Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetaria në këndvështrimin e fjalës së mbajtur në Iftar nga z. President?

Nga Artan Fuga
Nga media njoftohet se Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, ka shtruar një iftar me gazetarët që kanë agjëruar në këto ditë të Ramazanit. Kur e lexova titullin nuk iu besova syve. Thashë se do të jetë ndonjë manipulim nga ato që bën media!!! Por, më pas vura re se kishin botuar edhe fjalimin e plotë të Presidentit para bujtësve të tij dhe thashë: Paska qenë e vërtetë!
Të agjërojë është një akt fisnik shpirtror i lartë për besimtarin islam. Edhe gjyshërit e mi agjëronin ndonëse jetonin në një familje komuniste. Askush nuk iu thoshte : Mos e bëni! Por, sidoqoftë toleroheshin si të moshuar në bindjet dhe besimet e tyre nga të cilat nuk hoqën dorë në asnjë periudhë të jetës së tyre. Më kujtohet se atëhere fëmijë, kisha detyrën e ngarkuar prej tyre të rrija në dritare dhe të shihja dritat e xhamisë të Rruga e Kavajës që hapeshin. Hapnin orën e iftarit! Dhe i lajmëroja: U hapën!
Kontakti im i parë si njeri me një institucion ka qenë kështu me dritat e ballkonit të minaresë të xhamisë së Rrugës së Kavajës.
Pas haberit që u sillja ishte rasti të gostitesha edhe unë të shtrohesha me ta në Iftar, me plot gjëra të mira, ndonëse gjithë ditën kisha ngrënë! Ata jo!
Po nuk ma priste mendja që një ditë të agjërosh ose jo, do të bëhej një kriter për të vajtur ose jo në një iftar te Presidenti i Republikës sonë laike. Të ftonte gazetarë pa dallim feje, krahine, ideje për iftar, shumë mirë, por që jo thjesht feja, por rituali fetar të ndajë gazetarët në dy pjesë, ftohesh / nuk ftohesh, duhet ta dinë në Presidencë se është kriter diskriminues. Cfarë diskriminimi se! Fetar. Nuk e lejon as kushtetuta e vendit!
Se pyetja është që shërbimet e Presidencës kanë "gërmuar" në jetën private të të ftuarve gazetarë për të ditur këtë aspekt kaq privat, kaq intim, kaq personal të jetës së tyre. Jam kurioz të di si e kanë marr vesh kur dihet se këto janë të dhëna private me të cilat institucionet laike të shtetit nuk kanë punë.
Si është e mundur ? - pyeta veten. Në fakt, nuk është hera e parë që Presidenca na habit! Thashë deri këtu ka një lajthitje, por kush nuk bën gabime në këtë botë!
Por, kur i shtyrë nga kurioziteti lexova të gjithë fjalimin, më iku mendja. Në fjalën e mbajtur bëheshin përpjekje të sforcuara për të aplikuar në mënyrë mekanike parimet fetare në media dhe në gazetari.
Se kush i ka shtirë në vesh, si duket, që edhe në gazetari mund të "agjërohet".
Hapa sytë katërsh kur ndesha një koncept që ndoshta për herë të parë përdoret në historinë e medias në të gjithë rruzullin tokësor: "Agjërim" në profesionin e gazetarit!!!
Kishte përdorur një figurë stilistike analogjike. Agjërohet në muajin e bekuar të Ramazanit? Edhe gazetaria e mirë "agjëron" gjatë të gjithë vitit !!!
Dhe çfarë quante "agjërim" në gazetari? Faktin që gazetari i përgjegjshëm duhet të botojë dhe editojë vetëm fjalët e vërteta dhe jo çdo gjë që qarkullon!!! Dhe ku është "agjërimi" këtu? Hajde gjeje!
Ndarja e së vërtetës nga fallcifikimi nuk ka asnjë lidhje, as metaforike dhe as në kuptimin e vet të parë me agjërimin. Po ashtu një teknik riparues lavatricesh mund të thoshte se media i ngjan një lavatriceje, fut rrobat të pista dhe nxjerr ato të pastra. Pisllëkun e hedh tutje me ujët. Po agjërimi pse?
Po një gazetar i krishterë, pra që nuk "agjëron", si duhet të veprojë në zanatin e tij?
Më tutje, në fjalimin e Tij thuhej pak a shumë se sikurse na mëson muaji i Ramazanit dhe rituali i agjërimit, edhe gazetari nuk duhet të botojë lajme që përçajnë!!!
Mediat pra duhet të botojnë vetëm lajme që forcojnë unitetin, heqin kulturën e opozitarizmit, nuk krijojnë front qytetar ndaj të korruptuarve, burokratëve, abuzuesve!!!
Vetëm unitet sepse përndryshe përçahen njerëzit!
Po sikur fjala e gazetarit të jetë edhe e vërtetë, por edhe që krijon ndarje mes të mirëve dhe të liqtëve, pra i përçan ata ? Për rjedhojë nuk duhet transmetuar sepse përçan. Si t'i shpjegoj zotit President se gazetari ka për detyrë të thotë të vërtetën. Nëse opinioni publik pastaj nis dhe prej këtej ndahet, "përçahet" në dysh, në tresh, në katërsh, nga kjo e vërtetë, aq më mirë. Gazetaria nuk është predikim as në Sinagogë, as në Kishë, as në Teqe, as në Xhami!
E kanë shkruar çuditshëm fjalimin!
Në të, më pas, nis dhe ngatërohet e drejta, me të vërtetën.
Edhe Kuranin e citohet duke u vendosur mekanikisht në kontekstin e gazetarisë në atë fjalim presidencial. Gazetari ka për detyrë të raportojë të vërtetën, por askush nuk i thotë se ai ka për detyrë të thotë të drejtën - sikurse lexova që iu shtronte si detyrë gazetarëve ai fjalim!
Zoti President! Të drejtën në shoqëri e thotë drejtësia. Gazetaria dhe gazetari nuk janë burim i së drejtës. Aq më shumë se ndërsa e vërteta është përgjithësisht me prirje universale, por edhe kjo jo edhe aq, e drejta pastaj dallohet dhe dihet se ka natyrë plurale. Ajo që ka qenë e drejtë për ju zoti President, nuk ka qenë edhe për mua, apo për dikë tjetër!
E thashë, gjithë çështja ka qenë se kanë dashur, besoj, ta lidhin agjërimin me interesimet profesionale me gazetarët e ftuar në Iftar. Kjo ka krijuar atë amalgamë mekanike mes fesë dhe gazetarisë në këshillat që u dha i zoti i shtëpisë të ftuarve të tij në Iftar.
Por gazetaria nuk është as besim, as gjykatë, as rit fetar, zoti President!
Sikur të mos mjaftonte kjo,fjalimi vazhdonte me zbulime të tjera duke afirmuar se gazetarët duhet të jenë në profesion modestë, të përmbajtur, të duan harmoninë, paqen, faljen, sikurse na duhet të sillemi në bazë të vlerave fetare që na kumton muaji shpirtror i Ramazanit!
E thashë dhe e përsëris prapë: Nuk është misioni i gazetarit si misioni dhe statusi i besimtarit përpara Zotit të Madh që është një dhe i vetëm. Besimtari është dhe duhet të jetë i përulur përpara Fuqisë Madhore Hyjnore, por gazetari në jetën shoqërore ka për qëllim t'i shërbejë së vërtetës, së mirës publike, qytetarëve, demokracisë. Dhe këtu mirë është të jetë modest dhe i përmbajtur, por po aq mirë do të ishte, kur duhej, të bëhej luftarak, kryelartë për profesionin e tij, t'i shpallte "sherr", betejë pa kompromis së keqes sociale, të liqve, mashtruesve, të korruptuarve. Nuk do të ishte vetëpërmbajtja, por pasioni, ai që nxiste gazetarin të kryejë detyrën e tij.
Prej kohësh është shtruar pyetja në literaturën perëndimore: A mund të jetë një besimtar i krishterë edhe prokuror? Sepse prokurori jep pretenca ndëshkuese, shpesh shumë të rrepta, kurse në besim i krishteri fal! Atëhere të falë, apo të dënojë ? Por, fatmirësisht në vendet ku sundon ligji demokratik, askush nuk i kërkon një prokurori të sillet sipas besimit fetar, kjo është çështje që i takon jetës së tij private. I kërkohet të veprojë sipas kulturës juridike dhe ligjit, rregullave të brendshme të institucioneve të së drejtës!
Unë pyes: A mund të sillet një gazetar i mirë sikurse ai sillet si besimtar gjatë muajit të agjërimit? Më tej akoma, a mundet që vlerat që promovon muaji i shenjtë i Ramazanit të zbatohen mekanikisht edhe si kode dhe manuale gazetarie, sikurse na propozon fjalimi që lexoi z. Presidenti në Iftar?
Pra që gazetari të thotë të drejtën, jo thjesht të vërtetën;
të promovojë unitetin, jo tyë angazhohet edhe në betejën me të korruptuarit, apo ata që shkelin ligjet dhe Kushtetutën;
të bashkojë, por jo edhe të ndajë kur duhet;
të jetë kokëulur dhe modest si përpara Zotit, jo edhe krenar për misionin e tij dhe, kur duhet, kundërshtues, kritik, në ushtrimin e profesionit të tij;
të dojë dhe falë çdo njeri, jo edhe të përbuzë dhe denoncojë ata njerëz që shkelin rregullat në shoqëri, vjedhin, grabisin, abuzojnë me pronën publike, etj.
Kjo lloj gazetarie nuk do të na duhej z. President! Nuk funksionon kështu opinioni publik në një vend të lirë. Qytetarët presin edhe më tepër nga media. Por, kjo nuk bëhet kur parimet e familjes, të fesë, të dashurisë, sforcohen dhe kërkohen të zbatohen mekanikisht edhe si parime të institucioneve laike, të ligjit, të shtetit, të demokracisë, dhe në këtë rast të medias!
Sipas këtij fjalimi duhet të "agjërosh" pa të jesh gazetar i mirë!
E kuptoni, se nuk është në këtë mënyrë që gazetaria e kryen rolin e vet në shërbim të së mirës publike, z. President?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38