Flash News

KRYESORE

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë, zjarrfikësit kanë degë peme dhe stola

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

Nga Neta Fero

Nuk ka asgjë të re. Çdo verë, Shqipëria përfshihet nga flakët. Çdo verë, të njëjtat pamje: tym, fshatra të rrezikuar, pyje të shkrumbuara, shtëpi të djegura, kujtime të bëra shkrumb, thirrje për ndihmë, propagandë qeveritare dhe, më në fund, “foto të ditës” për Instagram.

 Dhe çdo verë, shteti kapet në gjumë nga një emergjencë që është e parashikueshme.

Një vend si i yni, me verëra gjithnjë e më të nxehta, duhet të kishte një plan kombëtar për luftën kundër zjarreve, me mjete ajrore, pajisje moderne dhe trupa të trajnuara. 

Në vend të kësaj, kemi kërkesa për ndihmë nga fqinjët dhe justifikime se “kushton shumë”.

Dhe kështu, heroizmi mbetet gjithnjë tek individët. Tek ata që, pa kushte, pa mjete dhe shpesh pa asnjë mbështetje, luftojnë me zjarrin. 

Tek zjarrfikësit tanë. Ata nuk flenë në hotele luksoze pas orëve të gjata në terren. Ata nuk kthehen në shtëpi për t’u larë, për t’u ushqyer, për të pushuar.

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

 Ata flenë në stolat e parqeve, në hijen e ndonjë peme, me trupin e rraskapitur dhe uniformën e djersitur, gati që në çdo moment të ngrihen sërish e të përballen me flakët.

Kjo nuk është thjesht një foto prekëse, është një foto që të duhet të të revoltojë. Sepse nuk është normale që, në vitin 2025, Shqipëria të mos ketë akoma një shërbim modern zjarrfikës. 

Nuk është normale që jeta e këtyre njerëzve të jetë e pambrojtur. Nuk është normale që ata të mbeten pa mbështetje dhe të përdoren vetëm si imazh për rrjetet sociale.

Kur zjarrfikësit flenë në stol, është sepse nuk kanë ku tjetër. Por kur shteti fle… është sepse nuk do të zgjohet.

Këta burra dhe gra meritojnë shumë më tepër se një “photo of the day”. Meritojnë paga dinjitoze, kushte të sigurta pune, mjete moderne dhe një shtet që e merr seriozisht betejën me zjarret. Sepse ata nuk punojnë për “like”, ata punojnë për jetë.

Shteti, qeveria nuk është se nuk ka para.

Ka miliona për të asfaltuar pista luksi në mes të Elbasanit me kosto 190 milionë euro .

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

Me koston e një piste të tillë mund të blinim të paktën 6 avionë zjarrfikës, që sot do të ishin mbi malet tona, jo në katalogë tenderash.

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

Ka para edhe për të blerë veshje e çanta luksoze për VIP-at e politikës dhe bashkive, ku me paratë e një palë brekëve të Ajola Xoxes mund të blije pajisje të reja për një brigadë zjarrfikësish.

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

Por kur flitet për zjarrfikësit, për pyjet, për shtëpitë e njerëzve… buxheti bëhet “i varfër”.

Madje madje, jo me larg se sot në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale nga Vlora, vërtetohet qartë dështimi i shtetit në sigurimin e mjeteve për zjarrfikësit.

Elbasani ka pistë, Ajola ka brekë,  zjarrfikësit kanë

Tre zjarrfikës po përdorin degë peme për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën. 

Jo, nuk është varfëri. Është zgjedhje. Dhe zgjedhja është e qartë: investojmë në luks për pak njerëz, jo në siguri për të gjithë./ POLITIKO.AL

 

Të fundit