All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”: Nuk marrim pjesë në procese ligjbërëse

All - Paragraf - 1

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”: Nuk marrim

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të marrë pjesë në Komisionin Anti-korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

All - Paragraf - 3

Në përgjigjen që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, i ka kthyer Kuvendit, shprehet se nuk mund të marrin pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse.

“Për shkak të funksionit tonë, nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj, në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”, thuhet në përgjigjen e Zaçajt.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Të fundit