Flash News

OPINEWS

"Drejtesia duhet të veproje sipas ligjit dhe jo sipas rastit"

"Drejtesia duhet të  veproje sipas ligjit dhe jo sipas rastit"

Nga Lisandër Hoxha

SPAK-u qe nuk duam eshte ai qe merret me politike dhe perpiqet te veproje per te marre pelqime publike me shume se sa per te zbatuar ligjet, luftuar korrupsionin, etj.

Personalisht kam mbeshtetur dhe mbeshtes nje lufte pa kompromis ndaj korrupsionit me nje sistem drejtesie te pavarur nga politika.

Ky i yni eshte nje sistem hibrid, i cili akoma nuk eshte shkeputur nga politika dhe me keq akoma ben politike per qellime 'PR', per disa sondazhe, te cilat do i paraqiten sponsorizuesve te Reformes ne Drejtesi si model suksesi.

Per kaq gje, dosje te kopsitura dhe voluminoze presin ne sirtaret e SPAK momentin nga shefat e PR per te "goditur korrupsionin".

P.sh, vizita e Sekretarit te Shtetit, Antony Blinken, do te jete nje rast i mire qe te behet pak show.

Dikush duhet te arrestohet patjeter per te thene se drejtesia e re po funksionon.

Dikush qe i eshte shtyre arrestimi prej muajsh duhet te behet kurban.

Fundja, miku duhet "qerasur" me nje arrestim per te patur nje argument me shume per suksesin e reformes se sponsorizuar nga aleati yne strategjik.

Personalisht e neveris kete sjellje dhe orientimin e opinionit publik nga veprimet e planifikuara te drejtesise.

Per mua drejtesia duhet te jete jashte skemave te politikes se dites, te emocioneve publike dhe agjendave te tilla.

Korrupsioni luftohet me shpate pa kompromis ne kohen e duhur dhe pa plane te nendheshme.

Nga drejtesia e re pritet vetem standard, integritet, guxim dhe asgje me shume.

Shqiptaret e kane jetike punen e drejtesise se re qe te shkeputemi nga tranzicioni i sterzgjatur.

Partneret tane kane ofruar çdo lloj ndihme qe kjo gje te ndodhe.

Eshte jetike qe organet e drejtesise te shkeputen nga Monokrati Rama dhe nga ata qe u bejne politikat publike.

Drejtesia duhet te veproje sipas ligjit dhe jo sipas rastit

Të fundit