Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gropa e inceneratorëve në Tiranë dhe afera korruptive Rama gate në Washington

Nga Agim Nesho
Ka rreth tre vjet që deputetja Kryemadhi me grupin e Partisë së Lirisë po mbron interesin publik duke paraqitur, shpjeguar dhe faktuar aferën më korruptive të këtij regjimi në historinë e shtetit Shqiptar, ku abuzohet hapur me paratë e taksapaguesve Shqiptarë. Jashtë kontratave dhe me arrogancën e një regjimi që është përlyer nga koka deri në këmbë, kjo aferë korruptive do të kishte rrëzuar cdo qeveri në botë po të kishim sistem demokratik dhe populli të ishte i përgjegjshëm për të mos toleruar këtë abuzim. Por shteti është i kapur në Shqipëri, drejtësia jo funksionale dhe e kapur, dhe populli dëshpërimisht i mbetur në varfërinë dhe mungesën e plotë të shpresës për të ardhmen e tij.
Ekzekutuesit e aferës korruptive jo vetëm nuk bëjnë transparencë dhe japin llogari, por tallen edhe me popullin se fajet janë individuale dhe ata firmosin pa patur vëmendjen, ‘fët e fët’ sikur janë arkëtarë të një parkingu makinash. Afera e incineratorëve dhe shpërdorimi i miliona eurove duhet të kishte tronditur shtetin në Shqipëri dhe përfituesit duhet të ishin përpara drejtësisë dhe paratë ti ktheheshin popullit. Por ne shqiptarët duket se jemi mpirë nga skandalet që ndodhin cdo ditë në Shqipëri që nga inceneratorët, afera e Portit të Durrësit, aferat e PPP-ve, Rozeta e famshme, udhëtimet luksoze të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës me aeroplan privat, etj. Forma e egër e ushtrimit të pushtetit dhe arroganca e shtetit duket se na ka lënë në mëshirë të Zotit për të na shpëtuar nga kjo murtajë që na ka zënë.
Ditët e fundit ka plasur në Washington DC dhe New York një skandal i jashtëzakonshëm ndërkombëtar, ku oligarkët e Putinit dhe kryeministri i Shqipërisë janë pjesë e një skeme korruptive duke kapur dhe kompromentuar individë të lartë të FBI-së për t’ju shërbyer interesave personale dhe pushtetit të tyre. Rama gate që plasi në SHBA nuk është një cështje thjesht etike dhe transparence e zyrtarit amerikan, por një skandal që prek sigurinë kombëtare të SHBA-së. Përpara drejtësisë amerikane sot janë shtruar disa pyetje:
- Cilat asete të FBI-së janë kompromentuar në këto marrëdhënie korruptive që agjenti i FBI-së ka krijuar me elementet e huaj që ka bashkëpunuar?
- Sa thellë ky zyrtar i FBI-së ka tronditur besimin në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit Amerikan duke manipuluar faktet, përdorur dhe ngritur cështje penale kundër individëve amerikanë për interes të porositësve të tij kontraktualë?
Dalja e kryeministrit Rama 14 herë në akuzën e prokurorit federal të Washingtonit është një rast i pa precedent për një kryeministër të një vendi anëtar të NATO-s. Përgjegjësia e Ramës në aferën e Washingtonit është tepër e madhe dhe kundër interesave të Shqipërisë:
- Së pari, zoti Rama ka thyer sistemin e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke korruptuar një zyrtar të lartë të SHBA-së dhe përdorur atë për interesat e tij të ngushta
- Së dyti, ka përdorur institucionet e shtetit më demokratik të botës për të realizuar luftën e tij politike në Shqipëri dhe goditur institucionin e opozitës dhe Presidentin e Shqipërisë
- Së treti, është përpjekur të diskretitojë imazhin e SHBA-së në syrin e opinionit publik Shqiptar duke treguar se me forcën e korrupsionit dhe paratë e pista mund të manipulosh cdo gjë.
- Së katërti, të influencojë politikën Amerikane për projekte të dyshimta në rajonin e Ballkanit. Lëvizjet e McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe përfshirja e tij aktive për një zgjidhje politike në Bosnjë tregojnë që marrëveshja e tyre kontraktuale me sipërmarrësit ballkanikë ishte përtej interesave të thjeshta të biznesit. Pagesat e qindra mijëra dollarëve për agjentin e FBI-së, si nga marrëdhënia me oligarkun Deripaska ashtu edhe nga Ramagate, ka ngritur cështjen e pastrimit të parave në SHBA.
Cështjet që do të gjykohen në gjyqin e McGonigal do të hedhin dritë edhe në investimet dhe përdorimin e pushtetit për influencë politike.
Pa përfunduar gjyqi dhe dalja e konkluzioneve nga autoritetet e drejtësisë Amerikane ne dimë që figura dhe autoriteti i Ramës është tkurrur dhe zvogëluar aq shumë sa ai tashmë po bëhet pengesë për interesat e vendit tonë. Asnjë udhëheqës në botë nuk do të guxonte të ulej në tavolinë me Ramën se opinioni publik i atij vendi do ta paragjykonte të parin si të blerë. Ai nga lider global i shpallur nga Vucic, po bëhet një gjyle e rëndë e lidhur në këmbën e vendit tonë. Do ishte naive që opinioni publik në Shqipëri të priste që Rama të shahej, të vihej përpara përgjegjësive nga institucionet e SHBA-së. Ai sot përbuzet prej tyre si një njeri që vuri në rrezik autoritetin e padiskutueshëm të FBI-së. Ai tashmë po shihet në SHBA si njeriu që u përpoq të korruptonte institucionet e sigurisë Amerikane.
Për ata, që deri tani besonin propagandën e Ramës dhe përdorimit që ai i bënte politikës Amerikane për interesat e pushtetit të tij korruptiv, ka ardhur koha të refuzojnë Ramën dhe të besojnë vetëm tek demokracia Amerikane që qëndron madhështore me forcën e vetëkorrigjimit të saj. Rama ka kohë që ka rënë moralisht me abuzimet e pushtetit të tij, por sot pas skandalit të Washingtonit, ai ka vdekur edhe politikisht. Vetëm revolucioni demokratik për rivendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri është shpëtimi ynë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38