Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
nga Frano Kulli
Pas zgjedhjeve të pjesëshme në gjashtë bashki të Shqipërisë, ku Partia Demokratike, në krye të së cilës, ju zoti Basha jeni prej tetë vjetësh nëpër nëntë, deklaruat, se "unë nuk kam humbur asnjë betejë". Ti nuk ke humbë asnjë betejë ?!...Nuk e di se ç'betejës suaj mund t'i shkonte kjo deklaratë, se edhe nuk dihet se ç'betejë tjetër, përveç pjesëmarrjes në fushata elektorale ju ka rastisur të merrni pjesë, po sa për betejat elektorale, ju i keni humbur të gjitha. Po, të gjitha, të gjitha. Kjo s'don mend as kalem e është e dukshme në dritë të diellit, zoti Basha. Fundja numëro një që ke fituar. Se betejat, o fitohen o humben.
-M'i kanë vjedhur-thatë ju, duke dashur të përforconi deklaratën tuaj me themele në akull dhe pohuat se do të vijoni të qëndroni përsëri në krye. (Në krye të humbjes, sigurisht). Dhe thatë se këtë do ta bëni për Shqipërinë...Po për cilën Shqipëri? Gjasme po doni me thanë se jeni kaq i dobishëm për Shqipërinë se Shqipëria s'ban pa ju? Me të vërtetë e besoni ju këtë që thoni?
Më vjen me e përmendë jo rrallëherë një rrëfim të at Anton Harapit, i botuar in memoriam, në “Gjergj Fishta-botim përkujtimuer 1941”. Tregon padër Antoni: “Kam ndodhë vetë aty kur nji shqiptar i vjetër, tue u ankue një ditë me At Fishtën për shpërdorime të disa nëpunsave të shtetit, gadi si i dishpruem i thotë: "Pater Gjergj, shporru Shqipniet, persé (sepse) Shqipni nuk ka!" Fishta, i prekun prej shfrimit të plakut edhe i zemruem, por jo i trazuam, po don t’ia spjegojë bashkëfolësit se njerzit e shtetit s’janë Shqipnia… E atëherë plaku, për me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë Fishtës: “Po na s’e kemi ditë mor Zotni, veç prej jush e kemi mësue se shka asht Shqipnia…“
Biseda e kahershme është bërë në vitin 1923, pra është e 99 viteve më parë, periudhë në të cilën kjo Shqipëria jonë ka kaluar nëpër tri forma të shtetit të vet të pavarur, sistemi demokratik i atyre viteve qyshkur prej vitit 1921 është mbledhë Parlamenti i parë (Asamble Kushtetuese), mbas 1924 kur vendoset regjimi monarkik, pas 1944 e deri në vitin 1990 regjimi despotik e obskurantist komunist, më i egri i regjimeve të përbotshme dhe prej andej e deri këtu, jemi në sistemin pluripartiak demokratik. Së paku, në formë kështu. Se në thelb, si mendësi e si veprim demokratik, jemi atje ku ishim atëherë. Në 1923-shin pra!
Prijësat këtu, njerëzit e politikës e të shtetit, prapë e quajnë veten se janë Shqipëria. Dhe thonë se pa ata Shqipëria s'bën. Ani pse, ata na kanë bërë me dije prej kohësh, se janë ndër më fort faqezinjtë sesa zbardhafaqësit e Shqipërisë. Ashtu si dikur edhe sot, "rrugaçat, sallahanat, vagabondat, shakllabanat, rriqnat e ndyet, mikrobt e kqi, që të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i kanë n’mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi”. E ju, zoti Basha po na thokeni se për Shqipërinë do të jeni prap në rradhën e parë të prijësave?! Edhe pse ndër prijësat ju jeni shfaqë si udhëheqësia më e dobët e politikës krejt pak të dobishme shqiptare. Ju jeni njëri ndër dëmtorët e mëdhenj të Shqipërisë, zoti Basha. Dhe dëmi juaj i madh, më i madhi dëm që i është bërë demokracisë në Shqipëri në këtë dekadën e fundit dhe që ia keni bërë ju është shpartallimi i opozicionit politik. Ju, me veprimin e mosveprimin tuaj si prijësi politik e keni gjymtuar demokracinë premature shqiptare. Dhe sot, prej kësaj ajo është më e dobët se kurrë. Shpresa e shqiptarëve sot është më e rrënuar se kurrë, shpresa për të ardhmen gati e paqenë, siguria për të e frikëshme. Mungesa e opozicionit është asfiksia e sistemit demokratik, kjo është e ditur e herëshme. Dhe ju jeni kontribues shembullor për gjithsa më sipër po themi, zotëri. Kurrë ne nuk mund të gjendeshim në këtë autokraci qeverisëse, nën dhunën e papërgjegjësisë së njëshit sot pa mbështetjen sistematike që ju, në krye të opozicionit politik, i keni dhënë asaj.
Ndaj sot, më tepër se kurrë duhet t'ia kujtojnë zotit Basha se në politikë ka hyrë me katapultë, i reklamuar si një yll, gati dy dekada më parë. Por i ndriçuar prej një tjetër planeti dritërues… Trajektorja e përvojës së tij politike ka qenë gjithnjë nën aureolën e “engjëllit të tij mbrojtës”. Fati i ka buzëqeshur si kërkujt tjetër në demokracinë tonë, e cila po plaket e brishtë, ku hierarkinë e vlerave e bën njëshi dhe jo demos-i (populli). E gjithë karriera e tij ka kaluar, gjithherë nëpër maje; deputet dhe fill ministër, ministër, kryetar, kryetar… Gjithmonë me bekimin e engjëllit mbrojtës… Dhe kur i erdhi radha e vendimeve të mëdha gaboi. Gaboi në 2017, gaboi në 2019, gaboi në 2020-tën... Së fundi, gaboi se deshi të këpusë fillin që e mbante lidhë me "engjëllin mbrojtës".
I duhet kujtuar, sot më shumë se kurrë se betejat e tij kanë qenë lojcake, kanë qenë të faluna e nuk kanë qenë kurrë beteja. Ndaj ai nuk e dallon mirë as humbjen prej fitores në betejë...
Gjithësesi kjo është punë për të e ta bëjë si të dojë. Ai dhe ata që e mbajnë. Po sa për Shqipërinë, mos rri, po ik me vrap, zoti Basha. Ti, duhet të kishe ikë para se të vije, për të mirën e Shqipërisë. Unë për vedi e kam menduar e thënë, me gojë e me shkrim, qysh kur ti ke ardhë.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11