Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Genc Pollo, ish-ministër e deputet
Ky shënim nuk është për z. Alfred Beleri, i porsazgjedhur kryebashkiak i Himarës. As për problematikat e tij në të shkuarën, as për të drejtën e mundësinë e tij për t’u konvertuar nga Savllos në Pavllos dhe për të ofruar një qytetar luajal me Kushtetën e Republikës. As për përgjegjësitë e tij në krye të bashkisë, përfshi këtu mbrojtjen e pronave të banorëve nga grabitjet e “investitorëve strategjiko-qeveritarë”; për këto ai do të japë llogari para këshillit e banorëve.
Ky shënim nuk është për Kryeministrin Edi Rama i cili deri ditët e fundit të fushatës u mor përtej çdo mase me kandidatin Beleri duke i adresuar ofendime personale, akuza të paprovuara si dhe me shumë gjasë i bëri atij një rreng policoro-gjyqësor për të cilin nxitoi të lante duar si Ponci Pilat. Ose më mirë ky shënim nuk është vetëm për të.
Ky shënim nuk është as për mëkëmbësin parlamentar të Edi Ramës i cili për të provuar aludimet e shefit botoi në Facebook një shkresë të Shërbimit Informativ të v.2007 (kjo në vetvete një vepër penale që prokuroria do të lipsej t’a hetonte). Ku megjithatë Beleri citohet të thotë gjëra normale për një fushatë vendore përfshi edhe përmendjen e një shkolle (të cilën e kisha licensuar unë si Minister i Arsimit).
Ky shënim nuk është për Kryeministrin grek Qiriako Micotaqi, i cili u angazhua publikisht në mbrojtje të Belerit, shtetas grek përveçse shqiptar; as për impenjimin e tij për t’a bërë rastin Beleri çështje bilaterale dhe europiane. Nëse mund të thuhet diçka për fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Greqi është se Rama me arrestimin e Belerit e “shpërbleu” Micotaqin për fushatën indirekte pro PS të këtij të fundit në Finiq e Dropull në dhjetor (aty nuk u pa ndonjë politikan tjetër veç Ramës e socialistëve të tij).
Ky shënim është për një precedent shumë të rrezikshëm në shtetin shqiptar, përkatësisht në policinë e shtetit dhe sidomos në sistemin e drejtësisë: për fabrikimin nga shteti të provave në një proçes penal kundër një politikani opozitar.
• Problemet me drejtesinë para precedentit himariot
Kritika ndaj drejtësisë se ka vepruar shtrembër ndaj provave që lidhen me dyshimet/fajet lidhur me politikanë ka patur jo pak:
Se në raste të shumta nuk ka dashur të shohë e të përdorë prova, në raste të rënda korrupsioni e abuzimi përfshi këtu edhe krimet elektorale në Dibër 2016, ku lista e të akuzuarve u katandis si kokoshi një thelë dhe dënimet u dhanë vetëm “me kusht”.
Se nuk ka dashur të shohë prova esenciale të mbrojtjes si në rastin e deputetit E. Salianji dhe të gazetarit J. Olldashi.
Se ka gënjyer publikisht për provat që ishin në dosjen hetimore si në rastin e incidentit elektoral në Elbasan në prill 2021.
Por deri javën e kaluar nuk kishte thënë kush se akuza (policia/prokuroria) kishin sajuar, fallsifikuar pra fabrikuar prova për t’i paraqitur në proces penal; aq më tepër kundër një politikani opozitar; duke shtuar këtu kundër një kandidati rival, fitues sipas sondazheve, për t’a arrestuar 30 orë para fillimit të votimit. Kjo e fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë pluralizmit mbas v. 1991 si dhe gjatë periudhave demokratike të Shtetit shqiptar midis dy luftrave botërore.
• Problemet me drejtesinë mbas precedentit himariot
Cilat janë faktet?
Beleri përballet me sulme verbale ekstreme nga Rama, që tejkaluan madje edhe normën problematike të këtij të fundit. Rama shëtit nga tv në tv mbasi paraporosit pyetje për Himarën (“Është përpara me sondazhe qeni! Duhet me e fundos!”).
Dy ditë ditë mbas mitingut të Ramës në Himarë policia arreston afër mesnatës Belerin në restorantin e tij duke pretenduar flagrancë. Që vetëm flagrancë nuk ishte. Prokurorët e Vlorës i mbajnë ison dhe shkruajnë në pretencë se personi AR ka denoncuar Belerin si votëblerës, menjëherë atij i është dhënë statusi “person i autorizuar”, pajisje përgjuese. Në fakt AR është person i dënuar nga gjykata vite më parë për mashtrim të të miturve. Përgjimet e bëra nga ai prokuroria nuk ja vë në dispozicion avokatëve mbrojtës duke shkelur procedurën penale. Asnjë dëshmitar nga “votuesit e blerë” nuk konfirmon versionin e AR e të policisë/prokurorisë. Madje policia nuk mori konfirmimin as të një pastrueseje, të cilën e shantazhoi duke e arrestuar në mesnatë për tmerrin e fëmijëve të vegjël të saj.
Gjykata e Vlorës, SPAK e gjykata speciale i mbajnë ison policisë/prokurorisë dhe e lënë në burg Belerin tok me një aktivist të tij. (Ironia është se Apeli e nxori nga arresti aktivistin për të cilin pretenca thotë se ka prova dhe la në burg Belerin për të cilin sipas pretencës nuk ka prova veç llafit të AR.) Çështja nuk është gjykuar në themel.
Sipas mbrojtjes ligjore të Belerit AR u rekrutua nga policia që të provokonte kandidatin e opozitës; duke i ofruar vota kundrejt parave (kjo praktikë është rreptësisht e ndaluar nga ligji: Kodi i Procedurës Penale, neni 294A, 3. Gjithashtu kjo praktikë përdoret kur janë shterruar mjetet e tjera dhe jo menjëherë si në këtë rast). Dhe meqë Beleri nuk e qasi, AR ju qep aktivistit tjetër me mikrofon në xhep.
Cila është logjika?
Në këtë pikë secili mund të besojë palën që don. Por kundër përfaqësuesve të shtetit duket se janë faktet e logjika.
Sepse tahmaja e Ramës për të mbajtur me çdo kusht Himarën me plazhe e fshatra turistike u shfaq hapur e me furi. Sepse ka një dopiostandart krahasuar me dosjen e trashë 184 (Dibra 2016). Sepse policia/prokuroria e më tej vepruan në shkelje të ligjit, me tendencë dhe selektivitet, dhe se para gjykatës së Vlorës e të Tiranës nuk mundën të paraqesin asnjë provë inkriminuese.
Por edhe sepse një veprim të tillë policia/prokuroria nuk e ndërmori kundër asnjërit prej kandidatëve të partisë në pushtet që blerjen e votave e ka bërë rutinë. Madje as kundër të tjerëve kandidatëve opozitarë përveç atij në Himarë ku kishte interesin më të madh dhe ku sondazhet nuk ishin premtuese.
Cili është apeli?
Prandaj ky precedent është shumë i rrezikshëm që të lejohet të bëhet rutinë. Megjithë dyshimin e mosbesimin tek organet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë këto institucione që kanë tagrin e përgjegjësinë e hetimit të shkeljeve nga prokurorët e gjyqtarët. Dhe në vijim e SPAK-ut që të përndjekë penalisht policët e prokurorë e përfshirë.
Por është përgjegjësi e opozitës, medias së lirë dhe OJF-ve të pakapura që të nxisin këtë hetim. Pa u impresionuar nga sofistët e majmur e dritëshkurtërit e tjerë që shohin këtu qeraxhiun aktual të strehës së fundit të delenxhinjve duke mbrojtur shqiptarizmën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38