Flash News

OPINEWS

Çfarë tregon demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen e shqiptarëve?

Çfarë tregon demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen

Nga Irena Beqiraj

Ndonjëherë ta deshifrosh realitetin, edhe parashikosh të ardhmen nga të dhënat e treguesve kryesorë ekonomikë, ku në qendër të këtyre të fundit mbetet PBB-ja, është si ta shikosh botën jo me sytë e atij që ka një ka një çekiç në dorë e cdo gjë i duket gozhdë .

Ka parametra të tjerë që tregojnë më shumë për të ardhmen e një kombi sesa thjesht statistikat ekonomike me të cilat janë mësuar të "mburren" qeveritë .Sipas Jacques Attali -së ka tre parametra që duhen studiuar kur përpiqemi të kuptojmë se ku po shkon një komb, edhe ato janë demografia, ushqimi dhe muzika.

1. Popullësi që plaket !

Megjithëse sot Shqipëria nuk është vendi më i moshuar në Europë, ajo po plaket jashtëzakonisht shpejt. Një tregues i kësaj dukurie është përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç. Në Europë, u deshën mesatarisht 26 vjet që ky raport të rritej nga 15% në 20%; në Shtetet e Bashkuara u deshën më shumë se 50 vjet .

Në Shqipëri të dhënat demografike tregojnë se mosha mbi 65 nga 5.5% që zinte në vitin 1990, sot zë rreth 16% të totalit të popullsisë. Ndërkohë që parashikohet se popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të arrijë në 26.4% në vitin 2050.

Përtej kostove e larta fiskale të plakja me ritme të shpejta të popullsisë janë njëra anë e problemit , do të çojë në një ekonomi më pak dinamike ku çdo rritje prej 10 për qind e popullsisë mbi moshën 65 e ndikon në uljen e PBB-në për frymë me rreth 5.5 për qind. Një e treta e këtij reduktimi vjen nga rritja e ngadaltë e punësimit; dy të tretat për shkak të ngadalësimit të produktivitetit të punës.

2. Ushqimi I kushtueshëm edhe oreksi që vjen nga uria !

Megjithëse qeveria duket shumë krenare edhe deklaron se pagat janë rritur shumë më shpejt sesa cmimet" siç në shembullin statistikor ka vetëm deputetët edhe ministrat . Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Ky hendek në rritjen e çmimeve të ushqimeve edhe të ardhurave për frymë nuk i lejon 50 % te shqiptarëve të përmbushin më shumë se atë që një tjetër francez, Alexandre Dumas në librin e tij "Fjalori i Kuzhinës " e quajti "Oreksi që vjen nga uria" . Ky lloj oreksi është pa pretendime, nuk bën bujë mjaftohet me një ushqim që e ngop.

3. Asnjë lajm i mirë edhe nga muzika !

Muzika tregon gjithçka rreth kreativitetit të një kombi : gëzimin e tij për jetën, revoltën e tij , marrëdhëniet midis njerëzve. Po ashtu ajo ka aftësinë unike për të ndezur imagjinatën e pjesës tjetër të botës për vendit ku ajo është krijuar.

Ndaj muzika nuk është thjesht një pasqyrim i kulturës, por edhe një paralajmërues i ndryshimit, një abstraksion paraprak i formës së gjërave që do të vijnë.

As në ketë parametër duket se nuk kemi gjasa për zhvillim. Ne jemi një komb ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër, apo koncerte . Në këndveshtrimin publik artisti /artistja është vetëm një objekt. Suksesin në muzikë nuk e përcakton cilesia e muzikës qe artisti performon por gjinjtë e të ndenjurat e rrumbullakosura ,buzët e fryra , facetat e bardha tek dhembët, veshja , edhe kengët që ofrohen kanë tekste vetëm me 10 fjalë edhe muzikën tallava .

Attali nuk beson në të ardhmen e kombeve si Shqipëria me një popullsi në plakje dhe/ose ushqimi tepër i kushtueshëm dhe/ose me muzikë të dobët e cila dëgjohet vetëm në tokën e tyre dhe jo nga kombet e tjera.

Por ai është francez edhe shkruan për "Ekonominë e Jetës ". Ndërsa në Shqipëri ofrohet Ekonomia e mbajtjes së Pushtetit" duke u përpjekur që shqiptarët të besojnë trukeve matematikore. Mjafton ta shprehin PBB -në e Shqiperisë në euro edhe mund të mburren se është rritur 3 herë . Po ta shprehin në lira turke, e ardhmja do të dukej 14 herë më e mirë !

Të fundit