Flash News

OPINEWS

Bashkia e Tiranës është sot një institucion pa kokë e këmbë

Bashkia e Tiranës është sot një institucion pa kokë e

Nga Ylli Dylgjeri/

1- Populli shqiptar ka një shprehje: Peshku qelbet nga koka!

2- Institucion sot është i shpërbërë dhe nuk funksion sepse është i kapur nga Inceneratorët, nga 5D, e deri te Kryetari me prova kompromentuese.

Bashkisë sot i del tym i zi.

3 - SPAK është sot për Erjon Velinë nga një Institucion me kolegë të kualifikuar te fyerja dhe intimidimi i Prokurorëve.

4 - Banditët e Bashkisë Tiranës sulmuan SPAK-un dhe Prokurorët në institucion.

5 - Rama sot paligjshmërisht ka uzurpuar drejtimin e Bashkisë duke e rikapur mafian dhe tregun e ndërtimeve dhe investimeve.

6 - Sot vota e qytetarëve të Tiranës është e shkelur, nuk funksionon Këshilli Bashkiak. Bashkia është e kapur nga Kryeministri autoritar i akuzuar si pjesë e narkomafias që rreshton administratën në sheshin Skënderbej.

7- Kryetari i komanduar duhet të marrë votat e Këshillit Bashkiak.

8 - Administrata e Bashkisë së Tiranës është në kolaps, ngrysen në detyrë dhe sdinë në çfunksion do të gdhihen!

9 - Sulmet mafioze individuale të Erion Velisë &Co ndaj prokurorëve të SPAK, apo gjyqtareve të GJKKO që po merren me dosjen e kreut të Bashkisë së Tiranës, nuk intimidojne zyrtarët e drejtësisë, ato dëshmojnë lajthitje, frikën kolektive të elitës politike, mungesën e vullnetit të saj për t’u përballur me të vërtetat e keq-qeverisjes së instaluar prej dekadash në vendin tonë dhe pasojat e saj.

Të fundit