Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gabojnë, por edhe ndreqen; Raporti i auditorëve europianë si apologji për 'ndërkombëtarët'
Genc Pollo
Javën e shkuar u bë publik raporti 55-faqësh i Gjykatës së Llogarive të Bashkimit Europian (anglisht European Court of Auditors) me seli në Luksemburg, mbi efektivitetin e politikës së zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë viteve 2014-2020. Ky organ, i cili te ne korrespondon me Kontrollin e Lartë të Shtetit, konkludoi se impakti i BE në reformat e gjyqësorit dhe konsolidimin e shtetit ligjor kishte qenë minimal. Kjo kryesisht sepse mungon vullneti politik i qeverive ballkanase. Këtë të fundit ne duhet t'a mbajmë mirë parasysh pasi, në përputhje me parimin e përgjegjësisë individuale e kolektive, nuk duhet të qahemi për të huajt, ofiqarët e Brukselit në këtë rast, për problemet që i hapim vetes. Por, raporti gjithashtu konkludon se mjetet e metodat e Komisionit Europian kishin qenë të pasuksesshme; kjo sepse Brukseli nuk kishte zbatuar kondicionalitetin (kishte vijuar financimin edhe kur institucionet në Ballkan nuk kishin dashur të përmbushin kushtet e vëna), rezultatet e projekteve nuk ishin verifikuar me rigorozitet, ishin marrë të mirëqena të dhënat zyrtare, nuk ishin konsultuar mjaftueshëm aktorët e pavarur e shoqëria civile (me ndonjë përjashtim pozitiv) e të tjera si këto. Problemet haseshin njëlloj si në shtetet që nuk kishin çelur negociatat e antarësimit (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë) ashtu edhe në ato që negociojnë prej një dekade (Mali i Zi, Serbia). Në Shqipëri raporti konstaton për shembull se reforma në drejtësi po ecën mirë (sipas Komisionit Europian), por publiku po humbet besimin tek ajo dhe se problemet e shkaktuara janë akute sipas vëzhguesve të pavarur (f. 39-40). Gjithashtu numri i tenderave pa garë është ulur në vitet e fundit (sipas qeverisë) ndërsa sipas biznesit dhe ekspertëve është zhytur në korrupsion (f. 37) e të tjera si këto.
Auditorët europianë konfirmojnë kështu se kritikat e ketyre viteve në Tiranë, Beograd e gjetkë në rajon për "raporte të sheqerosura të Komisionit Europian" nuk ishin pa bazë; në rastin e Shqipërisë konkluzionet nga Luksemburgu u japin të drejtë atyre shteteve anëtarë që vunë kushte specifike si dhe eurodeputetëve të cilët me realizëm insistonin se disa kushte nuk ishin përmbushur. Sa më lart uroj të nxisë reflektime mbi raportin thelb/fasadë tek ata që bubullinin për çeljen e negociatave, mbi dobinë e impaktin e këtij proçesi si dhe për rishikimin e tij.
Qëllimi i këtij shënimi nuk është shpjegimi i plotë i raportit të Gjykatës së Llogarive. Për këtë nevojiten më shumë analiza të detajuara.
Ky raport publik i një institucioni të rëndësishëm të Bashkimit Europian me përmbajtjen kritike të tij do të diskutohet në Komisionin e Parlamentin Europian si dhe mes shteteve anëtare (le të shpresojmë se ky proces do të pëmirësojë politikat e zgjerimit dhe mbi të gjitha impaktin pozitiv të tyre ndaj shtetit ligjor në viset tona).
Por përtej temës tonë ky shembull dëften se në një sistem politik të hapur e demokratik problemet nuk mund të fshihen gjatë, gabimet herët a vonë zbulohen dhe përmes një procesi institucional korrigjimi është i mundshëm.
Le të marrim dy shembuj nga ShBA: Mossuksesi në Afganistan pas 20 vitesh prezence ushtarake nuk duhet të vinte si surprize. Kush do të kishte lexuar raportet e Inspektorit të Posacëm për Afganistanin (SIGAR) i mandatuar nga Kongresi, do të kishte kuptuar me kohë se punët po shkonin keq e do të përfundonin edhe më keq. Miliarda dollarë të dhënë pa kriter do frynin pamasë korrupsionin e qeverisë afgane, do e diskreditonin atë, e do të rrisnin përkrahjen për talibanët asketikë. Se si përfundoi kjo tashmë është histori. Por demokracia e hapur e sistemi checks and balances të jep mundësinë të njohësh problemet e të tentosh zgjidhjen e tyre. Por nuk përjashtohet gabimi përmes mosveprimeve apo edhe veprimeve të paduhura.
Në shënime të mëparshme unë kam qortuar mbrojtjen publike të Sajmir Tahirit nga ambasadori amerikan në kulmin e operacionit megakanabist në 2016, pranimin e Tahirit në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i një delegacioni qeveritar me Ramën në krye në prill të po këtij viti dhe sulmin e këtij ambasadori ndaj gjyqësorit kur më në fund, në vjeshtë 2017, guxuan të fillojnë procedimin penal kundër ish ministrit. Ajo që duhet shtuar këtu është në të tëra seancat e procesit gjyqësor Tahiri ishte i pranishëm një zyrtar i ambasadës amerikane. Shenjë e njohur kjo e interesimit për një drejtësi që nuk epet para banditëve. Pas dënimit të butë të ish-ministrit ambasada shprehu zhgënjim përmes një deklarate për shtyp. Edhe në këtë rast, megjithëse nuk kemi raporte publike që nxitën ripozicionimin e diplomacisë amerikane, shohim se korrigjimi i gabimit ndodhi.
Në rrethanat e përhapjes së populizmit e të fanatizmit gjithëfarë llojësh në ato pak shoqëri të lira në glob, por edhe të forcimit të modelit autokratik duke filluar me Kinën e Rusinë, është me vend të kujtojmë avantazhet, ose më mirë superioritetin, e demokracisë liberale. Shembujt e mësipërm dëshmojnë konkretisht se liria e mendimit dhe e shprehjes, ndarja e pushteteve dhe pavarësia institucionale, që të gjitha elemente qendrorë të demokracisë liberale, mundësojnë identifikimin e problemeve e gabimeve, debatin e hapur për to si dhe hapin rrugët zyrtare të korrigjimit e rikalibrimit.
Prandaj është e drejtë që t'i shohim këto shembuj edhe si apologji për demokracinë liberale. Pa harruar se duhet t'a mbrojmë atë së pari në atdheun tonë ku ajo është në rrezik akut.
*Ish ministër e deputet
**Titulli është i Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38