Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Andi Bushati/ Lapsi.al
Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndihet pranë PD-së.
Duke mos njohur firmëtarët për mbledhjen e një kuvendi nga poshtë lart, duke mos dëgjuar klithmat e foltores, duke shpërfillur anketat e opinioneve që e dëshmojnë si një minorancë të dukshme, duke ndryshuar natën bravat e zyrave që kontrollohen nga kundërshtarët, ai po sillet si një sundues që kërkon ti imponhet përdhunshëm shumicës.
E vetmja e drejtë legjitime e kreut zyrtar të PD-së ishte ajo për mos fshehjen e delegatëve pas ilegalitetit, por tani, kur ata po dalin njëri pas tjetrit me emër dhe mbiemër, duket sikur loja ka marrë fund.
Lulzim Basha është pakicë në PD dhe këtë nuk e pranojnë vetëm ata që janë në konflikt interesi me të.
Mjafton të shohësh gjuhën dhe argumentat që pëdorin vartësit apo propagandistët e Bashës: ato janë tipike për një minorancë. Ata rëndom nuk flasin për mungesë shumice, por për moszbatim rregullash që e konstituojnë atë. Ata stigmatizojnë llumin e qeverisjeve të së shkuarës. Ata fshikullojnë anti-amerikanët që duan të shkëpusin të djathtët nga vlerat e euro atlantizmit. Ata tallen me njerëzit që votojnë pa tru, por me emocione. Ata tregojnë me gisht të gjithë militantët që duan të bëhen bunker për të mbrojtur krimet e Saliut dhe bëmat e fëmijëve të tij.
Pra, po ta vëzhgosh me kujdes, të gjithë idhtarët e PD-së zyrtare duan ta zhvendosin debatin nga realiteti i numrave, në gjoja mbretërinë e vlerave. Dhe ne emër të këtij kapërcimi ata duan ti japin legjitimitet një “pakice të ndritur”, e cila paskësh të drejtën ti imponohet mazhorancës.
Kjo “pakicë e ndritur” dashkërka të këpusë kërthizën nga mëkatet berishiste, ajo qenkësh vetëpastruar nga llumi dhe çertifikta e saj më e madhe e virgjërisë, u vuloskërka nga mbështetja që i japin diplomatët e rrugës së Elbasanit.
Pikërisht këtu konsiston dëmi më i madh që qasja e Bashës po i bën kësaj shoqërie.
Sepse edhe Edi Rama ka ndjekur të njëtën rrugë. Pa qenë kurrë shumicë reale në këtë vend, ai i’a ka arritur ta sundojë atë si flamurtari i një “pakice të ndritur”, ku vlerat kanë më shumë rëndësi se numrat.
Në emër të saj ai kapi drejtësinë, duke propoganduar pastrimin dhe rilindjen e saj. Në emër të saj, ai pengoi në dy palë zgjedhje me radhë koalicionet, një herë me marëveshje dhe një herë me kushtetutë, duke argumentuar se morali e donte që ai ta mbante tepsinë i vetëm.
Me justifikimin e këtij “legjitimiteti moral”, Edi Rama kontrollon 55% të parlamentit, duke pasur vetëm 48% të votave. Pikërisht krijimi i kësaj aureole e ka justifikuar çdo mjet të përdorur (ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit, përdorimi i SPAK-ut, blerja e votës me para publike, kapja e mediave dhe aleanca me bandat), në emër të qëllimit të lartë të triumfit të së mirës.
Por, deri më tani, ndonëse me eksplorimin e rrugëve që di ti çajë vetëm ai, Edi Rama ka arritur të imponohet, shoqëria shqiptare ia kishte dalë të ruante një farë ekuilibri. Sepse një front shumë më i madh se ai i opozitës zyrtare ka treguar se është gjithmonë i gatshëm të kundërshtojë sundimin e “pakicës së ndritur” mbi shumicën numerike.
Por, me qasjen aspak burrërrore që Basha ka zgjedhur për të vazhduar betejën në PD, ky front riskon të thërmohet. Nëse fraksioni bravave arrin ta mbajë drejtimin e PD-së edhe pas dhjetorit, kumti që do të na përcillej të gjithëve do të qe dekurajues. Prej tij do të kuptonim se jetojmë në një “demokraci” ku mazhoranca nuk ka më vlerë dhe asaj i takon vetëm të nënshtohet.
Për sa kohë që ky qe mesazhi që tentonte të përcillte pushteti, ndaj kësaj sfide ia vlente të rrezistohej, por kur ajo rrezikon të bëhet edhe kredoja e partisë kryesore të opozitës, shoqëria shkon drejt asfiksisë.
Ky pra është kërcënimi më i madh i vijësjelljes që ka vendosur të ndjekë Lulzim Basha: ai se, në këtë vend, mund të sundosh edhe duke qenë pakicë. Prandaj një fitore e tij e mundshme nuk i bën dëm vetëm PD-së, por mbarë shoqërisë. Sepse më shumë sesa gjithçka kjo është ajo që i duhet sot regjimit të Edi Ramës.
Më kot, Lulzim Bashën e akuzojnë se ka bërë pakte humbëse me kryeministrin, se ka flirtuar fshehtas me oligarkët e tij, se tani organizon nga halli skena femijënore lufte në parlament. Të gjitha këto do të shumëzoheshin me zero, nëse në fund të procesit të PD-së, triumfon kredoja e tij, se në këtë vend vota nuk ka më vlerë. Asgjë më shumë se kjo nuk do ti leverdiste pushtetit. Asgjë më tepër nuk do e zhyste çdo lloj rrezistence në një letarigji të pa llogaritshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38