Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Irena Beqiraj
Shumica e njerëzve mendojnë se korrupsioni ka të bëjë me një politikan që merr ryshfet, ose një zyrtar publik që përvetëson para. Por ka një formë më të thellë dhe më të rrezikshme të korrupsionit, që është kapja e shtetit .
Ndërsa korrupsioni i zakonshëm administrativ thyen rregullat, kur ndodh kapja e shtetit, korrupsioni i rishkruan ato. Kapja e shtetit është faza kur oligarkët, kompanitë, rrjetet kriminale e shndërrojnë makinerinë e demokracisë në një mekanizëm për pasurimin dhe pushtetin e tyre. Në këtë fazë teknikisht tentohet që aktivitetet korruptive të mbrohen me ligj, edhe qeveria nga një qeveri “për popullin” të transformohet në një kompani që synon maksimizimin e fitimit. Në kushtet kur korrupsioni rishkruan ligjet , qarkullimi i parasë bëhet nevojë edhe braktisja e të mirës publike domosdoshmëri .
Në shtetin e kapur menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i pronës publike të kanalizohet vetëm në disa duar duke anashkaluar rregullat e transparencës edhe llogaridhënies. Vetëm vitet e fundit kemi përjetuar me 10 - ra raste ku pa garë, pa transparencë, e pa llogaridhënie , Korporata e Investimeve ka vepruar si një instrument përqendrimi edhe përvetësimi sistematik i aseteve publike.
Në shtetin e kapur, ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e pronës pa proçedura garuese e pa transparencë nga publiku edhe qytetarët e thjeshtë tek një grup i caktuar kompanish që jo fare çuditërisht janë edhe përfitues të kontratave të tjera publike.
Që nga viti 2015 me anë të ligjit të Investimeve Strategjike qeveria ka trasferuar tek investitorët strategjikë mbi 5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro ( pa përfshirë Sazanit dhe Zvërnecin ). Po me ligj është dëmtuar edhe më rëndë prona private e qytetarëve të thjeshtë duke trasferuar atë me vlera qesharake në duar të oligarkëve. Prsh, me anë të ligjit të miratuar përgjatë vitit 2020 “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” qeveria u ka hequr pronarëve të tokave në bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë të tokave të tyre duke i dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke i detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik.
Po ashtu në shetin e kapur shtrembërimi i proçedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH) të cilat përdoren si instrument për të forcuar lidhjet midis politikanëve dhe aktorëve privatë, duke shërbyer si mjete për legjitimimin e korrupsionit . Shembuj ekselent të përdorimit të ndërmarrjeve shtetërore për të trasferuar prona dhe para publike pa proçedurë tek privati janë Kayo edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të , iniciativa për transferimin e aktivitetit të AKSHIT tek një kompani tregëtare me pjesëmarrje shtetërore , apo AIR ALBANIA e falimentuar tani më .
Ndërsa treguesi përfundimtar i kapjes së shtetit është çmontimi i qëllimshëm i mekanizmave që i mbajnë zyrtarët publikë përgjegjës për menaxhimin e aseteve shtetërore. Kjo përfshin dobësimin e organeve të drejtësisë dhe gjyqësorit.
Kapja e shtetit është mutacioni më i rrezikshëm i korrupsionit: aty korrupsioni qeveris, korrupsioni legjitimon, korrupsioni blen heshtjen . Sa më shumë konsolidohet kapja e shtetit aq më shumë dëmet janë të pakthyeshme , dhe reformat kthehen thjesht në morfinë që qetëson dhimbjet e degradimit .
Por le të jemi të sinqertë , kapja e shtetit nuk është vetëm vepër e individit që drejton shtetin , në fakt janë elitat me veprimet ose mos veprimet e tyre mundësuesit kryesorë të kapjes së shtetit .
Përtej mercenarëve partiakë të Kuvendit , të cilët çertifikojnë çdo ditë kapjen e shtetit, janë gjykatësit , ekonomistët , pedagogët e universiteteve, analistët , gazetarët ekspertët ,emisionet televizive të dedikuara, që ndërtojnë edhe shpërndajnë narrativat që justifikojnë veprimet e kapjes së shtetit . Janë atë që ofrojnë në opinionin publik kornizën ideologjike që justifikon "përdorimin" e institucioneve shtetërore për t'i shërbyer interesave të ngushta.
Po ashtu që aktivitetet korruptive të duken të ligjshme, nuk mjafton Taulanti , Ulsiu, Zeqineja , Sara , Zamira , apo edhe Bajram Bega, nevojitet përfshirja e avokatëve, ekspertëve të politikave konsulentëve për të hartuar legjislacione politika ose transaksione që favorizojnë interesa specifike. E pra janë elitat të cilët hartojnë korniza komplekse, në dukje ligjore, që lehtësojnë transferimin e burimeve publike në duar private.
Sikurse ishin ekspertë ato që u rekrutuan për të mbushur komisionin parlamentar antikorrupsion duke siguruar legjitimin e tij edhe duke maskuar qëllimin e vërtetë të tij.
Jo vetëm nga aftësitë djallëzore individuale të kryeministrit edhe as vetëm për paaftësinë e opozitës për t'u bashkuar në një front , por edhe për pjesëmarrjen aktive të një armate elitare shpirtshitur në kapjen e shtetit, zgjedhjet janë kthyer në rituale boshe, dhe shqiptarët e gjejnë veten duke jetuar në një shtet që duken si demokraci në letër, por në realitet funksionon si kartel.
Shteti i kapur është një përplasje midis vullnetit publik dhe pushtetit politik, një përplasje që nuk mund të injorohet, edhe nuk mund të minimizohet në një detyrë thjesht partiake .
Për t'i shpëtuar pushtimit nga të korruptuarit përtej një opozitë partiake që synon të vijë në pushtet ne kemi nevojë për vullnet publik, për një elitë intelektuale civile e cila është aktive edhe e gatshme të mbrojë me njohuri, besim edhe guxim , nevojën e demokracisë për mirëqeverisje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38