Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
Kur një budalla hedh një gur në lumë dhe burrat e fshatit futen në ujë për ta nxjerrë, a bëhen edhe këta të fundit ndopak budallenj? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje mbetet e paqartë, por shënimi i mëposhtëm mund të ndihmojë debatin rreth saj.
1-INTELIGJENCA E TENDERIT ME LETRA FIZIKE DHE ELEKTRONIKE
Në 23 qershor 2010, asokohe ministër për Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, isha në Barcelonë në krye të një përfaqësie qeveritare ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Ban KiMoon, për të marrë Çmimin e Shërbimit Publik të Kombeve të Bashkuara (United Nations Public Service Award). Prej shumë vitesh, OKB-ja organizonte këtë ceremoni për të theksuar e inkurajuar detyrimin e shteteve që t’u ofronin popullsive të tyre shërbime cilësore e të përshtatshme.
Atë vit për rajonin, Europa çmimin e parë e mori Gjermania, përkatësisht Agjencia Federale “Paul Ehrlich” e vaksinave dhe e “Biomedicinës” për integrimin e projekteve shkencore. Çmimi i dytë iu dha qeverisë shqiptare, përkatësisht Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), për realizimin e prokurimit elektronik. Në rastin tonë inovacioni i prokurimit elektronik pati efekte konkrete e masive. Deri atëherë tenderat me dorëzimin fizik të dosjes së ofertës kishin mangësi; ato ilustrohen nga anekdota e kryekomunarit që ditën e tenderit dërgonte bekçiun në hyrje të fshatit për të zmbrapsur ofertuesit e padëshiruar. Me aplikimin e metodës elektronike, çdo kompani mund ta dorëzonte ‘online’ ofertën përmes një “upload” në sistemin elektronik të APP-së nga kompjuteri i zyrës së vet.
Statistikat e viteve buxhetore 2010- 2013 dëftejnë se mbas zbatimit të prokurimit elektronik u shtua numri i ofertuesve për çdo tender, por edhe kursimi i shtetit u rrit substancialisht. Konkretisht oferta fituese në raport me “fondin limit” (të llogaritura në total) u reduktua me 5-6%. Kjo përqindje përkthehet në disa qindra milionë euro të taksapaguesit të kursyera. Me këtë nuk mund të pretendojë kush se u shuan problemet me tenderat; madje druaj se zor se do të vijë ndonjëherë ajo ditë. Por me prokurimin elektronik mund të themi pa droje se shënuam një arritje solide për mirëqeverisjen, një arritje të matshme e me vlerësim ndërkombëtar.
Në vitet në vijim nuk ndryshoi as ligji i prokurimit publik dhe as ofertimi elektronik. Por është interesante të lexosh buletinet e APP për vitet buxhetorë 2014- 2017 (të qeverisë Rama). Sipas tyre, oferta fituese kishte arritur nivelin stabël 99,6% e fondit limit (në total) duke shënuar rritje të hatashme krahasuar me periudhën e mëparshme. Si rregull, numri i ofertuesve ishte minimal, pothuajse të tërë e kishin ofertën afër 100% të fondit limit, ofertat më të ulëta shkualifikoheshin (arbitrarisht) dhe oferta më e shtrenjtë mbetej e vetme dhe prandaj shpallej fituese.
Realiteti ishte se qeveria e caktonte paraprakisht fituesin me 99,6% dhe u kërkonte disa kompanive të tjera që të ofertonin formalisht (këta të fundit ose kthenin favorin e tenderave të mëparshëm ose merrnin premtime për të ardhshmit). Një aspekt më vete është edhe fondi limit, i cili në këto vite caktohet pa asnjë lidhje me ofertën e tregut, në kundërshtim me metodologjinë ligjore dhe super i fryrë që të dalë e teprojë për të tërë. Shembull ngjethës mbetet një nga lotet e Unazës së Re, Tiranë, ku u zbulua se kompania fituese kishte paraqitur dokumente false gjoja të një firme në Delaware, SHBA e si pasojë tenderi u përsërit, kompanitë dolën për një çast nga kontrolli dhe dorëzuan oferta sipas tregut.
Ato oferta dëshmuan se fondi limit ishte afro 300% i shumës që duhej të ishte; pa harruar këtu se oferta “Delaware” si dhe ofertat fituese në dy lotet e tjera ishin, kuptohet, 99,6% të fondit limit. Praktika të tilla i gjen me okë edhe te koncesionet e inceneratorëve e sterilizimit që po sqarohen falë hulumtimit e denoncimit të opozitës, të medias dhe së fundmi të hetimit penal. Të tjerë raste si koncesioni i laboratorëve spitalorë mbeten në hije edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se në këtë rast abuzimi e dëmi tejkalon ato të sterilizimit. Por, praktika të tilla i gjen pafund deri në vitin buxhetor 2023. Sa më lart shërben si sfond për të kuptuar më mirë idenë e Edi Ramës për të përdorur Inteligjencën Artificiale (IA) në prokurimin publik.
Në fakt, tashmë është propozim konkret se projekt/ligji i qeverisë i dorëzuar në Kuvend i referohet IA, edhe pse i mungon përkufizimi juridik gjë që ekspertët e shohin me shqetësim. Një tjetër shqetësim është transferimi i prokurimit publik përmes koncesionit te kompani private. Për Inteligjencën Artificiale do të shpjegojmë më poshtë, por deri tashti IA ndihmon njeriun duke zbatuar porositë e tij. Pra, po t’i shohim gjërat në kontekst nëse prokurimet e të ardhmes do të bëhen sipas idesë e midesë së kryeministrit opozita politike dhe media investigative do të duhet në të ardhmen të mos hulumtojnë qeveritarët e drejtorët e tyre, por të bredhin mbas guaskave ‘off-shore’, të cilat do të kenë caktuar kompanitë fituese për “inceneratorët” e “sterilizatorët” e viteve që vijnë.
Dhe nëse ndonjë prokuror do të dojë të hetojë zullumin do e ketë shumë më të vështirë të gjejë të pandehurin. Në rastin më fatkeq do t’i çojë një fletë-thirrje në San Fancisko, Kaliforni zonjës Mira Murati. Këtë vlonjate të spikatur në lëmin e IA, Edi Rama thotë se e ka bindur që ajo të ndihmojë qeverinë në përdorimin e inteligjencës artificiale!
2-INTELIGJENCA E PËRKTHIMIT TË LETRAVE TË BRUKSELIT
Në vitin 2010 qeveria shqiptare punonte për plotësimin e pyetësorit të dhënë nga Komisionit Europian, i cili përbënte një hap drejt marrjes së statusit kandidat. Unë isha ministri përgjegjës për kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit” të këtij pyetësori. Rregulli ishte që përgjigjet e plotësuara në shqip i dërgonim në Ministrinë e Integrimit Europian, ku përkthyes të licencuar i përkthenin në anglisht. Grupi i punës më njoftoi se versioni anglisht i kapitullit 10 stononte shumë. Më vonë zbuluan se ishte përkthyer me “Google Translate” pa asnjë redaktim nga njeriu.
Si përfundim, versionin anglisht e përgatitëm vetë dhe unë sinjalizova kolegët e Drejtësisë dhe Integrimit që të shqyrtonin ndonjë masë ndaj licencës së përkthyesit “të kollajshëm”. Episodi më lart është domethënës për kufizimet e Inteligjencës Artificiale, pararendës fillestar i së cilës është edhe algoritmi përkthyes i “Google” (që konsiderohet më cilësori). Edhe sot, 13 vjet mbas pyetësorit, e mbas një progresi impresionues në aplikacionet e përkthimit, ky algoritëm nuk është perfekt: as për gjuhët me përdorim të gjerë në internet si anglishtja e spanjishtja ku “Google” investon më shumë dhe aq më pak për “gjuhët e vogla” ku hyn shqipja e tërë gjuhët e Ballkanit. Shembullin për këtë na e jep AKSHI, i cili para pak javësh në uebsitin e tij njofton një tender për IA duke referuar aktet për “Tregun e Vetëm” Europian.
Ky term që në versionet zyrtare në shqip të marrëveshjeve me Brukselin shënohet si “Tregu i Përbashkët” ose “Tregu Unik” (në anglisht: “Common Market” ose “Single Market”) duket si gabimi i radhës në përkthimet me IA. Sa më lart lipset të merret në konsideratë kur dëgjojmë nga kryeministrin Rama se do të përdorë IA për të përkthyer legjislacionin e Bashkimit Europian për ta transpozuar në atë shqiptar mbasi të ketë identifikuar po me IA lakunat në këtë fushë.
Së pari, procesi ‘screening’ i përfunduar vjet nga Komisioni Europian ishte një kontroll i imët i legjislacionit tonë për të gjetur se ku duhej të plotësohej apo ndryshohej në mënyrë që të njësohej me direktivat europiane. Aplikimi i IA për po këtë gjë duket një dublikim i panevojshëm edhe sikur të rezultojë efektiv. Së dyti, dhe më e rëndësishme edhe sikur kufizimet e IA në përkthimin anglisht-shqip të mos ishin ato që janë: çfarë dobie kemi nga një përkthim kompjuterik që përfundon, po themi, në 24 orë dhe nga botimi i tyre në Gazetën Zyrtare në 24 ditë? Nevoja e parë e një ligji është që të njihet e të brendësohet nga përdoruesit qofshin ata qytetarë, biznese apo burokratë. Dhe për burokratët e administratës shtetërore, kjo arrihet kur ata përfshihen direkt në përkthim e redaktim. Përndryshe do të rinkonfirmohet edhe një herë imazhi real i një shteti që aprovon ligje sa për të thënë e pa e vrarë mendjen për zbatimin e tyre.
3-KLEÇKA E SHEJTAN-BUDALLAIT
Deklarata e kryeministrit Rama se do të përdorte IA e ndihmuar nga Mira Murati për aktet e BE-së pati jehonë në mediat europiane. Eurodeputeti gjerman Timo Wölken, koordinator për çështjet e shtetit ligjor i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, i pyetur në dhjetor nga media gjermane RND mbi këtë nismë tha se, “veçanërisht kur bëhet fjalë për dokumente të ndjeshme siç janë tekstet ligjore duhet të zbatohen standarde të larta. Dmth., që tekstet e përkthyera të kontrollohen nga njerëz që janë ekspertë e juristë.
Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet për të ndihmuar, por nuk duhet ta ketë kurrë fjalën e fundit, Përveç kësaj, dyshoj se IA si ‘ChatGPT’ mund të trajtojë me siguri përkthimin e teksteve ligjore komplekse”. Ndoshta zoti Wölken (si dhe autori i këtyre radhëve) i ka marrë seriozisht deklaratat e kryeministrit Rama.
Atij nuk i ka shkuar mendja se synimi ishte thjesht sensacioni mediatik i radhës. Duket se Wölken e të tjerë përfshihen tek burrat e fshatit, që nuk shfaqen si më të mençur se shejtan-budallai që hedh gurë në lumë. Deri këtu gjithçka në rregull. Sikur të mos ishte kleçka me prokurimin publik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38