Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lucas: Harris nuk kandidon për presidente. Nëse zgjidhet, atë punë e bën Obama
Peter Lucas/ Boston Herald
Kritikët e Kamala Harris nuk e kapin thelbin.
Ajo nuk kandidon për presidente për të qenë presidente. Nëse zgjidhet, atë punë e bën Barack Obama.
Ajo po kandidon në mënyrë që Donald Trump të mos fitojë.
Kjo është arsyeja pse slogani i saj i fushatës duhet të jetë, "Unë nuk jam ai".
Dhe slogani i Partisë Demokratike duhet të jetë “Ne nuk jemi ata”.
Me gjithë respektin, zonja është më e lehtë se ajri. Jo se Joe Biden ka qenë ndonjëherë anëtar i Mensa-s, që ta dini.
Bisedat private mes të dyve duhet të kenë qenë diçka për historinë.
Mungesa e substancës intelektuale të Harris është arsyeja kryesore që ajo jo vetëm që i shmanget medias në përgjithësi, por edhe u shmanget gazetarëve që i shërbejnë asaj.
Tregues i pasigurisë dhe joseriozitetit të saj është se të vetmet politika të brendshme që duket se përkrah janë të marra nga Trump, qofshin ato për sigurimin e kufirit apo heqjen e taksave mbi bakshishn.
Në fakt, në fjalimin e saj të pranimit në Konventën e Partisë Demokratike javën e kaluar, Harris ishte më specifike për gjërat e imagjinuara "të këqija" që do të bënte Trump si president sesa gjërat "të mira" që do të bënte ajo vetë.
Ndër gjërat e këqija që do të bënte Trump, sipas Harris, do të ishte burgosja e kundërshtarëve të tij, ashtu si Biden/Harris po përpiqen të burgosin Donald Trump, megjithëse ajo nuk e përmendi atë pjesë.
Ajo tha se Trump do të lironte "ekstremistët e dhunshëm" që sulmuan oficerët e zbatimit të ligjit në Kapitol më 6 janar 2021, ashtu si Biden/Harris shpërfillën në mënyrë rutinore protestuesit antisemitë, përfshirë ata pro-Hamasit që demonstronin jashtë sallës së Konventës.
Ajo tha se Trump do të burgoste edhe gazetarë. Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht një ide e keqe, duke pasur parasysh thellësitë e mashtrimit, ku gazetaria e krahut të majtë është zhytur kur bëhet fjalë për të shkruar për Trump dhe Republikanët.
Nëse keni ndonjë dyshim për të, thjesht monitoroni për një ditë New York Times, Washington Post, Boston Globe, ABC, NBC, MSNBC, CNN, CBS dhe kështu me radhë.
Dhe nëse Trump do të burgoste gazetarët, ndoshta do të kishte më shumë gazetarë pas hekurave për krime kundër gazetarisë sesa ka aktualisht emigrantë të paligjshëm kriminelë, ose mbështetës të Hamasit që djegin flamurin amerikan.
Përpara se media e pushtetit të korruptohej, gazetarët në të kaluarën preferonin të burgoseshin sesa të injoroheshin. Tani, nën kontrollin e Partisë Demokratike dhe krahut të saj pro-Hamas, ata janë të lumtur të injorohen.
Dhe harrojeni politikën e jashtme. Harris mezi e përmendi atë dhe për arsye të mirë.
Megjithatë, një tregues i zotërimit të saj të politikës të jashtme u bë i qartë në një intervistë radiofonike të vitit 2022, kur ajo u pyet për luftën në Ukrainë.
Ajo u përgjigj: “Pra, Ukraina është një vend në Evropë. Ekziston pranë një vendi tjetër të quajtur Rusi. Rusia është një vend më i madh. Rusia është një vend i fuqishëm. Rusia vendosi të pushtonte një vend më të vogël të quajtur Ukrainë. Pra, në thelb, kjo është e gabuar dhe bie ndesh me gjithçka që ne mbështesim.”
Ja ku e keni: lufta Rusi-Ukrainë me pak fjalë.
Pra, nuk është çudi që Harris nuk mban asnjë konferencë shtypi apo nuk jep ndonjë intervistë të thelluar televizive, edhe pse ajo do të bëri një intervistë me kandidatin Tim Walz në CNN-in miqësor para dy netësh. Nëse ajo do të bënte një intervistë të vërtetë dhe të vështirë solo, kjo mund të ishte zhbërja e saj. Ajo është kandidatja më scripted (që ia përgatisin fjalimet dhe qëndrimet) ndonjëherë.
Ndërkohë, nuk mund ta mbani Trumpin larg lajmeve pasi ai vazhdon të mbajë mitingje, të mbajë konferenca shtypi dhe t'u përgjigjet pyetjeve nga shtypi çdo ditë.
Ndërkohë që Trump është ende nën një urdhër të pjesshëm ndalim-komunikimi, ndalim-komunikimi për Harris është total dhe nuk është i urdhëruar nga gjykata, por i vetëvendosur.
Harris dhe menaxherët e saj duan që të skadojë koha dhe ta mbajnë atë sa më larg mediave, edhe pse media e establishmentit është plotësisht në xhep.
Një shembull është se si kukullat progresive të shtypit shanin Robert F. Kennedy, Jr. për pezullimin e fushatës së tij të pavarur presidenciale dhe mbështetjen e Trump.
Nëse ai do të kishte mbështetur Kamala Harris, ata do t'i kishin dhënë një Oscar, një Emmy, një Grammy, dy Pulitzer, Çmimin Nobel për Paqe dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Sa për ta ilustruar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38