuton nëse do ta sulmojë doktori shtëpinë e tij duke e nxjerrë nga zyra pasardhësin, Basha do të na bëjë të besojmë se shqetësimi i tij kryesor qenkësh “rifreskimi i strukturave”.
Ndërsa të gjithë kanë parë video ku dëgjohen zhurmat e frezave që presin çelikun që do blindojë godinën, në deklaratë flitet për retushim estetik.
Ndërsa shumëkush jeton me ankthin e asaj që pritet në protestën e 8 janarit, kryetari, i shkarkuar me referendum, e paraqet të tërën si një procedurë të rëndomtë që ka lidhje me fillimin e vitit.
Kur ndalon një çast për të menduar, automatikisht të lindin disa pyetje: pse Luli e ka më të lehtë raportin me gënjeshtrën, sesa atë me të vërtetën? A nuk do ishte me efikase dhe e ndershme ti thoshte publikut: “Po, po blindojmë dyert për tu mbrojtur nga sulmi i Berishës”? A nuk kishte mundësi më të madhe ta ndante opinionin duke i treguar realitetin, sesa duke fantazuar broçkulla çilimijsh me organizim dhe rifreskim?
Zgjedhja e kësaj rruge, sa idiote nga pikpamja e komunikimit, po aq dhe ofenduese për logjikën e atyre që e dëgjojnë, nuk është një lapsus i rastësishëm, as një kalkulim i gabuar i “spin doctors”-ave. Ato janë shumatorja e detajeve që na mundësojnë të shohim djallin. Sepse në këtë mënyrë absurde, duke mohuar faktet në emër të krijimit të një realiteti virtual, Basha është sjellë që prej 9 shtatorit. Në këtë kuptim, alibia e ‘rifreskimit” është e ngjashme me atë të vendimit personal për të përjashtuar Berishën, e përbetimit se do mbyste demokracinë për të mos lejuar votime antiamerikane, e slloganit qesharak për një parti që paskësh shpallur aleat strategjik, jo të singjashmen e saj, por një shtet të tërë (madje më të fuqishmin e globit), e sjelljeve prej David Koperfildi që mëtojnë ta shesin një delagat sa për tre.
Të gjitha këto pirueta të sforcuara kanë pasur një qëllim të thjeshtë, përpjekjen për të fshehur humbjen dërrmuese të mbështetjes në parti.
Pa krijuar butaforinë e një realiteti fallc, Lulzim Basha nuk do kishte asnjë argument për të blinduar tani selinë. Blloqet e çelikta mbi dyert dhe dritaret e godinës së PD janë përfundimi logjik i demiurgut të një bote që e sheh vetëm ai vetë.
Prandaj mëkati më i madh i kreut të shkakrkuar të PD nuk është tentativa për të bunkerizuar partinë, por ajo për ta shndëruar atë në simbolin e një fabule që nuk ekziston.
Sepse duke mohuar realitetin, duke injoruar shumicën e antarësisë, duke mos njohur delegatët e kongresit dhe vullnetin e tyre, Basha po e shpie PD-në drejt një përplasjeje të pashmangshme.
Ndonëse në pamje të parë duket sikur është Berisha, me steriotipin e tij agresiv, ai që po sulmon, sikur janë mbështetësit e tij që po përgatiten për dhunë, në fakt është e kundërta. Në këtë rast, faji nuk është tek ai që mësyn, por tek tjetri që do të rrijë arbitrarisht atje ku si takon. Nëse Basha do ta mbajë zyrën me çdo çmim, ai e bën të justifikueshëm secilin mjet që do të shfrynte tollumbancen e pushtetit të tij të remë. E nëse rolin e kësaj e kësaj tollumbaceje po e luan selia e PD-së, ajo godinë duhet të bjerë.
Sepse, për dhunën, ndonjëherë, më shumë sesa ai që e shkakton, bëhet fajtor , ai që e provokon.
Dhe Basha e ka luajtur këtë rol. Prandaj ai është përgjegjës, jo për gradhin e hekurt që po ngre, por për serinë e manipulimeve që po e detyrojnë të fshihet pas tij. Marrë nga Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38