Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Gentian Gaba
Belinda Balluku u largua nga qeveria, por kriza politike dhe morale që e solli deri këtu mbetet në këmbë. Sepse kur ndërrohen emrat, siç ka bërë Rama me “zborin” e tij të zakonshëm gjatë krizave, duke sjellë ministra anonimë, dhe rezultati del i njëjtë, nuk është më çështje ministrash. Problemi është ai që i emëron, i mbron, i lëviz dhe i riciklon: kryeministri.
Edi Rama e shkarkoi Ballukun vetëm pasi u bë e pamundur ta mbante pas akuzave, pas pezullimit dhe pas një presioni që u rrit ethshëm brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të thotë se largimi i saj nuk erdhi si standard politik (siç ka ndodhur në të shkuarën me qeverinë e PD) por si menaxhim i një krize që, në thelb, kërkon kokën e tij. Sepse ai është nistori i mëkateve origjinale të një modeli qeverisjeje që, pas njëshit, ka vetëm zero.
Dhe meqë Belinda Balluku nuk ishte një ministre rastësore, por zemreku i një makinerie parash e pushteti, i ndërtuar me durimin me të cilin merimanga ndërton rrjetën e vet, kur një figurë e tillë bie, në çdo demokraci normalisht bie edhe pyetja e madhe: po përgjegjësia politike e kryeministrit ku është?
Kësaj pyetje Rama nuk i përgjigjet dot, jo vetëm sepse ndryshimet nuk i komunikoi te publiku me zë e figurë, por me skuthllëk nëpër grupe chat-i të gazetarëve, por sidomos sepse prej vitesh sheh rreth vetes një listë të gjatë bashkëpunëtorësh të rrëzuar nga skandalet, hetimet, dosjet dhe dëmet që i kanë shkaktuar interesit publik. Me këtë listë, bëhet çdo ditë e më e vështirë të shkëputet fati i tij politik nga fati i tyre. Ndryshimi i ministrave mund ta shtojë zhurmën, ta përdorë kakofoninë si mjet çoroditjeje për publikun, por nuk e shpjegon “psenë” themelore. Sepse ose kryeministri ka qenë bashkëpunëtor në shkeljet e mëdha (kanabizimi i vendit, inceneratorët, PPP-të, 5D-të, “rrugët e florinjta” që kushtojnë më shumë se autostrada europiane e mbarojnë si shteg mali etj.), ose ka qenë i paaftë të mbrojë interesin publik përballë kësaj lukunie me të cilën ka keqqeverisur. Në të dyja rastet, ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Por kjo fjalë duket sikur nuk ekziston në fjalorin e kryeministrit. Ndaj dhe kriza mbetet.
Dhe qasja e tij bëhet edhe më e rëndë kur e vendos në kontekstin e premtimeve elektorale. Në fushatën e fundit Rama e shiti veten si “lokomotiva” e integrimit; tha se Shqipërinë në BE e çon vetëm ai dhe mazhoranca e tij, duke e kthyer integrimin në kartë personale pushteti. Sot, realiteti politik po shkon në kah të kundërt. Rama po sillet si kryeministër që kërkon të fitojë kohë për mbijetesë dhe kjo kohë e humbur paguhet nga qytetarët shqiptarë, në formën e kartonave që do të ngrihen si mur për ta mbajtur Ballukun brenda Parlamentit, ndërsa Shqipërinë jashtë BE-së.
Sepse, siç Rama ka lënë të kuptohet, heqja e imunitetit nuk do të jetë thjesht një procedurë normale për t’i hapur rrugë drejtësisë, por një vendimmarrje politike e kontrolluar nga shumica, e cila, përmes Taulant Ballës, është shprehur kundër kërkesës së SPAK-ut. Paralelisht, Rama ka nxitur edhe nismën ligjore për të frenuar pezullimin e ministrave gjatë hetimeve, pra, jo më shumë hapësirë për drejtësinë, por më shumë mburojë për qeverinë. Ky është një akt dëshpërimi politik që e fut vendin në përplasje me standardet e BE-së, jo sepse BE do të na sundojë, por sepse BE e ka bërë të qartë se sundimi i ligjit dhe lufta reale kundër korrupsionit janë themeli i rrugës europiane.
Dhe në mes të kësaj krize, Rama dëshmon se mbijetesa e tij politike është e papajtueshme me procesin e integrimit europian, jo vetëm për pasojat e keqqeverisjes, por edhe sepse po hap një front përplasjesh me shtetin më të rëndësishëm të BE-së: Gjermaninë. Në rrëfimet që dolën nga mbledhja e grupit socialist, ai paska artikuluar idenë se “Gjermania po na pengon” dhe se ka ndikim te shtysa ndaj hetimeve si AKSHI dhe Porto Romano. Kjo filipikë hoxhiste, që të kujton “rrezikun anglo-amerikan”, është një rrëshqitje e rrezikshme, që një problem të brendshëm (korrupsionin/hetimin) e paketojnë si komplot të jashtëm.
Duhet thënë qartë se kjo përplasje nuk lind nga “mungesa e dëshirës së Gjermanisë për Shqipërinë”. Përkundrazi, Berlini ka qenë publikisht pro-zgjerimit dhe ka shprehur gatishmëri për të mbështetur vende si Shqipëria, por me kushtin thelbësor të reformave dhe standardeve reale. Pra, problemi nuk është Gjermania; problemi është padëshirueshmëria e modelit Rama në sytë e partnerëve. Për shkak të rekordeve negative që e ndjekin dhe filozofisë së tij politike, të cilën e sqaroi ditën e djeshme kur, për habinë e atyre që kanë ende dy pare mend, dhe vetëm një javë pasi David McAllister pohoi në Tiranë se Shqipëria kishte humbur 11 vende në renditjen e Transparency International për korrupsionin, deklaroi se “lufta ndaj korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni”.
Kësodore, kjo nuk është krizë ministrash; është krizë drejtimi. Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE-së me një kryeministër që e sheh drejtësinë si problem dhe Gjermaninë si alibi. Në fund të fundit, përgjegjësia politike nuk është post që e kalon nga një ministër te tjetri. Është llogari që e mban ai që ka timonin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38