
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
Nga Eduard Zaloshnja
Mbi gjysmë milion banorë të rritur të Shqipërisë (ndër rreth 2.1 milionë banorë të rritur gjithsej) u bënë pjesë e anketës “Këshillimi Kombëtar”, të organizuar, promovuar e financuar nga qeveria Rama. Një kampion i tillë gjigant anketimi do të ishte ëndërr për çdo sondazhist në botë.
Në SHBA, për shembull, madhësia e kampionëve të anketimeve që publikohen në media (sondazheve, siç njihen gjerësisht) variojnë nga 1000 deri 1500 të anketurar (ndër 210 milionë banorë të rritur amerikanë). Dhe ato rezultojnë me një marzh të gabimit statistikor që luahtet rreth plus/minus 3%. Por kampionët e atyre sondazheve ndërtohen me kritere strikte statistikore, për të përfaqësuar statistikisht popullsinë e rritur.
Në qoftë se kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i Këshillimit Kombëtar do të ishte ndërtuar me të njëjtat kritere rigoroze si të sondaheve të sipëpërmendura, marzhi gabimit statistikor do të kishte qenë mikroskopik – vetëm plus minus 0.1%. Por anketimi i organizuar, promovuar e financuar nga qeveria Rama nuk i përmbahej asnjë kriteri statistikor…
Kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i Këshillimit Kombëtar nuk dihet nëse ka shpërndarje gjinore e moshore të ngjashme me të popullsisë së rritur të vendit. Ai kampion nuk dihet nëse ka shpërndarje gjeografike të ngjashme me të popullsisë së rritur të vendit. E për më tepër, ai kampion nuk dihet nëse e përfaqëson politikisht popullsinë e rritur të vendit. Që të ndodhte kjo e fundit, do të duhej që të anketuarit të kishin votuar pak a shumë kështu vjet më 25 prill: 41% për dy partitë në pushtet (PS e PSD), 33% për PD-AN, 6% për LSI dhe 20% të mos kishin votuar fare.
Në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar nuk kishte pyetje në lidhje me profilin demografiko-gjeografiko-politik të të anketuarve, për të siguruar anonimitetin e plotë të tyre. Për rrjedhojë, kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i atij anketimi nuk dihet se çfarë përfaqëson statistikisht. Është një thes gjigant, por që s’dihet çfarë ka brenda – e si rezultat, asnjë përqindje e llogaritur prej tij nuk ka vlerë statistikore.
Me një fraksion të atyre parave të taksapagueve të thjeshtë shqiptarë që u shpenzuan për të mbledhur opinionet e tyre në Këshillimin Kombëtar, mund të ishte zhvilluar në terren një anketim tejet rigoroz, me kritere strikte statistikore…
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



