Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lela për Newsmax: Fitorja e Trump zbulon një Amerikë 'vetë-korrigjuese'

Nga Alfred Lela, Newsmax
Fitorja e Donald Trump, për nga përmasat dhe shpalosja, është një ngjarje politike dhe një mësim jo vetëm për Republikanët dhe mbështetësit e tij, por edhe për kritikët dhe të majtën amerikane në tërësi.
Ajo nënvizon qëndrueshmërinë e lëvizjeve të sinqerta dhe reale dhe fuqinë e shqetësimeve ekonomike dhe kulturore në rezultatet zgjedhore.
Politikat (policy) luajtën një rol të rëndësishëm në fitoren e Trump.
Premtimet e tij për të rigjallëruar prodhimin vendas, për të ulur taksat dhe për të siguruar kufirin ishin në linjë me votuesit në të gjithë Rust Belt (shtetet e Mesit Industrial) dhe Sun Belt (shtete si Florida etj).
Për më tepër, qëndrimi i tij për pavarësinë energjetike, veçanërisht në shtetet e varura nga nafta dhe gazi, ndihmoi në forcimin e mbështetjes në rajonet ku jetesa ekonomike është e lidhur me këto industri.
Duke adresuar shqetësimet e prekshme ekonomike, Trump ishte në gjendje të shmangte narrativën partiake dhe të ofronte një axhendë të qartë dhe të zbatueshme.
Rrallëherë një kandidat është ngjitur në presidencë duke siguruar Shtëpinë e Bardhë, Kolegjin Zgjedhor, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke sfiduar gjithashtu shanset dhe parashikimet e anketuesve profesionistë.
Për të mos harruar 'lojtarin e 12-të' në arenën politike: mediat kryesore, të cilat ishin dërrmueshëm pro-Harris.
Vlen të përmendet se nënpresidenti i zgjedhur JD Vance ka shumë të ngjarë të mbajë Republikanët në pushtet edhe për tetë vjet të tjera pas Trump.
Ky triumf gjithashtu çmonton në mënyrë metaforike barrierat mbrojtëse të ngritura në Uashington, D.C., si një paralajmërim simbolik kundër dhunës së mundshme nga mbështetësit e Trump në rast të humbjes së tij.
Tani, me ngjarjet e përmbysura, demokratët duhet të zbatojnë pikërisht thirrjet për jodhunë që ata i drejtuan me kaq këmbëngulje Trumpit dhe bazës së tij.
E majta amerikane duhet të reflektojë mbi zgjedhjet dhe politikat e saj retorike, të cilat janë mbështetur shumë tek lëvizjet woke dhe cancel culture – duke i dhënë përparësi modave përkundër çështjeve thelbësore dhe paqartësive përkundër gjërave të sigurta.
Kjo tjetërsoi elektoratet kryesore, duke përfshirë votuesit e klasës punëtore dhe disa grupe minoritare, siç dëshmohet nga zhvendosjet e mbështetjes latino-amerikane dhe afrikano-amerikane ndaj Trump në 2024.
Këto konstruksione të politikës së identitetit janë refuzuar, jo vetëm nga vetë grupet që ata pretendonin se përfaqësonin, por edhe nga një kandidat si Trump, i cili, pavarësisht të metave të tij, projekton autenticitetin dhe u bën thirrje shqetësimeve ekonomike dhe kulturore.
Ka një mësim edhe për Donald Trump: ai duhet të reflektojë mbi pasojat e refuzimit të tij për ‘t’u dorëzuar’ në vitin 2020, bazuar në pretendimet për zgjedhje të manipuluara.
Me prova të pakta për të mbështetur këtë pohim, Trump theu një normë të kahershme politike amerikane: të mundurit uronin fitimtarin, duke lejuar që jeta dhe betejat politike të ecin përpara.
Ndërsa është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht implikimet e triumfit të Trump, është një ngjarje spektakolare. Sipas fjalëve të investitorit Kevin O'Leary në Fox News, "Kur gjërat shkojnë për dreq, Amerika korrigjon veten."
Kjo mund të jetë e vërtetë, por të shpresuarit në mekanizmat vetë-korrigjues të Amerikës – të rrënjosura në vizionin e Etërve Themelues dhe shpirtin elastik amerikan – mund të rezultojë të jetë një eksperiment i rrezikshëm, madje edhe cinik.
Zgjedhjet e nëntorit 2024 nënvizuan ekzistencën e dy Amerikave.
Njëra përfshin Bible Belt, Rust Belt Sun Belt, ndërsa tjetri, i udhëhequr nga 'Elite Belt’, mbetet i vetëkënaqur dhe arrogant, por jo i vetë-mjaftueshëm elektoralisht.
Main Street arriti një fitore të përkohshme ndaj Wall Street; detyra kritike tani është që kjo e fundit të kuptojë pse humbi.
Amerika e Madhe - ajo që shtrihet midis enklavave ultra-liberale të Bregut Lindor dhe Perëndimor - ka vendosur njeriun e saj në Shtëpinë e Bardhë. Ironikisht, ai është produkt i vetë elitave që tani kundërshton, duke demonstruar më tej mekanizmin e jashtëzakonshëm vetë-korrigjues të Amerikës.
Pavarësisht nga përkatësitë politike apo rezultatet, të gjithë amerikanët mund të krenohen me kombin e tyre. Ai mbetet, si gjithmonë, siç e përshkroi dikur Ronald Reagan, "Qyteti i ndritshëm mbi kodër".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38