Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kreu i Shtetit [të tyre] si përçues i interesave të oligarkisë politike
Romeo Gurakuqi*
Fati i zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe këtë radhë gjendet ndër duart dhe shpirtrat e trazuar të tre udhëheqëve autoritarë, të të tri partive politike dhe një të katërti, të prapavijës, që fshihet dikund nëpër lozhat periferike të Tiranës. Në pamje të parë, për publikun, duket sikur Mjeshtër i Madh i kësaj ceremonie formale është caktuar zëdhënësi i socialistëve parlamentarë, zoti Balla. Po në fakt, vendimarrja e vertetë ndodh dikund tjetër, aty ku publiku nuk depërton dhe media e drejtueme nga oligarkia, s’ka asnjë shans të hyjë.
Nuk kemi të bajmë me procedurë të miratueme ligjore ose me zbatim të rregullave zakonore kushtetuese, as me klasifikime të bazuara mbi interesat publike për statura të nalta karakteriale, intelektuale, të pastertisë së figures, pasurisë dhe përshtatshmërisë së sigurisë, por me një negocim, sipas meje, primitiv, jo serioz, të denjë për Bazarin e Pashallekut Arnaut.
Shqipëria e vitit 2022 është larg mënyrës se si u caktuan nga themelvanësit, kryeministri dhe ministrat në nëntorin 1912, në marsin e vitit 1914, dhjetorin, 1918, janarin 1920, si dhe Regjenca e viteve 1920-1924, mbasi fryma themeltare e shtetit, konventat kushtetuese mbi balancat krahinore dhe kulturore mbi të cilat asht e ndërtueme marrëveshja e ekzistencës sonë shtetërore, e ardhmja e paqtë e vendit në Europë, është dërrmuar në heshtje nga të njëjtët dhe skifterët e tyre bashkëshoqërues, që presin të legalizojnë minierat, hidrocentralet, puset e naftës, rezortet dhe paratë e procesit të rindërtimit.
Vendimarrësit e sotëm të skenës dhe prapaskenës po negociojnë për çështjen presidenciale, sipas mënyrës së tyre ‘bashkë kohore’, të allishverishit mes njerëzve praktikë, të njerëzve që s’dijnë çfarë është atdheu i Naimit, Fishtës dhe Konicës, leximi i saktë i traditës shtetformuese të Vlonës, Durrësit dhe Lushnjës, interesi publik i përshkruem nga Desidenca e vërtetë, siguria shtetnore e përkufizueme nga Brukseli. Vendimarrja e tyre e ditëve në vijim nuk do të vijë, as nga leximi dhe studimi i nevojave aktuale të një vendi që ka emergjencë të çlirohet nga regjimi i korrupsionit, nga brutaliteti i injorancës që ka zanë Parlamentin, nga sundimi i mediokritetit dhe përfituesve ndër parti, nga plotfuqishmëria e oligarkëve të paskrupullt, nga dhuna e krimit të organizuem që e ka kthye politikën në një vasale. Ata duan të rivendosin në këtë post një njeri të tyre, që nuk trazon ‘kënetën’ që ata artificialisht kanë krijue, me ose pa syze të shtrenjta, mjafton që shpirti i zi katran e ulok të sundojë në atë maje ‘principate’ të tyren, të cilen Perëndimi do të duhet ta lejë sërish në pritje pa fund, si domen të kapësve të paligjshëm të Shqipnisë.
Në qoftë se publikut i krijohet përshtypja se mes tyre ka përplasje, ajo nuk ka të bëjë fare me staturën e naltë që kërkon posti në fjalë. Ata duan një njëri të Ordës së tyne, një të përulun, që nuk u prish terezinë e pasuninë e fëmijëve, ndërkohë që e ardhmja individuale e personazheve ma të spikatun, ‘udhëton’ drejt të panjohurave të mëdha, ankthit të përditshëm, klithmave në mes të dritës, prej frikërave të netëve pa hanë.
Për ta kuptuar dhe vërtetuar këtë, mjafton të ktheni në kujtese mënyrën se si reaguan ndaj të parit politikan në këtë tranzicion, që u përpoq të vendoste një set rregullash e kriteresh krejt elementare dhe një procedure krejt formale, për të mbërritur te një numër i reduktuar kandidatësh të pranueshëm presidencialë, zotit Alibeaj: edhe pse propozimi ishte i paplotë dhe jo i përsosur nga pikëpamja e realizueshmërisë, ndërkohë që do të duhej shoqëruar me ndërhyrje paraprake kushtetuese, në unison, kontrollorët u vërsulën ta dërmonin, prej frikës se procesi dhe protagonizmi u ikte nga duart, profilizimi mund tek çonte tek më të padëshiruarit dhe më të pamenaxhueshmit.
A e dimë ne ku jemi dhe kush kërkon me na u imponu sërish këtë vendimarrje me interes kaq të naltë publik? Dua veç të kujtoj se: në 31 vite, të njëjtët që nuk ndërtuan dot një spital të mirëfilltë, të plotë të specializuem shtetëror me standarde bashkëkohore ekzaminuesese dhe kuruese, një universitet të vetëm bashkëkohor publik që hyn ndër rangjet normale për vendet e OECD, një gjimnaz të krahasueshëm së paku me Gjimnazin e Tiranës së viteve 1930’, 1940’, një polici të krahasueshme me xhandarmërinë e Mbretnisë Shqiptare, duan tani, sot, kur vëmendja e Aleatëve është maksimale për fatin tone Euro-Atlantik, në ditët kur Shqipëria është në kthesën e plotë për të pasur një liddr European të denjë intelektualisht dhe politikisht për tavolinëne e sigurisë perëndimore, të lajnë në zyrën ma të naltë të shtetit, modelin e tyre të dëshirueshëm e të kapun në nji grremç. Ata duan një njeri, që nuk ban thirrje për t’ua prish kullat që po ndërtohen në Parkun e Madh të Tiranës, rehatinë e Kunorës, qetësinë e rezervateve ndër plazhe, përjetësimin e tokave të lëshueme me koncension në bregdet, teatrin ping-pong të Bulevardit, hidrocentralet, minierat dhe incineratorët e marruna me leje qeverish.
Janë të njëjtët që kanë dërrmuar lirinë e qytetarit, që nuk guxon me folë nji fjalë, ma keq se në kohën e fundit të Ramiz Alisë. Mjafton të shihni se si e kanë vdeke lirinë politike brenda partive të tyne dhe si në kor të gjithë brohorasin dhe përsërisin tezat e paarsyeshme të udhëheqjes, për të kuptuar diferencën me lirinë që kishim në dhjetorin 1990, në vitin 1991 e 1992.
Në fund dua të kujtoj ku e kanë katandisur lirinë e shtypit: në çdo vend jo të lirë të botës, shtypi është nën presionin dhe urdhnimin e heshtur ose të hapur të pushtetit, d.m.th. të qeverisë. Në Shqipni ndodh diçka krejtësisht e çuditshme, e veçantë, shumë më komplekse, që vlerësuesit ndërkombëtarë e kuptojnë me vështirësi: shtypi është nën presion, urdhnim dhe një kërcënim të paralajmëruem nga një spektër shumë ma i gjanë subjektesh, nga një numër krahësh, të dukshëm dhe të padukshëm, përpunuesve të programuem të opinionit publik, përmes pronësisë së mediave ose lidhjeve okulte të gjobvënësve, të kontrollorëve, të politikës në përgjithësi nga të gjithë krahët. Askush nuk mund t’u dalë para dhe rrëzojë me arsye në një medium, ‘Tezat’, sofizmat në të vertëtë, të hedhuna nga të Plotfuqishmit, mbasi përndryshe do të pësonin furinë e skifterëve të shpërndamë gjithandej në tregun e ‘fjalës së lirë prozhmuese’.
Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk ka faj për këtë gjendje të krijueme në median shqiptare dhe rënien e standardit të këtij pushteti të katërt në mbrojtjen e interesave publike, mbasi ai nuk ka ndëshkuar askënd nga kritikët e tij. Kjo pjesë e dytë e vlerësimit të tij edhe mund të qëndrojë. Por pyetja e plotë që bëhet është:
Kush i ka në dorë institucionet ligjzbatuese për ndëshkimin e kontrollorëve që abuzojnë me paprekshmërinë e skifterëve?
Kush e ka në dorë vendimarrjen për legjislacionin që përmirëson lirinë e medias dhe ndëshkon dhunuesit që operojnë underground?!
A është ai shpërndarësi i qokave për lajkatarët e aktiviteteve qeveritare?
Kush e ka krijuar ‘teatrin’ e lumturisë së rreme në Shqipëri?
Ndërsa për temën e marrë në shqyrtim, pyetja për shefin e mazhorancës është: A nuk i mjaftuan atij si udhëheqës i qeverisë, 9 vite, për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe kushtetues, aktet organike për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, pa kriza dhe pa improvizime të tilla sikur ky që po ndodh këto ditë?
Në fund shtrohet pyetja e përgjithshme:
A munden dot arkitektët e shumëfishtë të një sistemi autoritar, kleptokratik, jo Europian, të bëjnë sot zgjidhje në të mirë të Shqipnisë dhe përkundër trashëgimisë së pafamë që po lëmë pas?
Personalisht nuk besoj, se në situatën e krijuar dhe me rrethin e shtërnguar të vendimarrjes së sajuar në këto orë, produkti presidencial do të dalë jashtë skemave antishteterore, aspak patriotike, që klasa aktuale politike i ka kthye në traditë të kohëve të sotme të mbrapshta.
Do të ishte e përshtatshme që, para se të ecet më tutje në këtë linjë që nuk të çon askund ku do të duhet të na çojë, ata njerëz me arsye që kanë mbetë në Kuvendin e Shqipërisë, të startonin mbledhjen e një Komisioni Kushtetues, për kryerjen e një numri ndryshimesh të domosdoshme, jo vetëm për parashikimet e zgjedhjes së Kreut të Shtetit, por para së gjithash, të prerogativave të postit të naltë shtetëror, si stabilizues i sistemit, garantues i unitetit kombëtar dhe kulturor dhe kontrollor i shekullarizmit të sferës publike. Anipse zgjedhja e Presidentit mund të vonohej. Kushtetuta aktuale ka një zgjidhje tranzitore, që jep kohën e mjaftueshme për ndryshim racional për kah forcimi i shtetit dhe balanca mes pushteteve.
*Ish-deputet i PD. Historian.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38