Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luçiano Boçi
Ka një përpjekje të shfrenuar për t’i ndarë anëtarët e PD sot, apo drejtuesit e saj ndër vite, në pro-amerikanë dhe në anti.
Investuesit politikë shqiptarë të kësaj teze, spekulojnë me një akt diplomatiko-politik, me të drejtën ligjore të atakimit, i cili i drejtohet një personi (Berishës) pavarësisht përfaqësimit dhe vendit që mund të zerë ai në hierarkinë politike.
Sipas tyre, distanca ndaj këtij “mallkimi” afekton jo vetëm njerëzit që kërkojnë e mbështesin sot një proces normal zgjedhor legjitim të inspiruar nga anëtarësia e mbartësi i non-grata-s, por dhe forcën politike ku aderon, nëse e mban atë në gjirin e saj.
Retorika banale shkon deri aty sa këtë sjellje ta tundin si vërtetim dashurie ndaj SHBA-ve dhe si një kartabiankë e cila i siguron ose jo të drejtën atyre, për të qenë ata ndërmjetësit e dashurisë për vetë SHBA-në.
Shkojnë deri ne etiketime të tilla fantazmagorike me terma “bandë” apo “organizatë” anti-amerikane, duke krijuar tymnajën e një ndjenje dhe realiteti që nuk ekziston.
Shpërndajnë profecira antike të një “armiqësie” hipotetike që do shfaqet në horizont me përmasa shkatërruese për PD, nëse ndodh “gjëma”, por që ekziston vetëm në kokat e tyre.
Spekulohet me një marrëdhënie tashmë solide, joartificiale e as momentale, me partnerin tonë kryesor dhe mbështetësin e disafishtë të vendit, SHBA-në.
E gjitha kjo bëhet për arrivizëm politik, me një kosto të pallogaritshme dhe një verbëri ulëritëse.
Sepse po vendosin përdhunshëm një pikëpyetje që kurrë nuk ka ekzistuar së paku në këto vite demokraci.
Pikëpyetjen e mirënjohjes për Amerikën.
Një tentativë e tillë është e rrezikshme dhe e dëmshme.
Një pikëpyetje e tillë duhet të anulohet, duhet të zhduket e fshihet menjëherë.
Ajo dëmton ndenjën pro-amerikane të shqiptarëve dhe hedh dyshime për vlerat e saj të pakontestueshme.
Shqiptarët kudo, anëtarët e formacioneve politike, veçanërisht të Partisë Demokratike, për shkak të histories, si dhe përfaqësuesit e saj politikë, janë thellësisht pro-amerikanë.
Në çdo kohë e moment.
Kjo është e dëshmuar jo vetëm me politikat pro-atlantike të ndjekura nga çdo qeveri që ka drejtuar vendin në këto vite demokraci.
Shqiptarët e duan Amerikën. Anëtarët e PD thelbësisht. Pa kushte.
E duan për vlerat e lirisë e demokracisë, përmasën e të drejtave universale, për fuqinë dhe zhvillimin që imponon, për rolin historik në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
Prandaj ata sot kërkojnë me ngulm “të pakuptuar” nga spekulantët politikë, respektimin e vullneteve të lira dhe votës së lirë.
Është një dashuri e cila as mund të dyshohet, as mund të keqpërdoret e as të negociohet.
Ajo asnjëherë nuk ka pasur nevojë të imponohet dhe kur është kërkuar të ndalohet nga diktatura, sepse thjesht ajo nuk pranon ndërmjetës.
Prandaj tezat e “të përzgjedhurit”, apo “të mallkuarit” sot janë e mbeten teza false.
Sepse askush nuk mund të kushtëzoje apo të negociojë këtë marrëdhënie të ndërtuar mbi bazën e mirënjohjes, e cila është dhe e njohur dhe e pranuar si e tillë nga partneri ynë startegjik. Jo apriori, por në bazë të kontributeve edhe të personave për rolin në ardhjen e demokracisë, anëtarësimit në NATO, apo akteve të tjera.
Për më tepër askush, qoftë drejtues politik, nuk mund të marrë tagrin e atij që ndan kufirin midis dashurisë dhe jo dashurisë.
Një demokrat në dashurinë për Amerikën nuk ka nevojë për ndërmjetësinë e lidershipit të PD, sikurse një socialist nuk ka nevojë për Ramën.
Perandorët u zhveshën nga e drejta hyjnore, që me Iluminizmin, kur njerëzit kuptuan e pranuan që dashuria për Zotin nuk kishte nevojë për ndërmjetës politik.
Përgjatë historisë një rol i tillë, madje dhe nga e kundërta, nuk ka pasur sukses dhe nuk mund të ketë.
Mjafton të sjellim në kujtesën historike sjelljen e Hoxhës para viteve ‘90.
I vetëshpallur shpikësi dhe imponuesi i dashurive kombëtare, ai çfarë nuk bëri për të mbjellë me dhunë te shqiptarët dashuritë jugosllave, sovjetike e kineze dhe për të ndaluar dashurinë për Amerikën e Perëndimin.
Dhe asnjëherë nuk ia doli, megjithëse përdori gjithçka. Nga propaganda e deri te terrori e pushkatimet për çdo ndjenjë pro-amerikane të shqiptarëve.
‘90-ta e dëshmoi qartazi që lidhja shpirtërore e shqiptarëve nuk ishte mbytur dhe ata para saj kishin refuzuar çdo “pro” tjetër të imponuar.
Ardhja e Xhejms Beker-it shpërtheu realitetin që shpërdahet dhe ekziston dhe sot.
Ndërmjetësia nuk funksionon.
Një shembull tjetër për padobishmërinë e ndërmjetësisë:
Sado që mundohet Rama, me prirjet e tij autoritariste, të imponojë një “flirt” me Serbinë nëpërmjet projekteve rajonale, propagandës e me lloj-lloj marifetesh, ai nuk mundet t’ia dalë.
Ai nuk mund t’i imponojë asgjë shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të jenë dot pro-serbë. Ndërmjetësia apo shkuesia nuk jep rezultat si në demarshet për pro si në ato për kundër.
Në këto marrëdhënie “partneri” as nuk zgjidhet e as nuk funksionon, as për mirë e as për keq.
Prandaj pro-amerikanizmi i anëtarëve të PD, i përfaqësuesve të saj politikë, i liderve të saj në çdo kohë, sikurse i gjithë shqiptarëve i ngjason atij malit të lartë që sado ta gjuajnë ai po mal ngelet.
Shqiptarët shkojnë vetë te ky mal.
Nuk ka nevojë që dikush t’i zërë prej dore…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38