Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Firmos me duart e të tjerëve: Si funksionon sistemi i Ramës, nga Lali Eri i tij tek Kondakçiu i Ajolës

Nga Hysni Gurra
Në Shqipërinë e sunduar prej 12 vitesh nga Edi Rama, pushteti ka ndërtuar një sistem ku çdo gjë antiligjore përpiqet të mos firmoset nga të mëdhenjtë, por gjithçka urdhërohet prej tyre.
Nga kryeministria deri te bashkitë, OJF-të dhe kompanitë private që marrin para publike, modeli është i njëjtë: të fortët urdhërojnë, të vegjlit firmosin, dhe pastaj digjen.
Rasti i fundit që ekspozon këtë skemë është dosja penale që përfshin Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt. Ajo, sipas provave zyrtare, ka përdorur nëpunëse të saj për të shmangur përgjegjësinë ligjore, duke i detyruar të firmosin në vend të saj ose nënës së saj.
Në një nga përgjimet e zbardhura nga fashikulli hetimor, Xoxa urdhëron: “Mos e vër emrin tim, as mamit (Valbonës) – vër të Xhoit, që të duket sikur e ka bërë ajo. Se ajo është drejtore.” (Dosja hetimore, f.11)
Kjo nuk është thjesht manipulim dokumentesh — është një mënyrë e tërë sundimi që në fakt nuk e ka shpikur as Ajola as Veliaj. Madje ky i fundit është provë se si ka firmosur vetë, fiks si punëtoret e Ajolës, për llogari të Edi Ramës. Ky i fundit e ka ndërtuar dhe eksportuar në çdo nivel të pushtetit këtë metodë: të pafajshmit përdoren si mburojë për veprimet e paligjshme të të pushtetshmëve.
Kujtoni kur Veliaj firmos për inceneratorin në emër të Këshillit Bashkiak – sepse ashtu do Rama.
Kthehemi tek rasti – po e sjell në vëmendje që ta lexojnë idiotët e dobishëm që punojnë me këta.
Adela Kondakçiu: Viktimë dhe dëshmitare e sistemit
Një nga personazhet kyçe të dosjes Veliaj - Xoxa është Adela Kondakçiu, punonjëse në një prej OJF-ve të lidhura me këtë skemë.
Sot, ajo është e penduar dhe po tregon. Në dëshminë e saj, ajo pranon se ka firmosur dokumente të falsifikuara, nën presionin e drejtpërdrejtë të Ajola Xoxës, dhe se është përdorur si mburojë për të mbuluar veprimet e paligjshme që burojnë nga maja e pushtetit.
Kondakçiu ka zgjedhur të flasë. Por sa të tjerë heshtin sot, sepse janë të frikësuar, të varur nga puna apo të kërcënuar me ndëshkim?
Ky është modeli mafioz që ka vetëm një ideator – Edi Rama. Të tjerët vetëm kopjojnë: urdhëro nga pas perdes, lëri të tjerët të digjen për ty.
Që nga dita e parë në pushtet, Edi Rama ka instaluar një regjim lojaliteti personal. Një sistem ku përgjegjësia nuk ka rëndësi, vetëm bindja. Ku ligji nuk ka më vlerë, por vetëm urdhri nga “lart”.
Bashkitë, agjencitë, OJF-të e ndërtuara për të “promovuar kulturën” apo “fuqizimin e shoqërisë civile” – janë kthyer në struktura për të ricikluar fonde publike në interes të një grupi të vogël që kontrollon gjithçka.
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj nuk janë përjashtim. Janë pasqyrë.
Përvoja e atyre që kanë punuar në administratë është e njëjtë: Nuk pyet se çfarë është e drejtë, por çfarë kërkohet. Dhe nëse kërkohet firmë për një dokument të paligjshëm, firmos – sepse përndryshe ikën nga puna. Por kur drejtësia troket, nuk kërkon Ajolën, as Erionin. Kërkon atë që ka firmosur.
Janë disa raste kur Edi Ramës i kanë dalë kundër për të firmosur në nivele të ndryshme të administratës – dhe të gjithë janë shkarkuar në vend, pa një pa dy.
A ka këllqe Altin Dumani të dalë përtej këtij rrethi vicioz?
Ai që sa herë nis një hetim dhe fijet e hetimit e çojnë te Rama, largohet si djalli nga temjani. Nuk ka shanse – kush e dëgjoi ç’tha Dumani në takimin e fundit me gazetarët, e ka kuptuar shumë mirë se ai është një skllav i kryeministrit.
“Po të duan, ta shkrijnë SPAK-un. Ata e dinë, politika e di këtë punë”, – tha ndër të tjera.
Me inceneratorët, Veliajt nuk i shkohet pas në hetim sepse aty del vetë Rama – dhe atëherë Erioni duket si Adela Kondakçiu e Ajolës, që ka firmosur ç’i kanë kërkuar.
Një drejtësi që ndalet te “adelat” dhe të ngjashmit me të, pa guxuar të shkojë te burimi i urdhrave – është vetëm një farsë tjetër. Jo drejtësi.
Altin Dumani nuk guxon më shumë. Ndaj merret me “adelat” e Ajolës.
Derisa drejtësia mbetet vetëm te firmat, dhe jo te urdhrat – ky është sërish sistemi i Edi Ramës në veprim: mburojë për të pushtetshmit, ndëshkim për të bindurit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38