Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Jashtë Europës, si peng i Bullgarisë dhe i kapadainjve të Shqipnisë

*nga Romeo Gurakuqi
Europa u tha sot Jo sërish ‘bejlerëve’ të zotnojnë këto kohë të pazakonta Tiranën dhe Shqipninë.
Në pamje të parë duket sikur hapja e negociatave të Shqipërisë me BE është marrë peng nga Veto-ja e qeverisë së Bullgarisë, që përcjell në publik një arsyetim të sajin, për ne jehonë e kohëve primitive.
Mirëpo, në fakt, mohimi i të drejtës për portë të hapur në Perëndim dhe për qytetari të barabartë europiane për shtetasit e Shqipërisë, nuk e besoj se lidhet vetëm me qendrimet dhe komplekset e vendit fqinj ballkanik, që në çdo kohë të veshtirë për ne, na është rreshtuar përkundër. Vetë mbajtja artificialisht në bllok, për një kohë të gjatë, e dy vendeve të refuzuara sot, na bën me mendue se ngërçi ka arsye më të thella dhe lidhet me refuzimin, që vendet kryesore europiane, i bëjnë me stil një shteti jo serioz dhe të çoroditun strukturalisht.
Dhe në fakt, publiku ndër ne është më se i qartë se pengesa kryesore në rrugën integruese është vetë klasa politike udhëheqëse e Shqipnisë. Përmirësimi i standardeve të lirisë së brendshme, shteti dhe institucionet, ne total ndër ne, janë marrë peng nga krimi e korrupsioni galopant, egoja, ambicia e shfrenuar për të sunduar pa bërë zgjidhje me interes publik; është paaftesia uluritese shtetformuese e KM të vendit, që veç din të bëjë batuta dhe të cënojë pandërprerë seriozitetin e zyrës që mban pa meritë, përkunder rregullave demokratike të një shteti ku elitat duhet te qarkullohen.
Është mëse e qartë, se qeveritë e disa vendeve kryesore te BE nuk mund ta kaperdijnë dhe pranojnë si partner të barabartë, një vend me shtet të tillë të dështuar dhe me demokraci fasadë, që eksporton aq shumë krim në Europë, aq shumë refugjatë, aq shumë lëkundje strategjike, aq pasiguri të brendshme institucionale, aq shumë përsekutim ndaj komuniteteve të veçanta kombformuese.
Por nuk është vetëm e tashmja qeverisë që demoralizon dashamirësit e Shqipërisë. Përqark Kryeministrit të Shqipërisë enden në një valle deklaratash, denoncimesh dhe përçartjesh me çelësa ndërtesash luksoze ndër duar, shefat e opozitave të shpërndara ndër parcela partish të privatizuara, mbi baza familjare dhe nepotike, qe, te gjithe te marrun se bashku, nuk arrijne dot te shkruajne, jo me nje draft reforme, por as nje set parimesh themelore per nje korigjim konstitucional, administrativ, elektoral te drejte, te ndershem dhe plotesues te aspiratave te komuniteteve perberese te vendit, te drejtave te emigranteve per votim ne kolegjin elektoral te origjines.
Mbasi ata bashkarisht kane nxjerre jashte Shqiperise gjysmen e popullsise, po ulen keto dite per te ndertuar skemë e radhes së ndryshimit, që do iu mundesojë në fakt të ruajnë të paprekur thelbin e të njëjtit sistem politik dhe perfaqesues, qe kane krijuar ne agimin e mberritjes se tyre ne skenen e tranzicionit.
Shqiperia qeveriset nga nje qeveri e paafte, te cilen krimi e ka vene perposh; nje qeveri qe saboton me alibi bullgare, integrimin e vendit ne Perendim dhe do te duhej te ishte dorehequr me kohe.
Por nga ana tjeter, ajo qeveri vazhdon të mbahet në këmbë e pashqetesuar, mbasi Opozita është mbërthyer nga të njejtët krerë, që nuk lëshojnë hapësirë për askend, që mund të fitoje besimin masiv te publikut dhe Aleateve Strategjike; askujt qe mund t'i shërbejë me patriotizem dhe devotshmeri Shtetit dhe fateve europianizuese e perëndimizuese. Një opozitë që është armike e dijes, e arsyes se shendoshe, e profesionisteve, që sillet me injorim ndaj komuniteteve që mbajtën Europën të paprekun ndër votrat familjare në kohët më të errëta të historisë, nuk ka si të ketë te ardhme pa nje reflektim të plotë, rrënjësor dhe të njimendtë.
Jetojmë në një vend në të cilin, sfera publike është kapur nga padrejtesia, korrupsioni, injoranca, forca e militanteve te armatosun dhe paraja e ardhun nga skutat e urrejtjes ndaj Europes se Lire, nderkohe qe institucionet e reja te drejtesise, vazhdojne te jene formale, te ndrojtura, krejt te pasigurta per te kryer detyren historike ndaj Shtetit dhe Kombit, aspak te vendosura ne respektimin e parimit, qe ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe fillon me vepru nga nalt- poshte. Dhe po nuk ndodhi ky veprim, Europa serish do jetë larg nesh.
Faktet janë kokëforta: dështimi politik ndodhi. Nuk është dështim i qytetarëve. Është një falimentim shumëdimensional i qeverisë, e cila duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri dhe qeveria e formuar nga ai kanë kapitulluar në politikat e saja të brendshme dhe të jashtme, ndaj duhet të largohet. Dhe kjo nuk do të thotë që mëkatarë të tjerë t’i zëne vendin.
Shqiperia eshte ne emergjence per krijimin e nje Qeverie te re Kombetare (ne te cilen "baballarët e rremë të kombit", ose “ngaterrestarët e tranzicionit”, nuk do të kenë më asnjë rol), qe do te duhet te kete per mision, futjen e Shqipnisë në Europë siç e meriton, si Zojë e Randë: Mposhtjen e Korrupsionit dhe Krimit të organizuem, kryerjen e reformave elektorale, administrative dhe perfaqesuese, bazuar mbi modelin themelvenes, përforcimin e ligjeve të shekullarizimit të shtetit të cënuar së fundmi nga aventurierët dhe ristabilizimin politik, qe nis me pastrimin e partive nga injoranca uluritese, nepotizmi dhe krahinarizmi.
Mirepo kjo Qeveri e Unitetit Kombetar Antikorrupsion, nuk ka per t'u krijuar, derisa kjo valle e kote parlamentare, burrash dhe grash që nuk përfaqësojnë asgjë dhe askënd, te emeruar ndër postet kuvendore nga arsye te panjohura për publikun, do të vazhdojë të qendrojnë në skenë si maskë e demokracisë pluraliste.
Ka një Shqipni ma të madhe dhe ma përparimtare, se sa ajo qe shfaqet perdite me arrogance dhe brutalitet nder institucionet e akaparuara publike dhe media. Po ajo pjese e Shqipnisë së vërtetë eshte vendosur nen dhunen e shterngimit te fjales dhe veprimit permes 'rubinetit' te rrogave dhe 'bukes se gojes'; perjashtimit te brezit te shkolluar jashte me mundin dhe djersen e tyre ose te prinderve qe sakrifikojne cdo gje; ose lenies ne hije dhe fikje te profesionisteve te ekonomise, financave dhe industrise.
Ky vend në fakt, nuk eshte drejtuar asnjëhere nga njerezit e dijes, ligjit, arsyes, drejtesise shoqnore dhe parimeve te qeverisjes së mirë, gjithperfshirese kombetare, por nga demagoget qe nuk prajne se ulurituri per drejtesi dhe qe ne fakt bajnë te kunderten, damin e radhes, duke persekutuar, perjashtuar, izoluar qytetaret e ketij shteti, varesisht interesave vetjake te kontrolloreve, paragjykimeve që vijnë nga një kohë e errët otomane.
Ka ardhur koha qe kjo valle e mbrapshte kontrolloresh qe nuk terhiqen nga skena te mbyllej ketu, sot, NE DITEN E DESHTIMIT FINAL TE INTEGRIMIT.
Mirepo vendi nuk ka shume krahe te lire per t'u ngjitur aty ku duhet. Shqipnise Politike i mungon së fundmi edhe një figurë institucionale e ndriçuar, e fortë dhe e panjollë ne Krye te Shtetit, qe do te guxonte neser t'u thoshte deshtakëve dhe damtoreve: Hapni Rrugen.
Tranzicionistet që po gezojnë sot për refuzimin e Europës, kane menduar ne detaje edhe per pengmarrjen e te nesermes, stabilitetin afatgjate te kastave te tyre besnike: Kane zgjedhur enkas, në krye të zyrës më të naltë shtetnore, një ruajtës të ri të status quo-se ne Kenetën Politike, një të panjohur dhe të paforcë, per asnje lloj nisme korrektive nga maja e shtetit, ne Shqiperine e 5 viteve te ardhshme.
Sot, Shqiperia duhet te ishte ne shesh dhe Opozita ne aksion te menjehershem, parlamentar dhe me gjere. Por ne kete vend te çuditshem, asgja nuk ndodh, askush nuk prish planet e pushimeve per hater te publikut, ndaj edhe Edi Rama vazhdon te qeverise pa i dhanë llogari askujt, ngjashem me nje sundimtar te vendeve jo te lira, ndërkohë që populli sërish bëhet gati që të ikë drejt askundit.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56