Flash News

OPINEWS

"Maldivet e e Mutit", kartolina që nuk guxon ta çosh në shtëpi

"Maldivet e e Mutit", kartolina që nuk guxon ta çosh

Albert Zadrima

Ky nuk është turizëm, por një udhëtim në ferrin shqiptar të improvizuar me çadra dhe foto filtrash Instagrami.

Edi Rama dhe ata që i thonë mutit “marshalla” e kanë kthyer Shqipërinë në laboratorin e mashtrimit turistik. Reklamat me “Maldivet në Shqipëri” u bënë bumerang: turistët erdhën, panë dhe u betuan se nuk kthehen më.

Sepse këtu:

• Rri 4-5 orë në trafik, sa të mbarosh pushimet në makinë.
• Rrugët janë pa tabela, pa ndriçim, me pluhur e gropa, si të ishin plagë të hapura të vendit.
• Uji dhe energjia elektrike janë luks, jo standard.
• Ujërat e zeza derdhen në det. Turisti lahet me mutin e vet dhe diaren e shqiptarëve.
• Policia nuk të ndihmon, por të zhvat.
• Çmimet fluturojnë mbi Maldive, hotelet të ofrojnë kushte poshtë nivelit të Malit me Gropa.
• Pronari të rreh nëse guxon të ankohesh.

Pastaj vjen kryeministri-anarshist dhe i bie me fadroma çdo cepi, duke lënë pas më shumë kaos se ndreqje. Në mbrëmje, zjarret ndizen si fishekzjarre të djallit, ndërsa lajmet mbushen me histori që të ngrijnë gjakun.

"Mirëmengjes", të thotë KM dhe të publikon një video që shemb një hotel me tritol!

Kosovarët?

U lodhën nga turizmi patriotik, taksa rrugësh, trafik, çmime, mungesë standardi, urrejtje per ta shpesh herë.

U larguan drejt vendeve ku çmimi shkon me cilësinë, ku shërbimi nuk është ofendim, dhe ku deti nuk të përzien me ujëra të zeza.

Alarmi i fundit:

Deti është kthyer në kazan fekalesh. Rëra është aq e ndotur, sa nuk e lan as uji me mut.Turizmi i Shqipërisë nuk ka nevojë për reklama, por ka nevojë për shpëtim urgjent.

 

Të fundit