Flash News

E-TJERA

Arrestimi i efektivit, AMP sekuestron d*ogë në banesën e tij

Arrestimi i efektivit, AMP sekuestron d*ogë në banesën e tij

Pas arrestimit të 4 personave, mes tyre një efektiv, dhe procedimit të dy të tjerëve, AMP ka sekuestruar edhe drogë në banesë e tij.

Pas kontrollit në një banesë që ai kishte marrë me qira, AMP ka sekuestruar 500 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. 

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier", thuhet në njoftim.

Të fundit