Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç
Qëkur është krijuar, në vitin 1948, Izraeli është përballur me sfida të ndryshme të jashtme, por asnjëherë kaq serioze sa këto kërcënime për demokracinë që i vinë nga brenda. Populli të cilit uniteti i mundësoi mbijetesën përgjatë historisë nuk arriti t’i largojë nga vetja pasionet e politikës në mënyrë që të shtynte mënjanë ndarjet e thella në festimet e 75-vjetorit të formimit të shtetit për të cilin ka pas ëndërruar plot dy mijëvjeçarë.
Çfarë po ndodh me unitetin, i cili Hebrenjve u mundësoi të mbijetojnë përndjekjet e getove, progromeve dhe Holokaustin në mënyrë që shtatë milionë brenda Izraelit dhe tetë milionë të shpërndarë në mbarë botën të kishin një ndikim kaq me rëndësi në politikën globale, shkencë, teknologji dhe kulturë?
Fuqi rajonale
Shteti i Izraelit, i cili sendërtoi idenë e sionistëve mbi atdheun e tyre, gjë të cilën babai dhe kryeministri i parë Dejvid Ben Gurioni e bëri mbi bazën e një uniteti të paparë asnjëherë, sot është rrezikshmërisht i polarizuar. Iku koha e romantizimit në të cilën hebrenjtë, rreth zjarreve nëpër kampe në kibucet e shkretëtirës këndonin Hatikvën, këngë e cila bën fjalë për dy mijë vite shpresë për kthim në tokën e Izraelit, e cila më vonë do të bëhej himn kombëtar.
I krijuar vetëm tre vite pasi një e treta e Hebrenjve ishte zhdukur në Holokaust, i përballur me mjete të kufizuara për të pritur me qindra mijë Hebrenj që vinin nga të gjithë anët e botës dhe menjëherë i përballur me të parën nga katër luftërat me Arabët, Izraeli e shpalli pavarësinë e tij me 14 maj 1948, por për shkak të kalendarit hebrè këtë vit ajo u shënua me 26 prill.
Izraeli ndërkohë u rrit në rangun e fuqisë rajonale, simbol i një ekonomie të zhvilluar start-up, bumi teknologjik, ushtrie të fortë, por sot, rreziqet nuk vinë nga fqinjët arabë, por nga ndarjet e thella në shoqërinë hebrèje. Nëse deri para shtatë vitesh e gjysmë luftohej për mbijetesë, në këtë moment është duke u zhilluar lufta për shpirtin e së vetmes demokraci në Lindjen e Mesme.
Pionierët e shtetit as që mund ta përfytyronin se dy fise moderne hebrenj do të rreshtoheshin në vijën e frontit duke pohuar se vendi ka pak arsye për të festuar, se do të kërcënonin seriozisht raportet me aleatin strategjik, ShBA-të, se do të ishin kaq të izoluar në skenën ndërkombëtare në një kohë kur në botë vihet rè rritja e antisemitizmit. Kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë gjashtë mandateve polarizuese e ka kthyer Izraelin drejt vlerave konservatore. Sot Izraeli ka qeverinë më të djathtë në historinë e tij, gjë e cila kërcënon seriozisht traditat liberale të vendit. Përpjekja e tij për zvolguar në mënyrë drastike fuqinë e Gjykatës së lartë dhe të kontrollojë përzgjedhjen e gjykatësve e ka ndarë shtetin përgjysëm. Megjithëse deri tani është ndaluar pas 17 javë demonstratash masive, ndasitë ende nuk janë zbutur.
“Përvjetori i shtatëdhjetë e pestë i pavarësisë së Izraelit do të mbahet mend si viti në të cilin identiteti demokratik i vendit ka marrë një goditje fatale”, paralajmëron kryetarja e Gjykatës së lartë Esther Hayt.
Koalicioni i radikalëve të djathtë nacionalistë, sionistëve ekstremistë dhe partive ultraortodokse religjoze po u imponon izraelitëve vlerat e fundamentalizmit fetar në një shkallë të tillë që ishte e papërfytyruar para 75 vitesh. Dallimi pamjaftueshmërisht i qartë mes shtetit dhe religjionit i ka mundësuar rabinatit ortodoks kontrollin në segmente të rëndësishëm të jetës, siç janë ligjet për familjen, duke e kërcënuar vendin të shndërrohet në teokraci.
Ushtria izraelite, e formuar nga grupe ilegale të cilët, me mjete të lejuara dhe të palejuara, kanë luftuar kundër mandatit britanik mbi Palestinën, institucion ky nga më të rrallët, i cili përgjatë dhjetëvjeçarësh të tërë ka justifikuar besimin e popullit, megjithëse luftërat dhe humbjet e jetëve njerzore kanë lënë plagë të thellë në indin e shoqërisë: herenjtë janë të fiksuar pas sigurisë.
“Do të mbajmë uniformat dhe do t’i lëmë dallimet jashtë ushtrisë në mënyrë që qytetarët izraelitë dhe rinia të mund të kemi një emërues të gjërë dhe të fuqishëm – sigurinë e shtetit”, thotë Shefi i Shtabit të përgjithëshëm të ushtrisë Herzi Halevi, por politikanët paralajmërojnë luftë civile.
Ndasitë e brendshme kanë lënë në hije konfliktin izraelo-palestinez, konflikti më i gjatë i botës moderne. I inicuar në kohën e fitimit të pavarësisë me slloganin “Popull pa tokë, për tokën pa popull”, por ky vend përherë ka patur “popull inezkistent”.
Për Hebrenjtë, krijimi i shtetit në vitin 1948 dhe marrja nën kontroll e Izraelit pas luftës së vitit 1967, është triumf historik. Për Palestinezët kjo është “Nakba”- katastrofë, e shënuar me dëbimin e 700.000 njerëzve gjë që rritet edhe me politikën e kolonizimit hebrè të Bregut Perëndimor në të cilin ata duhej të kishin shtetin e tyre.
Lufta e vitit 1973 i hapi dyert Likudit djathtist, ndërsa kryeministri liberal Jitzhak Rabin u vra në vitin 1995, në përpjekje për të arritur paqen. Izraeli kërcënon të shndërrohet në shtet aparteid.
Edhe përkundër faktit se në vitin 1948 humbi rastin të kishte Kushtetutën, por tashmë si njëfarë surogati ka Ligjin Themeltar, edhe përkundër shfaqjeve të përkohëshme të ambicjeve autokratike ose ndikimit të fuqishëm të ushtrisë në të gjithë sferat e jetës, edhe përkundër trajtimit të palestinezëve, demokracia ka mbijetuar. Si edhe liria e shtypit, e cila zbulon afera korruptive në nivelet më të larta dhe dërgon para gjyqit, madje edhe në burg, kryeministra dhe presidentë.
Predispozicioni është i errët, megjithëse jo demoralizues. Ngjarjet e muajve të fundit vështirë se mund të hijezojnë arritjet e 75 viteve. Mund t’i kërcënojnë, por një numur i madh hebrenjsh nga Izraeli dhe bota janë të vendosur që një gjë të tillë të mos ndodhë, të vetëdijshëm për faktin se demokracia nuk është eksponat për muzeum, por qënie e gjallë që kërkon përkujdesje të vazhdueshme (nënvizimi është imi. Përkthyesi). Për këtë, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit izraelit ata e shfrytëzuan për të dërguar mesazhe paralajmërimi që kanë të bëjnë me mbrojtjen e demokracisë dhe bëshkëjetesës me palestinezët.
Në ambjentin e përndezur madje edhe përkujtimi i Ditës së Kujtimit, një ditë para Ditës së Pavarësisë, ishte një prej ditëve më të tensionuara në histori. Ministrat e qeverisë nuk pranuan të vetëpërmbahen nga fjalimit provokative, gjë e cila në shumë vende shkaktoi konflikte. “Nuk meriton të jesh këtu. Ti nuk je luftëtar por fashist”, i thërrisnin protestuesit në varrezën Be’er Shevi, ministrit të sigurisë së brendshme Itamar Ben-Gviru.
Izraelitët nuk patën dëshirë për festime
Politikanët opozitarë bojkotuan ceremoninë e ndezjes së pishtarit në Mount Herzll të Jerusalemit, ndërsa me dhjetra mijëra njerëz demonstruan në Tel Aviv. Amos Horevi, gjenerali 98 vjeçar dhe i vetmi komandant i gjallë i grupit të luftëtarëve elitarë Palmach të cilët patën luftuar kundër britanikëve, u përfshi për herë të parë në politikë dhe u shfaq në protesta me një parullë ku ishte shkruar: “Unë, një prej themeluesve të Palmach-it, luftoj përsëri për shtetin tonë”.
Shlomo Artzi, kantautori legjendar, refuzoi medaljen tradicionale me fjalët: “Në këtë kohë, kur vendi jonë është i ndarë dhe i plagosur, mendoj se e kam të vështirë ta pranon medaljen”. Do të ketë shumë bashkëmendimtarë të cilët mendojnë se nuk ka se për çfarë të festohet në vendin e “qeverisë fashiste”.
Ditëlindja e Izraelit duhej të ishte një rast për gëzime, por shumë izraelitë nuk patën dëshirë për të festuar. E vetmja gjë që u ka mbetur është të këndojnë këngën teksti i së cilës këtyre ditëve ka marrë një domethënie të veçantë “Ein Li Eretz Aheret” – Nuk kam atdhè tjetër.
*Përgatiti: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38