Flash News

OPINEWS

Kur ironia përdoret pa vend

Kur ironia përdoret pa vend

Nga Luçiano Boçi

Rama ka ironizuar nga Prishtina akuzat dhe mbajtjen në qeli të Thaçit dhe Veselit. Dick Marty dhe Tribunali i Hagës është e vërtetë që meritojnë nota shpërfillje e ironike me akuzat qesharake ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

Por a mjafton vetëm një ironi në këtë rast?!

E për më tepër a është ky thjeshtë opinion kalimtar, apo qëndrim zyrtar i një Kryeministri?!

Mos harrojmë që me të njëjitin nivel ironie, Rama ka zhvlerësuar genocidin serb në Kosovë e masakrat e Reçakut, Krushës, Çerezit, Prekazit, Izbicës etj, zhvlerësime që u pasuan me deklarata të ngjashme të Kryeministres serbe dhe të pararendura nga VUÇIÇ.

Përkundrejt kësaj ironie aspak efektive dhe më shumë e stilit gazetaresk, Rama duhet të kishte artikuluar qartë qëndrimin e tij kundër akuzave qesharake të Dick Marty dhe Hagës, në mbrojtje të vlerave dhe luftës së UÇK.

Dhe më kryesorja:

Pas refuzimit të rezolutave të PD prej tij e PS, që dënojnë genocidin e masakrat serbe në Kosovë e Bosnje, Rama duhej të ishte i prerë dhe taksativ në qëndrimin e tij për këto genocide.

Por preferoi të heshtë, duke tentuar ta kalojë situatën me të qeshura ironike pa vend, ndërsa “miqtë” e tij dhe drejtuesit e UÇK, përballen sot prapa hekurave, me akuza të fabrikuara nga lobet serbe dhe sivëllau i tij VUÇIÇ.

Asnjë fjalë nuk nxorri nga goja dhe fjalët GENOCID, MASAKËR, REÇAK, KRUSHË, PREKAZ i ka futur në fondin e të ndaluarave

Nuk foli jo se nuk i di, por se nuk do.

I dëmtohet “Open Balkan” i Vuçiç dhe vetë Serbia e dashur e tij!

Të fundit