Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Sa herë mendoj keq për dikë ose për diçka, e ndiej se po hyj në gjynah; por ama i bie në të!”
- Xhulio Andreoti -
Mehmet Elezi
Kur përzgjodhe për ministër të jashtëm një riosh pa emër prej Kosove, para do vjetësh, shumëkush pyeti: meqë e dashka kosovar, pse e vuri gishtin te një rrunzak? U tha se keci a rrunzaku ishte rritur në vathën e Sorosit. Kjo përgjigje prapë nuk mjaftonte. Te Sorosi kanë qenë edhe të tjerë, me më shumë përvojë e më të ditur. Për shembull, Veton Surroi, veprimtar dhe analist i njohur. Pse jo Surroin, me të cilin ke pasur edhe miqësi? Pse jo një tjetër, të ngjashëm?
Përgjigjja gjindet në vetëdijen e në nënvetëdijen tënde. Ti i urren intelektualët.
Shih CV-të e ministrave që ke mbledhur rreth vetes. Të ardhur nga paemërsia (anonimati). Ka prej tyre që kanë pohuar se e muarën vesh emërimin qeveritar nga televizioni. Në Partinë Socialiste ka pasur edhe profesorë universiteti, studiues, njerëz të artit. U shtynë në prapaskenë, në hije. S’u zëvendësuan kurrë me të ngjashëm, më të rinj. Tretja e tyre më kujton sharrën mbi pishat e një lulishteje të Beratit, në vitet tetëdhjetë. Dikush urdhëroi: pishat ua kanë zënë frymën trandafilave, të priten!
Pasi i kalbi në dhé më të diturit e partisë - kundërkomunistët dihet - Enveri iu turr përlavdërimit të baltës. Partia i mori nga balta e arave, thoshte për anëtarë të Byrosë Politike e ministra. Ti nuk more nga balta, ti iu drejtove llumit. Thua dot një emër të kabinetit, të një deputeti a zyrtari të lartë, që ka qenë dikushi para se me e gradue ti? Princi njihet nga njerëzit që afron rreth vetes, thoshte Makiaveli.
Ti i urren intelektualët.
I urren sepse u tutesh. Ua ke frikën thellë. Intelektuali është ndërgjegjja morale e një shoqërie. Më shumë se kaq, e një kombi. Për të e para është liria. Intelektualin s’e nënshtron kollaj. Intelektuali rebelohet. Ai nuk mund të pajtohet me një qeverisje autokrati. Me kapjen e të tëra pushteteve. Me zhbimjen e shqiptarëve, duke i dëbuar nga Atdheu. Me krimin e drogën. Me shqyerjen e pasurive kombëtare. Me... Ndërsa me askushët je komod. Të shohin në bebe të syrit. I hipnotizon me paranojat e tua, si dhelpra pulat. Askushet i thonë vetes po, ky është Skenderbe. As që u shkon mendja se mund të jesh Hamza, mos o Zot!
I urren sepse nën hijen e intelektualëve nuk merr dot frymë. Përballë tyre vetja të duket i vockël (gjatësia nuk bën punë në këtë rast). Ndihesh inferior. E ti do me qenë “lis i vetëm në fushë”.
Mungesën e një personaliteti intelektual te vetja rrekesh me e kompensue me elementë të jashtëm, si adoleshent trendy, cool. Kemi parë vajza të reja në kërkim të identitetit, që ende s’e kanë gjetur. Për ta kompensuar, shpojnë buzë e hundë me unaza metalike. Ti vesh koshule a çitjane edhe kur shkon me nderue gjakun e dëshmorëve. Mbath atlete edhe në samitet e NATO-s. Media ka shkruar se, për këtë arsye, të kanë përjashtuar nga fotoja e përbashkët, nga ajo që quhet foto familjare. Ti s’e ke përgënjeshtruar.
Dihet nga psikanaliza, kompleksi i inferioritetit përkthehet në agresivitet. “Agresiviteti shpesh eshtë mbikompensim për ndjenja të thella inferioriteti”, thotë Alfred Adleri, themeluesi i psikologjisë individuale. Sjelljet e tua e ilustrojnë pikërisht këtë ide. Ti je agresiv e mujshar me intelektualët.
Mujshar kur i sulmon edhe krejt pa lidhje. Duke folur vetmevete nëpër ekrane, kush e di në çfarë shkrepjesh trunore të ndërmendet ndonjëri, dhe i turresh.
Mujshar kur bën çmos me i poshtërue. A ka poshtërim më të madh për një intelektual se sa ta joshësh me u shitë me pare në dorë, si berr? Intelektuali i shitur quhet skllav. Në këtë pazar ti bën oferta të përndezura. Ofron statuse investitorësh strategjikë. Dhuron prona. Jep pensione speciale (fort rrallë sipas ndihmesës së njëmendtë). Këto e të tjera, nga pasuritë e shqiptarëve. Dikujt ia ke blerë heshtjen, nuk bëzan. Dikujt ia ke blerë fjalën, guxon me thanë edhe se ti paske qenë afër disidencës!
Mujshar kur përpiqesh me ua zanë frymën atyre që s’i blen dot. Që s’u bën dot trysni me dosje, se s’kanë dosje. Që në mos qofshin heronj, janë njerëz normalë, me dinjitet. Që janë të vetëdijshëm: e ardhmja e Shqipërisë mund të shitet lehtë, por nuk mund të blihet më as për një mal me pare. Si me ua mbyllë gojën? Pushoji nga puna, prejua burimet. Dhe më tej: shkrimtari nobelist Dario Fo flet për lista “me emrat e të gjithë atyre që ‘sillen keq’. Kush nuk futet në rresht, dëbohet. Dëbohet nga gjithçka”.
Në median e Tiranës janë shpërndarë lista intelektualësh që ‘sillen keq’. Këtij nuk duhet t’i hapet ekrani. Nuk duhet t’i hapen faqet e gazetës. As faqet e portalit. Ky nuk duhet të përmendet për asgjë. As të shahet a të kritikohet. Sulmi ia shton ndjekësit, e bën faktor. Të ndëshkohet me terr. Të trajtohet si i paqenë. Të harrohet.
Për ironi, listat kundër disa zërave të lirë intelektualë kanë depërtuar edhe në media afër opozitës!
Ti ke kualifikim special për diversione. Pare edhe për këtë, sa të duash. Paret tona të mjera, pare të tjera, të zeza.
Ndërkohë ekranet punojnë me tërë kapacitetin, prodhojnë një prerje tjetër “intelektualësh”. Prodhojnë “intelektualë” oborrtarë. Gjithologët shpallen analistë, shkrimtarë, filozofë. Kanë vetëm një mision: me ua shpërla trurin shqiptarëve.
Ti i urren intelektualët, sepse s’u bëre vetë i tillë. "Intelektuali është njeriu që e ve inteligjencën në shërbim të së vërtetës, jo të pushtetit”, thotë Albert Kamy. “Një intelektual është dikush që ka gjetur diçka më interesante se paratë", shprehet me një përndritje gazidhët (ironike) Edgar Allan Poe.
Ti je në polin e kundërt të intelektualit të këtij formati.
Ka shumë errësirë në jetën tënde parapolitike.
Edhe në politikë bën jetë paralele. Në tribunë flet për integrim europian. Në shtrat bie me mafian, fërkohesh me Beogradin.
Vendose një precedent, që s’e bën një intelektual: i shmangesh ballafaqimit. Nuk pranove kurrë me marrë pjesë në debat publik me kundërshtarët politikë. As në fushatat zgjedhore. Uashingtoni s’e zgjedh kreun e Shtëpisë së Bardhë pa u përballur kandidatët në ekran, që njerëzit t’i peshojnë e të gjykojnë vetë. Ky është modeli i botës demokratike. Ti, në vend të përballjes, zgjodhe monologun. Zgjodhe masturbimin politik. Kush i bishtnon përballjes në debat, ka diçka me fshehë.
Nuk bëre kurrë bilanc, sepse s’ke bilanc ndërtues.
Nuk shpalove kurrë strategji, sepse s’ke strategji ndërtuese.
Gjatë fushatës zgjedhore u shfaqe si aktor cirku amator, që ngre në valle ariun, duke i ofruar një sheqerkë nën grusht. U ofrove shqiptarëve një letër sheqerke: pasaportën europiane... në 2030-ën. Harrove se je Surreli, nuk je Brukseli! Po në katër vjetët e ardhshme, deri të vijë koha e pasaportës tënde europiane, çka u ofron shqiptarëve? Thellë e më thellë në humnerë. Dhe energji të zezë kundër opozitës. Dhe një fjalor me zhargon rrugësh.
Me gjasë kjo është një arsye më shumë që ti e urren Sali Berishën. Hija e tij të ngulfat, ta zë dritën. Ai vjen nga një rrugëtim intelektual. Ai s’i shmanget përballjes. E kërkon, i kruhen brirët për t’u ndeshur. Ky është qëndrim i njeriut që s’ka çka me fshehë. I guximtarit. Berisha është i ditur dhe lexon çdo ditë me u ba më i ditur. Ti qëmton citate për t’u dukur i ditur.
Serioziteti i shtetit ka një matës, që nuk përmendet shpesh: mënyrën e trajtimit të intelektualëve. Ti e privatizove shtetin, e bëre narkoshtet. Atëherë? Krijo “një klasë intelektuale, që i ka humbur penjëzat e zërit”, siç thotë Dario Fo. Më qartë: tredhi intelektualët! Këtë e ke në strategji.
Një shoqëri ku mungon oponenca intelektuale e pushtetit, ka përpara veç zi e më zi.
Ti i urren intelektualët. Ti, i gjati me kokë të vogël, rrumbullake.
Ti, i gjati, por jo i larti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38