Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E drejta për të qenë njëkohësisht europian, shqiptar dhe mysliman
nga Veton Surroi
1. Një shqiptar vrau parmbrëmë në Vjenë katër vetë… në një sulm “terrori islamik”. Fjalia mund të thjeshtësohet edhe më: një shqiptar, mysliman, vrau katër veta dhe plagosi shumë të tjerë. Dhe e këtillë shërben për thjeshtësim të mëtejmë, me të cilin vrasja e së hënës në Vjenë shërben për dy pyetje kolektive/vetakuzuese që gufuan në rrjetet sociale ndër shqiptarët: si është e mundur që një shqiptar të bëjë diçka të këtillë në kryeqytetin e përkrahësve më të mëdhenj europianë për themelimin e shtetit shqiptar dhe çka nuk është në rregull me islamin, që një i ri të ndërmarrë këto veprime në emër të tij?
Lehtësia, me të cilën mund të bëhen këto thjeshtësime, është gjithashtu lehtësia me të cilën i tërë diskursi publik mund të futet në kurthin e paragjykimeve dhe ofendimeve, në kurthin islamik. Në të shqiptarët do të ishin më të mirë po të mos ishin myslimanë, e islami do të ishte më i mirë po të mos ishte islam. Kështu, në historinë e njerëzimit çdo krim që është bërë – madje edhe ato kundër njerëzimit – do të lidhnin kriminelin me kombin, e kombin me religjionin, dhe në fund do ta fajësonin religjionin.
Terrori në Vjenë mund të shpjegohet me një fjali më të ndërlikuar, ashtu siç është e ndërlikuar edhe jeta. Vrasësi i Vjenës ka qenë arrestuar si vullnetar i ISIS-it. Si shtetas austriak dhe i Maqedonisë Veriore ka vuajtur dënimin në Austri, dhe për shkak të moshës së re është liruar para skadimit të dënimit. ISIS ishte dhe është organizatë, e cila i mohon dy gjëra: përkatësinë kombëtare dhe lirinë e shkollave të ndryshme të interpretimeve të islamit. Në vështrimin e ISIS-it ekziston “ummaja islamike”, pra, një popull mysliman dhe ekziston vetëm një interpretim i islamit, atë çfarë e bëjnë ideologët/ teologët e ISIS-it. Vrasësi në Vjenë kështu është një ushtar i “ummasë”, i cili zbaton ideologjinë/teologjinë e ISIS-it.
Ky shpjegim pak më i ndërlikuar, vrasësi i Vjenës si ushtar i ISIS-it ka hequr dorë nga identiteti i tij kombëtar shqiptar dhe nga e drejta që myslimani ta mbajë besimin siç e mbajnë tradicionalisht shqiptarët, madje shumica e kombeve në botë.
Pra, jo, as shqiptarët e as islami nuk kanë përgjegjësi për vrasjen në Vjenë. Por, po, edhe shqiptarët edhe islami janë në shënjestër të ISIS-it, së bashku me tërë botën tjetër që nuk pajtohet me ideologjinë/teologjinë e ISIS-it.
2. Çdo thjeshtësim është i mangët dhe çdo thjeshtësim identitar prek në pika neuralgjike. E pashë sërish javën e kaluar kur reagova ndaj një thjeshtësimi të Presidentit amerikan, Trump, i cili disa herë radhazi Kosovën e ka quajtur vend islamik apo shtet mysliman, gjë që e përsëriti edhe kryeministri izraelit, Netanyahu. Me këtë deklarim të Presidentit amerikan ishte i entuziazmuar teologu dhe hoxha Shefqet Krasniqi, që e shihte përmbushje të mënyrës së tij të vështrimit të marrëdhënies mes shtetit, kombit dhe religjioneve. Reagova në rrjete sociale duke kërkuar më shumë seriozitet. Presidenti Trump ka njohuri shumë të kufizuara për Kosovën dhe për gjëra të tjera, siç qe rasti me idenë që të injektohet dezinfektuesi i pllakave të banjës në trupin e njeriut për ta shëruar koronavirusin. Prandaj sugjerova që hoxha të tregojë më shumë seriozitet me shëndetin dhe Kosovën: “Kosova nuk i përket asnjë religjioni: u përket qytetarëve të saj, të cilët mund të zgjedhin lirisht besimet e tyre, përfshirë edhe ato fetare”.
Komentet e përkrahësve të hoxhës, nëse spastrohen prej fyerjeve personale, janë se në Kosovë jeton një shumicë myslimanësh. Në fakt, ky është argumenti thjeshtësues, siç ishte ai i mësipërmi, i lidhur me vrasjen në Vjenë. Kosova, nga aspekti i vet identitar, është bërë shtet si aspiratë e shumicës së qytetarëve të vet, të cilët janë shqiptarë. Kosova nuk ka lindur si shtet i aspiratave të besimtarëve të saj, myslimanë apo të tjerë. Dhe, si shtet laik, jo vetëm që nuk pranon një religjion “shtetformues”, por ka obligim që të garantojë të drejtën e besimit të çdo besimi fetar.
Kur presidenti Trump apo hoxhë Shefqet Krasniqi thonë se Kosova është shtet mysliman, bëjnë gabim të mosnjohjes themelore të njërës prej vetive më të spikatura të shqiptarëve, laicitetin e tyre. Shqiptarët kanë vënë identitetin e vet kombëtar para atij fetar dhe kanë integruar brenda kombit e pastaj edhe shteteve të veta (me përjashtim të përkohshëm të periudhës së Enver Hoxhës) të drejtën që çdokush të ushtrojë besimin e vet brenda ombrellës së madhe laike kombëtare e shtetërore. Kjo ka bërë që islami ndër shqiptarë të jetë natyrshëm europian para se një përpjekje e këtillë të ndërmerrej në vendet e tjera të kontinentit.
Në shtetet e shqiptarëve, e drejta për besim te myslimanët nuk fitohet me përqindje: këtë do ta kishin qytetarët e saj qofshin 1 për qind apo 99 për qind të popullatës. Të drejtën e besimit e ka individi, qytetari.
Pra, jo, Kosova nuk është shtet mysliman që ka njohur Izraelin, siç kumtuan Trumpi dhe Netanyahu. Kosova është edhe një shtet europian që e ka njohur Izraelin; edhe një shtet europian ku çdo besimtar (apo jobesimtar) jeton në paqe me besimin (apo agnosticizmin e ateizmin) e vet.
3. Por, Kosova, si shtet laik, ka edhe një obligim mbrojtjeje. Nuk obligohet vetëm ta mbrojë religjionin nga shteti, por duhet ta mbrojë edhe shtetin nga religjioni. Andaj edhe nuk mund të jetë shtet mysliman, as islamik apo çfarëdo denominimi tjetër religjioz.
Ky është një mësim që ndër shqiptarët vjen natyrshëm dhe është lehtë i kuptueshëm. Për kombet e tjera është pjesë e një përpjekjeje inxhinieringu social. Pas themelimit të Republikës së Turqisë, prijësi i saj e vendosi shtetin mbi religjionin, ngriti identitetin kombëtar mbi atë fetar, vendosi Kushtetutë e ligje në vend të Kalifatit, qendrës interpretuese të islamit në botë. Një projekt i këtillë – i mbrojtjes së shtetit nga religjioni – jo rrallë u ekzekutua me masa drastike, deri te nxjerrja e ushtrisë në rrugë çdoherë që u besua se vendi po rrëshqiste drejt “islamizmit”. Prijësi i sotëm i Turqisë e ka vënë në një sprovë të re identitare, atë në të cilën besimi mund të shndërrohet në tiparin e parë identifikues të qytetarit të Turqisë, gjegjësisht të shtetit, një shteti të madh të Lindjes së Mesme.
Dhe, në momentin kur përmendet Lindja e Mesme, lehtësisht mund të rrëshqitet në paragjykime. Pra, është i mundur islamizimi i Turqisë, siç u bë i mundur islamizimi i Iranit më herët. Por, një këso lëvizjeje identitare ishte më e dukshme se kudo në botë javën e kaluar – jo në Lindje të Mesme, por në Evropë, në Mal të Zi – kur vdiq mitropoliti i Kishës ortodokse serbe, Amfilohije Radoviq. Turma e mbledhur për ta përshëndetur – përfshirë edhe puthjen e kufomës, e cila gjeti vdekjen nga koronavirusi – i ngjasonte më së shumti përcjelljes së fundit të imam Homeinit, e mbase edhe ia kaloi asaj, ngase ajatollahu i ndjerë nuk u puth në rrugëtimin e fundit. Dhe nuk kishte vdekur nga murtaja e sotme.
4. Amfilohije Radoviq, ndoshta më shumë se çdo shembull i deritanishëm i përpjekjes së dominimit të identitetit fetar mbi identitetet e tjera (shtetërore, kombëtare), tregon forcën e shkatërrimit dhe rrezikun me të cilin ballafaqohen shoqëritë bashkëkohore, posaçërisht ato me brishtësi identitare e shtetërore, siç janë disa prej shteteve të ish-Jugosllavisë.
Mitropoliti i kishte prirë suksesshëm një lëvizjeje ideologjike/teologjike të ngjizjes së supremacisë serbo-ortodokse në hapësirat ku jetonte popullata serbe apo, si Mal të Zi, atë që ai konsideronte serbe. Prej bekimit të luftëtarëve serbë që shkonin në fronte kroate, atyre që bombardonin Sarajevën dhe së fundmi deri te nisja e protestave religjioze kundër ligjit të Malit të Zi me të cilin shteti mbrohej prej religjionit, mitropoliti arriti që në masë të madhe të shkrijë kufijtë natyrorë mes individit, kombit, religjionit e shtetit. (Sot, Mali i Zi jeton i ndarë dysh politikisht mes lëvizjes së prirë nga mitropoliti dhe forcave politike të një shteti laik). Në versionin e tij, aty ku jetojnë serbët (apo ata që ai konsideron të jenë serbë) do të qeverisë presidenti serb, çizmja serbe, kryqi i Kishës ortodokse serbe. Dhe miqësia e përhershme me Rusinë.
Në leximin e botës së Amfilohijes ekzistonte diçka si “ummaja” ortodokse. Në të ishte obligimi i shenjtë që besimi i Amfilohijes, interpretimi i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij të vendosen si mendim e besim serb e të “ummasë ortodokse”. Ai besim mund të vendosej me predikime të zjarrta apo duke vrarë civilë kalimthi nëpër rrugë, sikur bëri vrasësi i Vjenës të hënën. Apo, nja 25 vjet më herët, duke mbledhur e ekzekutuar mbi tetë mijë banorë të Srebrenicës brenda disa ditëve, sepse kishin qëlluar të besimit tjetër prej “ummasë” ortodokse. Sepse kishin qëlluar myslimanë. koha.net
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38