Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
AGRON GJEKMARKAJ/ gazeta Panorama
Në prozën e Preç Zogajt është kujtimi që i jep gjithë ngjyrën rrëfimit, i cili ndjek ngushticat, kthesat e kujtesës, përshtypjet, gabimet, keqkuptimet e kurthet e saj.
Këtë shije ta lë udhëtimi në jetë i djaloshit David Gjika te romani “Anjeza nuk u zgjua”, botim i pak muajve më parë i “UET Press”, ku Preç Zogaj argëtohet me shpenzimet e së vërtetës.
Një subjekt dashurie sa i madh e po kaq tragjik, që përmbledh në çdo akt të vetin shenjat antropologjike të një njeriu (David Gjikës) të një qyteti (Lezhës) të një vendi (Shqipërisë) e të një epoke (asaj të komunizmit, vitet ‘80), ngurtësuar ideologjikisht, kulturalisht përballë një armiku të padukshëm, por kudo i pranishëm, që i jep formë ekzistencës historike të humanizmit. Koha historike shndërrohet në kohë kulture e shkrimit pas rezistencës së kujtesës..
Ky roman i Preç Zogajt është një hetim i personalizuar për natyrën e njeriut për atë të Davidit dhe Anjezës, në raportin mes ëndrrave dhe mundësive në mungesë lirie. Në këtë ndeshje iluzive, në këtë alternim vegimesh, zë fill një subjekt me ndikime të forta autobiografike. Vetëm një gjë këto dy anë të këtij vektori i bën të pajtueshme-dashuria, e cila “flet pak dhe me zë të ulët, një gjë që shkruhet e lexohet në një gjuhe që kuptohet pa e ditur në ballin e atij që e ndien, dashuria nuk ka uri në duar e në sy. Ka gatishmërinë e verbër për t’u flijuar për tjetrin apo tjetrën. David Gjika është njëri prej nesh në vitet e diktaturës po aq sa ç’është vetë shkrimtari një djalosh i apasionuar pas librave dhe dijes, si e vetmja dritare mbi boten e ndaluar, por ai si shumë të tjerë bart një cen, një shenjë, një njollë në biografi, tejkalimi i secilës shndërrohet në mit sizifian.
Në këtë përpjekje, Davidi ka vetëm një aleat, letërsinë, e cila e projekton në memorien kolektive si një person autentik më shumë sesa një personazh romani.
Anjeza, kjo mëkatare e brishtë dhe një e krishterë e paepur në vizionet e përtejme, po kaq një vajze e bukur, një Evë që e “kafshon” mollën duke e çuar në skaje kreative erotiken apo seksin në letërsinë shqipe bashkëkohore. Anjeza merr vdekjen si ndëshkim apo refuzim të pamundësisë për të qenë e lumtur në jetën e këtejme. Në pasionin që bashkon Davidin me Anjezën, nuk ka asgjë banale. Kudo nëpër të shfaqen vibracionet e një pasioni, konturuar nga estetika e së bukurës. Jo rastësisht, Davidi është i pashëm apo Anjeza engjëllore. As palumturia e tyre kontekstuale, as ndarja fundore me vdekjen prej helmit nuk janë rastësore. Lexuesi duhet ta gjejë vetë pse ndodh kështu, atë kufirin mes gjërave të zakonshme e të papërsëritshme, të atyre që bëhen monotone e të përditshme me ato që nuk e pranojnë këtë status, por shndërrohen në pushtuese të kujtimeve, duke fermentuar narracione si ky i Preç Zogajt me vetë letërsinë e mirë që nuk e ndeshim shpesh. Po, dashuria është rezistencë ndaj diktaturës dhe diktaturave, por mundet pres saj e tyre kur nuk është tipar dominues i shoqërisë. Ajo gjykohet ashpërsisht prej atij që nuk e ka. Zogaj e tenton edhe këtë konkluzion.
Atij (lexuesit) i duhet kurioziteti për t’u ngjitur strukturave të rrëfimit, për të kuptuar çfarë i bashkon e çfarë i ndan Davidin e Anjezën, çfarë ata duan e çfarë marrin, nga se e kur goditen, sa njëri i dominon rrethanat e sa ato e frikësojnë e ndrydhin atë, sa e lëron ai të mirën e të keqen brenda vetes, të bukurën e të shëmtuarën, të mirën e të keqen, triumfi i të cilave i jep kuptim jetës apo e mund atë?!!
Një lexues nostalgjik, nëse do më ngulm të kërkojë pikturën a fotografinë e Lezhës me shkrimtarët, mësuesit, piktorët, doktorët, aparatçikët, individët e spikatur përmes lojës së bashkimit të emrave me mbiemrat, edhe mund ta ndërtojë arealin e asaj stine, por s’e di çfarë do të fitonte nëse leximi nuk i shërben për ta kuptuar kohën dhe pranuar se gjithsecili prej nesh i destinuar të bëhet pjesë e një rrëfimi që përcjell emocionet më shumë sesa të dhënat e epokës si eksperiencë reflektive.
Qyteti e humbet përmasën e tij lokale, po kaq edhe kryeqyteti në hullitë e shpresave e ndalimeve ku i josh e përplas Davidin e Anjezën, duke i shtyrë në brumin e subjekteve universale, ku njëri vdes, duke i lënë tjetrit pengun e rrëfimit, të transmetimit të asaj që konsiderohet dashuri e madhe, vuajtje e madhe, mungesë e madhe, e cila kompensohet vetëm nga një rrëfim i tillë për t’i ndihmuar kësisoj lexuesit që të kuptojnë më mirë veten dhe kohën, atë që gjithmonë mbetet si etalon, nga ku gjithmonë rifillon historia me na ishte njëherë…!
Ah, për stilin, poezia është kudo e pranishme në prozën e shkrimtarit Preç Zogaj, duke anuar më së shumti nga bota e brendshme e të gjithë atyre, me të cilët ka realizuar historinë e Davidit dhe Anjezës, ku përmasa lirike ngjan si kundërvënie e arsyetuar e patetizmit politik, vetë puthja e gjatë kundër dogmës së thatë. Ndoshta, Preç Zogaj do të kishte dashur të shkruante një manual të mbijetesës së të dashuruarve. Nuk e ka arritur, por atë tjetrën po, atë thënien e njohur që dashura i mbijeton vdekjes, e tejkalon atë edhe kur goditet prej saj sigurisht. Por nuk e mohon këshillën për të insistuar e insistuar si moral afirmimi, faktin që nuk duhet të impresionohemi nga përçmuesit e penguesit socio-psikologjiko-ideologjikë të ndjenjave, objekt i të cilave është vetë dashuria, por duhet të insistojmë, të guxojmë, të duam se vetëm kështu njeriu përligj veten mbi tokë. Anjeza nuk u zgjua, por romani i mirë po.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38