Flash News

OPINEWS

Larg duart nga RTSh!

Larg duart nga RTSh!

Nga Genci Gjokutaj

Radio Televizioni Shqiptar është aset Kombëtar madje një nga objektet e rëndësisë së veçantë për të cilin duhet luftuar me buxhete dhe donacione për ta rikthyer në eficiencë!
Nëse RTSh sot ndodhet në një vështirësi financiare e për pasojë edhe në një cilësi më të ulët se tregu televiziv privat kjo nuk ka ndodhur vetvetiu por si një pasojë e një politike diskriminuese shtetërore e cila subvencionon privatin dhe faturon publikun!
Nuk mundet që një KM dhe e gjithë Qeveria madje edhe ai vetë të cilët ndodhen apo hetohen nga SPAK për korrupsion të pastër me para publike ti shkojë ndermend se mund ta mbylle atë institucion!
RTSh-ja është masakruar nga vjedhjet ndër vite dhe jo pa dashje por për këtë qëllim: mbylljen e tij!
Radio Televizionit Shqiptar i takojnë të gjitha aktivitetet e rëndësishme në nivel kombëtar e nderkombëtar e jo ti merren e tu jepen si qoka klientëve të Qeverisë!
Tek RTSh kemi parë Festivalet, Kampionatin Kombëtar në
Futboll e disiplina të tjera! Po në ekranin e RTSh kemi pare Champions League apo Formula 1 e mbi të gjitha Kombetaren tonë të Futbollit!
Ja kanë marrë të gjitha KM me shokët e tij dhe sot kritikojnë e thonë se nuk shihet apo nuk ka cilësi!
RTSh ka një Orkestër Sinfonike mbi 60 vjeçare e një niveli europian dhe intrumentistë të shkëlqyer të arsimuar edhe jashtë për mbështetjen e së cilës me infrastrukturën e duhur nuk është kujdesur kush!
Gjithashtu Radio Tirana është unike ndër gjithë mediat! Dmth radio radio e mirëfilltë e jo transmetuese muzike e reklamash!
Politikat antiinstitucionale dhe antipërfaqësuese të vlerave kombëtare kanë lindur në vite për ta shkatërruar dhe jo reformuar nënën e medias shqiptare!
Keqmenaxhimi i orientuar me synim dobësimin dhe asgjësimin e institucionit ka sjelle si pasojë nëpërkembjen e RTSh nga mediokriteti politiko shtetëror me në krye KM Rama!
Sa më sipër me bindjen dhe shpresën se RTSh do të mbijetojë e modernizohet dhe jo të kthehet në shesh ndertimi kullash pikërisht nga ata që e kanë goditur në vite duhet njëzëri të bërtasim:
Mjaft më me këtë temë dhe larg duart nga RTSh!
E nëse ky skenar do tentohet të realizohet të gjithë do të jemi në këmbë fizikisht, ligjërisht, patriotikisht dhe shpirtërisht për të ndalur marrëzinë dhe grabitjen si rrjedhojë e saj!
Aq i rëndësishëm është radiotelevizioni shtetëror saqë marrja e tij rrëzon qeveritë!
Ndoshta këtu qëndron arsyeja dhe thembra e akilit e sulmit ndaj Radio Televizionit Shqiptar!

Të fundit