Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Romeo Gurakuqi
Si "sovran" i vërtetë i vitit të largët 1987, Ai ngjit çdo ditë i qetë dhe i sigurtë shkallët e Pallatit të Shkencës në Republikën e Anarkisë.
Askush nuk mund t'i afrohet dot “feudit” të tij.
Të gjithë i shohin sytë, humorin, mimikën, ironinë e pandalshme në komunikimin e përhershëm, vështrimin e largët shigjetues, ndërkohë që ecën pa u ndalur dhe adreson kode e mesazhe të shifruara nën dhëmbë.
Është zotëruesi i pakufizuar i një “manastiri” të pakontrollueshëm, në të cilin ligji, drejtësia shtetërore nuk mund të depërtojnë, anëtarësia nuk mund të vetëveprojë. Ai është "ruajtësi i autonomisë" së një institucioni në të cilin erdhi dhe u fut papritmas, tinëzisht, direkt e në majë, kur askush nuk e kishte ftuar dhe menduar se i përkiste. Ëndrrat e njerëzve të fortë bëhen gjithmonë realitet. Ky eshte rasti tipik i realizuar mu ne kupolen e dijes.
Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura heshtin, ose devijojnë sa herë thirren nga publiku për të vënë dorë mbi Autonominë e pretenduar të Kontrollorit Fuqiplotë. Askush nuk mund ta kufizojë në “mbretërimin” e tij, që së fundmi priret të zgjatet drejt përjetësisë. Si në asnjë rast tjetër, ai ka 37 vite që i sillet si një transformers nëpër këmbë Shqipërisë, pa iu nda. Prej ca vitesh, Ai ka marrë për mision, qeverisjen e "drejtë" të shkencës, si pjesë e pasionit të tij "fisnik" të restaurimit të kohëve të arta të Rrethit të Epërm. Të gjithë ata të ngarkuar nga ligja për mbikëqyrje, e dinë tashmë, se duhet t'i rrinë larg ndërtesës ku ai ka konfiguruar "il Comitado Direttivo per la Reconquista". Një rreth besnikësh të “çertifikuar”, të vendosur në rresht, për të programuar, përzier dhe përfaqësuar, pa pasur një mandat të mirëfilltë të verifikueshëm nga përfaqësia e studiuesve të vendit.
Njerëzit e thjeshtë janë mësuar tashmë ta vështrojnë nga larg këtë pallat, si një Tokë Përjetësisht e Zanun nga Ai, i Vëngërti, që mund t’u përgjigjet të gjithëve kur i cënojnë domenin, e kthyem ne privat.
U kujdesa t'i pyes me radhë përfaqësuesit e popullit, nga pozita dhe opozita, socialistë shumëngjyrësh, jo revolucionarë, revolucionarë, indipendentë, asnjanës të pa zë, por të gjithë më dhanë të njëjtën përgjigje: është krejtësisht e kotë. Lidhja e qenies së tij në atë maje të “elitave” është e shkurtër. Ai është tanimë në domenin e vet të paprekshëm, si pjesë e një kompromisi paqësor mes grupeve të interesit të 'pushtetit të njerëzve të lumtur', të një vendi, që i ka thënë lamtumirë drejtësisë, ligjit, rendit shtetëror dhe shqiptarisë: secili zot në feudin e vet me autoritet të pakufizuar për çdo lloj arbitrariteti ndaj të drejtave të individëve, në zotnimin me fokus personal të kësaj hapësire publike, por me kushtin e bashkimit të 'armëve', ditën kur i thërret nevoja përjetësuese e kësaj status quo-je absurde, që promovon në çdo qelizë të vet, padrejtësinë, tarafin, krahinarizmin dhe nepotizmin.
Në ndërtesën e "Autonomistit" gjen çdo gjë që duhet: nga “Policia e Krim-Mendimit” që merret me kontrollin e tezave dhe pikëpamjeve, tek Seksionet e saj të thelluara, që shqyrtojnë Dymendimin, Formimin, Prejardhjen, Komisionet e konfirmimit të Rigjuhës, të Rihistorisë, të Censurës, të Çmimeve për Studiuesit e besueshëm, të Antiplazhiaturës, të Vështirësimit të të Drejtës, deri tek "Seksioni i Ri i Trillit", ose siç e quajnë nganjëherë, Komisioni ad hoc i Rinumërimit, Korrigjimit dhe Fiksimit Analitik të Fakteve Zgjedhore, të Shpjegimit të Skemës Neroniane të Fletës së Votimit, tek Paradhoma e Madhërisë së Tij, ose Vendi i Ruajtjes së Sigurtë të Dokumenteve të hartuara nga Shefi pa Gjurmë, "Arkiva e Idiotësisë", "Furra e Fshehtë" ku shkatërrohen mbetjet, etj. etj. etj..
Të hysh në ndërtesë, jo vetëm duhet të mbash hundët, por do të duhet ma së pari, të kalosh në shqyrtimin e “Agjentëve të Policisë së Mendimit”, që sillen vigjilues nëpër ballkon, oborr dhe qoshkat e pallatit, jo vetëm ditët kur gëlon jeta shkencore, por në çdo kohë. Ata vijnë çdo herë kur ka kongrese për popullin, që ka luftuar dhe për popullin që hante, pinte dhe bënte sehir. Janë "vullnetarë" jo anetare, të moshave të ndryshme, që ngjajnë të trembur, por që trimërohen sa herë i bashkon mosha dhe hallet e përbashkëta të mbijetesës, në këto kohë të pangjashme ankthi për të nesërmen, kur “armiqtë e kllasës” po orvaten të njollosin “fitorjet” dhe prishin skemat e konsoliduara të udhëheqjes. Janë ata që në një kohë, u kandiduan shkencerisht per eficencen e ekonomise kooperativiste, kaluan në filtrin e Seksioneve të Vjetra të Trillit, ndërsa sot monitorojnë pallatin, selektojnë anëtarësinë, udhëzojnë atë të ecin sipas preferences së krye-autonomistit. Ata i gjen çdo ditë nëpër korridoret edhe pse nuk bëjnë pjesë në atë sistem. Kujdesen për “pastërtinë” e organizatës dhe kontrollin e kupolës. Trushpërlarja e përgjithshme, që mbart ky ekip vullnetarësh monitorues të vijës, është mahnitëse. Entuziazmi i tyre naiv, për t'u shënuar dhe mbajtur mend, si provë e gabimit të rëndë të diletantëve shtet-riformues të 32 viteve më parë, që i lejuan të kenë një zë në destabilizimin e shoqërisë demokratike dhe çorientimin e mëtejshëm të sistemit të edukimit. Vijnë të falen, të duken, të informohen dhe të shprehin besnikërinë ndaj kauzës, që po ri jetësohet nga fitoret sovjetike ndër betejat e stepave të largëta.
Një shumicë influente e tyre ndodhet nën mbrojtjen e “Kolegjit të Detit Azov”, atij me bordero të hapura dhe "transparente" për të gjithë besnikët e “kupolës së kohëve të arta”, me “vepra kërkimore të përvitshme”, “fabrikë e vërtetë e dijes avanguardë”, “diplomave cilësore”, e “çmimeve të pafundme shkencore”, e anetaresimit te pangupun nder bordet institucionale qe mban buxheti i vendit me te varfer te Europes, etj.. Edhe ky “feud” i ri në qendër të Tiranës është njëlloj i pakontrollueshëm nga degët e arsimit dhe të financave shtetërorë. Mishmashi i konfliktit të interesave parlamentare, të qeverisjes, të kontrollit e administrimit të drejtësisë dhe programimit të vijës shkencore të partisë, është i krejtësisht i pazbërthyeshëm ne kete hapesire. Këmbët e shtetit ligjor nuk guxojnë të shtrihen në këtë ndërtesë të kristaltë më numra që nuk korrespondojnë me auditoret e kufizuar. Ai është ndërtuar enkas për shpërblimin e anëtarëve të Rrethit të Epërm të mësuar me sundim dhe urdhnim.
Edhe bashkësia e shkëmbimeve, lavdërimeve, vlerësimeve, anëtarësimeve, projektimeve dhe drejtimit të ardhshëm tek Institucioni mëmë Autonom, rrotullohet në këtë bosht të “feudalëve” të plotfuqishëm dhe të paprekshëm, të rrumcakëve, që presin të kapin maja të reja, pasi “sovrani” aktual të përmbyllë ditët e tij të lumtura dhe të vendoset, pas gjysmë shekulli në qafën e Shqipërisë, në fronin e nderit të përjetshëm.
Une mendoj se Publiku mund të informohet, qe në "Pallatin e Lulëzimit të Shkencës" është themeluar, pa u ndjerë dhe pa u kuptuar, me një kompromis dhe kod heshtjeje, një strukturë autonome drejtuese, nje Direktorat jollogaridhenes ndaj anetaresise, i lirë dhe i pakontrollueshem për të bërë çdo gjë, i shquar për mentalitetin klanor, për mungesen e plotë të kërkimit shkencor dhe i shmangur teresisht nga detyrimi i bërjes së transparencës.
Askush nuk do të imagjinonte para tre dekadash, që në qendër të Tiranës, do të krijohej një organizëm publik i drejtuar me kaq egërsi dhe paragjykim me spektër të ngatërruem, nga pjesa fundore e anëtarëve të Regjimit të Urrejtësve me sfond kulturor dhe krahinor, me frymëzim nga diktatori, që e përçau dhe e ndau Shqipërinë e lanun trashëgim prej etërve tanë. Mirëpo, për fat të keq, atë e kemi sot një realitet veprues, që punon me plan të qartë vetëm në funksion të përjetësimit të rolit të një individi të së kaluemes jo të lavdishme dhe entourage rreth tij, që nuk lejon as të mendosh, as të konkurrosh për ta zëvendësuar, sepse kur i teket, mbledh njerëzit e rrethit të besuar dhe të rrëzon “demokratikisht” me “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Publiku duhet të njoftohet po ashtu, se në këtë Pallat është krijuar një sistem i pilotuar dhe i paracaktuar anëtarësimesh, që ka cuar në një përmbysje irracionale të hierarkisë profesionale dhe intelektuale, në një çrregullim të parimeve vleresuese të përzgjedhjes drejtuese dhe në një "autonomi" sjelljesh të pakontrolluara, nën etiketën e institucionit të pavarur/autonom.
Madje, këto ditë, nën maskën e përmirësimit të legjislacionit mbi akademizmen, Autonomisti dhe rrethi i ngushtë shoqërues, kanë startuar një përmbysje të ligjit pararendës, që pengonte krijimin e pushteteve të përjetshme në shkencë: me ndihmën e një "perfaqesuesi" te pilotuar te "popullit", është propozuar një nismë për heqjen e pengesave ligjore për rizgjedhjen e “Garantit të vetëm Autonomist”. Veprime të tilla, që nuk përmirësojnë demokracinë zgjedhore dhe nuk rrisin kualitetin, mund të përkufizohen mirëfilli si grushte ndaj rendit legjislativ në fushën e qeverisjes së shkencës, të përcaktuar në një kohë me konsensus, si e mirë e përbashkët e shoqërisë intelektuale të vendit.
Ka ardhur koha, që ky organizëm dhe ky grupim i ngushtë kontrollorësh, i ndërtuar në kurriz te interesit publik, të anëtarësisë së studiuesve, njerëzve të tij dhe shoqërisë që priret të përparojë mbi konkurrencën e lirë, duhet të çmontohet; nuk do të duhet të lejohet më tutje të vijojë kështu i pakufizuar, as nga anetaresia, as nga deputetët e vërtetë të Parlamentit , as nga trupi politik vendimmarrës dhe drejtues i shtetit, i drejtuar nga institucioni i KM të vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38