Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

IN MEMORIAM
Ishte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në aeroport me tim vëlla Feridin për të pritur Kadarenë dhe zonjën e tij, Helenën. Nga takimi i parë nuk kishin kaluar as gjashtë muaj, ndaj prania e Feridit më jepte njëfarë sigurie. Si hipëm në makinë, në pasqyrëzën e brendshme shihja portretin e qeshur të Kadaresë, çka më jepte disi prehje. Po kujtonin ngjarje dhe njerëz kur ishin në Lidhjen e Shkrimtarëve. Aq e shkurtër m’u duk rruga deri në shtëpinë e tij, sa më erdhi keq se do të ndaheshim, kur ai, në vend që të përshëndetej, tha prerazi:
– Ngjituni lart të dy. Por nuk po ju ftoj për drekë, ta keni të qartë, – na siguroi duke qeshur.
Pasi parkuam makinën te Hotel Tirana, nuk vonuam dhe drejt e tek apartamenti i tij. Derën na e hapi gjithë bezdi një grua që s’e kisha parë ndonjëherë. Është Kakuja, e motra, më tha Feridi, ndërsa u ulëm në kolltukët e dhomës së pritjes. Hera e dytë që ndodhesha në atë vend. Nxora nga çanta nja pesë kopje të librit të “Dialog me Alain Bosquet”, që sapo e kisha shtypur në Itali. Po prisnim të vinte Kadareja, kur dëgjoj nga dera gjysmë e hapur zërin e Kakusë:
– Po këta, me vrap erdhën, nuk u pritej deri nesër!
Ka kaluar mbi çerek shekulli dhe nuk e harroj kurrë se si u ndjeva në ato çaste. Më duket sikur më djegin faqet edhe sot e kësaj dite nga turpi. Por do të kalonin shumë vite ta kuptoja domethënien e sjelljes së Kakusë.
Takimet me Kakunë ishin të rralla (ajo punonte në redaksinë e gazetës “Shekulli”), vetëm në promovime apo panairi libri. Por e solli rasti që të bënim një udhëtim të gjatë deri në Gjirokastër. Ishte janar i vitit 2001. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, zoti Ylli Asllani, na kishte ftuar në një ceremoni me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Kadaresë. E lamë me Kakunë të niseshim herët në mëngjes, sepse na priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Kur iu afruam Lushnjës, ndalova makinën pranë një restoranti dhe i thashë Kakusë që të zbriste. Ndërkohë ajo hapi një qese me byreçka, djathë, ëmbëlsira dhe e vuri në prehër.
– Uh, çfarë restoranti! – foli gati me zemërim. -Vetëm për të harxhuar paratë janë e prapë të merr uria, – vazhdoi. -Shko ti, po të pres këtu.
U ula i vetëm në restorant, por po më dukej sikur po i fshihesha Kakusë. (Që nga ky rast, me shaka u them të tjerëve se si mund ta përfytyronim një restorant sipas Kakusë. Ti hyn brenda, ndërsa ti ulesh, të rrethojnë kamerierët gjithë gëzim, të ofrojnë çfarë të duash dhe në fund, bakshishin nuk e jep ti, por ata, madje, të luten se ndryshe do ta ndienin veten keq. Ia thosha herë pas here këtë kur uleshim në bar apo restorante dhe fytyrës së saj nuk i lëvizte sikur një muskul.)
Kur po i afroheshim Gjirokastrës, m’u lut të ndalonim. Zbriti, hipi në ndenjësen prapa dhe më tha me të qeshur:
– Tani shiko drejt, mos kthe kokën mbrapa, se do të bëj striptizë!
Kur ndaluam pranë sheshit të Çerçizit, shikoj një Kaku tjetër. Një zonjë e vërtetë! Dhe në ndenjësen pranë një pirg me triko, bluza, xhaketa, shall. Ngaqë mëngjesi kishte qenë i ftohtë, ishte veshur e ngjeshur mirë.
Ishte një ditë e bukur, ndaj iu luta të më tregonte shtëpinë ku kishte lindur. Morëm rrugën të heshtur, por nën vështrimin e shumë kalimtarëve apo shitësve që rrinin në dyert e shitoreve. Po u afroheshim shtëpisë së Kadarenjve. Megjithëse e dëmtuar nga zjarri që kishte rënë kohë më parë, dukej madhështore nga larg. S’mbahet mend që kur s’kam ardhur këtu, më tha kur e pyeta se kur ka qenë hera e fundit. Befas fytyrës i kishte rënë një tis mallëngjimi. Gati përballë shtëpisë ishte një portë e madhe ku në dy gurë të mëdhenj anash ishin ulur dy gra. Njëra po thoshte: moj, si Kadrija më duket. Kurse Kakuja kokën drejt, as majtas as djathtas, nuk u hodhi sytë. Njëra prej tyre mori guximin, nxitoi të na priste rrugën dhe i doli përpara me një fytyrë ku mund të shihej qartë gëzimi:
– Moj, mos je Kakuja ti?
– Jo, – i tha Kakuja ftohtë. – Kush je ti?
– Po ti moj, Kakuja, je. Nuk më mban mend? Mamaja jote na jepte gjithnjë bukë kur dilnim e luanim në oborr.
– A, ashtu? Mirë jeni?
Nuk po u besoja veshëve. Asnjë shenjë mallëngjimi. Tronditjeje. Çfarë vetëpërmbajtje! Tmerr! U ndamë pa folur, tani ishim te porta e shtëpisë.
– E shikon atë shtyllë elektriku? Me llambën e rrugës lexoja libra natën. Na e fiknin dritën prindërit, mos harxhonim!
(Kur vite më vonë, në prani të Kakusë, ia tregova një herë Kadaresë, ai me një ton tallës i tha: “Po kur të duket edhe ty vetja e rëndësishme. Pika!” Ndërsa Kakuja, gjithë duke u vetëmbrojtur, me sy gati do t’ia shkrepte të qarit, ia ktheu: “Po ç’bëra, mo?”)
Pasdite u zhvillua një ceremoni për dhënien e titullit “Nderi i Gjirokastrës” Kadaresë, Musine Kokalarit dhe Eqrem Çabejt. Sa herë na afroheshin kamerat, Kakuja ia niste gjithë: bobo, ja do të më shohë Ismaili! Do të më bërtasë! (Tani që po i shkruaj këto radhë, e ndiej se sa dashuri kishte për vëllain e saj të shquar, por që për të tjerë kjo është së prapthi po t’i lexosh fjalët normalisht.)
Se sa dashuri kishte ajo për Kadarenë arrita ta kuptoja mirë, sidomos kur Kakuja filloi punën në redaksinë e “Onufrit”. Pas një bashkëpunimi të çmuar në botimin e veprës së plotë të Kadaresë, m’u duk fare e natyrshme ta kishim në staf. Aq më tepër kur kishte një përvojë të gjatë si redaktore, por, kryesorja, ishte një grua e kulturuar dhe kishte një dashuri dhe adhurim të çmendur për librat. Recitonte vargje të tëra nga “Onjegini”, vargje të Eseninit, Kadaresë, Agollit. Dinte të fliste bukur për çdo libër, për çdo personazh romani. Sepse jeta e saj kishte qenë vetëm libra. Ndaj ishte fat për një redaksi të kishte një punonjëse të tillë. Përveç kësaj, duke gjykuar moshën dhe shëndetin e saj, më dukej se për të ishte një prehja pas kaq vitesh punë sfilitëse nëpër redaksitë e gazetave qendrore. Por Kakuja nuk mund të ndahej dot nga gazetat. Kurioziteti i saj dhe dëshira për të qenë në këto mjedise ku ajo të sfidonte me aftësitë e saj kolegët ishte shumë e qartë për mua. Sidomos kur mora vesh se ndërkohë që punonte te ne ishte korrektore edhe në dy gazeta të tjera. Nuk e besova në fillim dhe gjithë dyshim i thashë: po si ia del të punosh pa pushim? Nuk pranoi asgjë. Kurrë nuk mund ta kuptoje se po thoshte ose jo të vërtetën. Aq vetëpërmbajtje kishte. Të nesërmen kishte lënë një letër, ku më kërkonte ndjesë dhe jepte dorëheqjen. O Zot, sa m’u dhimbs! I thashë të vinte në zyrë dhe me një ton dashamirës iu drejtova:
– Ç’më çan kokën, o Kaku? Pse kërkon të më mbushësh mendjen? Ti je e lirë pas pune të shkosh e të punosh ku ti dëshiron. Madje, si të mbarosh punën, mund të shkosh edhe të bësh striptizë! – shtova për ta zhdramatizuar situatën.
Por, sikundër e kuptova më vonë, ajo e bënte këtë për të marrë vesh se ç’thuhej, ç’do të shkruhej për Kadarenë. Kanë qenë kohë kur shtypi merrej shumë me jetën e Kadaresë dhe Kakuja e vuante shumë. Vetëm për këtë jetonte dhe kishte aq energji dhe shpirt luftarak sa nuk ia dilje dot ta frenoje. Kam pasur rastin ta shoh këtë që shkruaj kur në zyrë erdhi një zonjë, vajza e një përkthyesi të madh, dhe nënshkruam kontratë botimi. Për ta festuar, e ftova edhe Kakunë në restorantin përballë zyrave. Sapo Kakuja dëgjoi mbiemrin e zonjës, u sigurua se ç’lidhje kishte me një person që shkruante kundër Kadaresë vazhdimisht veç kur filloi e s’dinte të mbaronte. U krijua një situatë e rëndë. I lutesha të ndalonte, por kjo sikur e përndizte më keq. Zonja përballë vetëm buzëqeshte me atë fytyrën e saj të bukur dhe e shihte në sy Kakunë. Nuk e ndaloja dot. Si një lodër që bën zhurmë të tmerrshme, por nuk e ndalon dot po nuk i hoqe bateritë.
Ishte dashuria e saj për vëllain e famshëm! Jetonte vetëm për ta dëshmuar në çdo rast. Kaq e thjeshtë është.
E kam kuptuar me kohë këtë ndjenjë të bukur dashuri motre për vëllain, gjithë këto vite. Po sa e mezidukshme për të tjerët mund të ishte kjo. Dhe vërtet, si mund ta kuptosh në këto dy raste:
Ai sapo ka mbërritur pas gjashtë muajsh nga Franca dhe ajo si e trembur para tij.
– Hë, ç’kemi? (E pyet ai, as dorë, as përqafim.)
– Hiç, – përgjigjja e saj si një zog i trembur.
Apo kur nisej Kadareja për në Paris. Makina ka ndaluar përballë Sky Tower ku ka apartamentin. Sigurohem që dyert janë mbyllur dhe ndërsa hap derën për të ngarë makinën, pak më tutje shoh portretin e trishtuar, të dhembshur, të motrës. Nuk mundem t’i harroj këto çaste që përsëriteshin dy apo tri herë, çdo vit.
Ndërsa vendoseshin kurorat mbi varrin e Kakusë, s’di pse befas në kokë erdhi një mendim që e kisha pasur mbase brenda vetes përherë. Jetoi në këtë botë vetëm për dy dashuri të mëdha, të padyshimta, të përjetshme: për vëllain e saj të famshëm dhe për librat!/ Exlibris.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38