Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Erion Dasho
Në një shtet serioz, nëpunësit civilë dhe drejtuesit janë hallka kyçe për funksionimin e institucioneve dhe vetë shtetit. Ata janë memorja institucionale, garancia e zbatimit të ligjit dhe përgjegjësit për funksionimin e gjithë shtetit, përtej cikleve të qeverive dhe interesave të përkohshme politike. Pa një kastë drejtuesish të aftë, të ndershëm dhe të pavarur, nuk mund të kryhen reforma dhe as zbatohen strategji zhvillimore afatgjata.
Përvoja e punës në këto vite më ka çuar në shumë vende të botës dhe më ka dhënë mundësinë të njihem nga afër me mënyrën si funksionon administrata publike në këto vende. Dallimet sigurisht janë të mëdha, por në thelb, aty ku shteti funksionon, administrata është e shenjtë.
Në vijim do të jap dy shembuj, një nga Gjermania, një nga Nepali, në pamje të parë dy realitete krejt të ndryshëm, por me një pikë të përbashkët, respektin ndaj shërbimit civil dhe mbrojtjen e tij nga ndërhyrjet politike.
***
Në Gjermani kategoria e punonjësve civilë quhet "Beamte". Ata janë funksionarë të përhershëm të shtetit dhe punojnë në administratë, polici, drejtësi, arsim, dogana dhe institucione të tjerë të pavarur. Beamtët nuk i përkasin partive, nuk i ndryshon dot çdo ministër, dhe gëzojnë mbrojtje ligjore nga çdo ndërhyrje politike.
Beamtët janë të sigurt në punë, kanë paga dhe pensione të garantuara, sigurim shëndetësor të nivelit më të lartë të mundshëm dhe në këmbim ofrojnë profesionalizëm, etikë të lartë, përkushtim dhe përgjegjësi.
Beamtët janë një ndër arsyet kryesore se përse, edhe kur qeveritë ndryshojnë, Gjermania ecën përpara.
Shteti gjerman nuk zhbëhet çdo katër vjet...
Nepali është një vend në zhvillim, por sistemi i tij i nëpunësve civilë është tepër i konsoliduar, me një strukturë të qartë të niveleve dhe nënniveleve hierarkike. Kalimi nga një nivel në tjetrin bëhet nëpërmjet kritereve transparente, si p.sh., vjetërsia në punë, përvojat e mëparshme, arritjet, vlerësimi i performancës, penalizimet, etj.
Ky sistem ka bërë që administrata nepaleze të mbetet funksionale dhe të ruajë integritetin edhe gjatë tranzicioneve politike, të cilat nuk kanë qënë të pakta. Madje në shekullin tonë ndodhi edhe kalimi nga monarkia në republikë.
Në mënyrë të zgjuar aplikohet edhe mandati i kufizuar, ku një drejtues pasi qëndron 2 deri 5 vjet në detyrë, kalon detyrimisht në një pozicion tjetër në përputhje me nivelin që ka arritur në hierarkinë administrative.
Si Gjermania ashtu edhe Nepali kanë kuptuar dhe zbatojnë me përpikmëri një parim strikt të ndarjes së pushteteve, administrata duhet të jetë e pavarur nga politika, profesionale dhe e mbrojtur nga arbitrariteti i politikës. Kjo nuk është thjesht çështje teknike, por parim shtetformues.
Beamtët gjermanë dhe zyrtarët nepalezë gëzojnë respekt, mbështetje dhe, mbi të gjitha, nuk zëvendësohen sipas tekave të partive. Sepse në fund të ditës, institucionet nuk ndërtohen me fjalime dhe demagogji, por me njerëz të ndershëm dhe profesionistë që nuk e kanë frikë pushtetin politik.
***
Në Shqipërinë e Boratit, drejtori është instrument i vjedhjes dhe i kontrollit të politikës mbi burimet dhe interesat. Nuk ka patur asnjë përpjekje për ndërtimin e një administrate të pavarur dhe profesionale. Përkundrazi, janë emëruar militantë kokëboshë, shpesh pa patur as edhe kualifikimin më minimal për detyrën dhe pozicionin.
Me kalimin e viteve, emërimi i drejtorëve të rëndësishëm u bë kompetencë e përbashkët e politikës, oligarkisë, krimit dhe narkotrafikut. Qëllimi është i qartë: të emërohen njerëz të bindur dhe të korruptuar, të cilët nuk pyesin për ligj, por vetëm për urdhrat e pronarëve, cilëtdo qofshin ata
Shembujt janë të pafund. Drejtorët e famshëm të grupit 5D, sinonimi i abuzimit, vjedhjes deri në shndërrimin në hajdutë strategjikë. 5D-të mund të hyjë në librin e Rekordeve Guinness, pasi hajdutët u përjashtuan nga detyrimi për t'u taksuar, kur deshën të investojnë paret e vjedhura nga taksat.
Përgjimet e Sky ECC nxorën zbuluar se si shumë drejtorë u emëruan dhe kanë qenë nën kontrollin e bandave, duke u bërë pjesë e strukturave të pastrimit të parave, narkotrafikut dhe krimit.
Kjo që ka krijuar Borati vetëm administratë nuk mund të quhet!
Kjo është mafia me dokumente zyrtare...
***
Së fundi, Borati ka nisur "fushatën e spastrimit" duke shkarkuar në masë drejtorë bashkiakë, duke u përpjekur të japë përshtypjen e një pastrimi moral. Përveç se i paligjshëm sepse minon edhe atë pak autonomi lokale që i ka mbetur Shqipërisë, ky është qartazi teatri i radhës.
Drejtorët e rinj që do të emërohen për të zëvendësuar të vjetrit, do të jenë po aq të korruptuar, sepse kriteri mbi të cilin ata përzgjidhen nuk ka ndryshuar: të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin. Mbi të gjitha, pjesën e luanit të mos ta mbajnë për xhepin e vet, por për tutorin politik apo atë kriminel.
Shqiptarët vetë nuk kanë asnjë dyshim.
Përsa kohë do të ekzistojë qeverisja e Boratit, administrata nuk do të prodhojë as punë dhe as rezultate, por 5D-në e radhës...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38