Flash News

OPINEWS

"Edi nuk merret me qentë, ua ndërsen policinë me kallashë e tritol"

"Edi nuk merret me qentë, ua ndërsen policinë me

Nga Mehmet Elezi

PYETJET NUK VDESIN

Nuk përjashtohet, që Edi Rama:

E rrafshoi Thethin turistik për llogari të oligarkëve. Që në Theth të ndërtojnë e të fitojnë ata, oligarkët e tij.

Nuk përjashtohet, që Edi Rama:

Fshatarëve që mbajnë familjen duke shitur një lugë qumësht nëpër qytet, po u turret për llogari të kompanive të bulmetit. Që kompanitë të shesin prodhimet me qumësht pluhur e jopluhur e dreqi e di çka, prurë nga Serbia.

Nuk përjashtohen arsye të tjera të errëta.

Nuk përjashtohet edhe një pyetje:

Mos Edi Rama po e rrenon fshatarin, në daç në Theth, në daç në Tiranë, që ta detyrojë me ia mbathë nga Shqipëria? Që të vijojë shpopullimi? Domethënë, pa eufemizma, të vijojë spastrimi etnik i shqiptarëve në atdheun e vet, në Shqipëri?

Çubrilloviçi këshillonte me ua prishë edhe gardhin (Edi nuk merret me gardhie, ua prish shtëpitë).

Çubrilloviçi këshillonte me ua ndërsye edhe qenin (Edi nuk merret me qentë, ua ndërsen policinë me kallashë e tritol).

Thjesht pyetje është.

Pyetjet nuk vdesin, thotë Pablo Neruda.

Të fundit