Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Kur vdiq filozofi dhe mendimtari i madh Volteri, shkrimtari francez Viktor Hygo, në një tekst plot admirim dhe mallëngjim, shkruante: "Ai ishte më shumë se njeri, ai ishte një epokë."
Në historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, pakkujt mund t’i atribuohet një epitet i tillë, por nëse ekziston një që përsëdytë personalitete të mëdha, Rugova e meriton atë. Sepse ai e shënjoi një kohë, i dha kuptim e përmbajtje, kurse koha ekzistencës së tij u kthye në epokën e tij, të dominuar nga mendimi politik dhe kulturor i tij.
E mësimet politike të Rugovës sot më shumë se kurrë kërkojnë të lexohen, përvetësohen dhe jetësohen, sepse ai kishte një shpirt të madh tolerant dhe kudo fliste për vlerat e tolerancës e të demokracisë dhe në këtë drejtim fliste si shqiptar europian i palëkundur.
Ai e njihte historinë në thellësi dhe nga ajo mësonte si nxënës shembullor. Dhe kudo, kurdoherë, transmetonte urtësi, butësi dhe ndjenja solidare, tipare këto të një udhëheqësi me vlera të nalta dhe fisnike. Në funksion të këtij ideali të lartë kulturor e politik, ai e citon Edmond Burken “se gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar e keqja është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.” Rugova s’donte të ishte i tillë, prandaj donte të vepronte me mirësi dhe dashuri.
Ai gëzohej me sukseset e vendit, i konsideronte ngjarje formimin e institucioneve dhe fliste tërë kohën për filozofinë e ndërtimit dhe jo të rrënimit.
Ai e afirmonte të bukurën dhe kështu e godiste të shëmtuarën mes nesh.
Në planin universal, ai ishte i palëkundur në orientimin e tij të qartë politik dhe busulla e tij çonte kah vlerat oksidentale, duke i njohur e pranuar si vlera autentike, prej të cilave ishim ndarë një kohë padrejtësisht, por kurrë s’ishim shkëputur.
Kjo qe gjeostrategja e tij politike që formoi mendimin e tij kulturor dhe civilizues. E në këtë drejtim ai ishte krejt i qartë dhe pa kurrfarë dyzimi politik, siç janë shpesh politikanët tanë që ndërrojnë mendimet sa herë ndërrojnë stinët.
Pra, postulati politik dhe kulturor i Rugovës ishte i panegociueshëm dhe ky qe çelësi që Kosovës ia çeli dyert te aleatë e Kosovës:
"Duke qenë gjithmonë popull i proviniencës oksidentale me histori, me traditë dhe me kulturë, në kuadër të proceseve të reja integruese evropiane, shqiptarët dëshirojnë dhe kërkojnë të jenë të bashkuar në një proces të afrimit dhe të bashkëpunimit në Evropë, me të drejta për vetëvendosje." (I. Rugova, Gusht 1991)
Kështu, ai i përtëriu raportet e shqiptarëve me Perëndimin dhe Kosovën e vendosi në hartë e vendeve të lira si një çështje që kërkonte zgjedhje. Dhe, në saje të filozofisë së tij të mençur, të sinqertë, të urtë, dhe orientimit të palëkundur politik, bota e përqafoi kauzën tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe sot jemi të lirë e të pavarur. Pra, misioni i tij është realizuar.
Rugova sa qe gjallë, me jetën dhe veprën e tij të madhe kulturore e politike ka treguar se veprat e mëdha janë vepra dashurie dhe jo urrejtje e dhune. Ndaj, ai asnjëherë nuk pranoi t’i drejtonte shigjetat e helmatisura kundër kundërshtarëve të shumtë, madje as kur ata tentonin ta zhbënin. Sepse, ai besonte te vlerat e lirisë dhe kishte një ide të madhe, që ato vlera t’i bënte vlera të përbashkëta të gjithë shqiptarëve në Europën Juglindore dhe t’i kthente në vlera etike të shtetit të Kosovës, të cilin e udhëhoqi deri në vdekje.
Ai hyri në politikë për t’i dhënë politikës vlerat intelektuale dhe morale që i kishte sublimuar me libra e studime, dhe kështu u bë prijës i madh, dhe i tillë u vlerësua kudo në botë ku respektohen vlerat e njëmenda të lirisë.
Ai ishte i madh sepse kishte një ide të madhe, një ide të qartë, një qëllim të lartë dhe një traditë të fortë ku e mbështeste filozofinë e tij politike dhe kombëtare. Dhe, në sajë të kësaj platforme, ne i fituam të gjitha ato që i synuam: lirinë, demokracinë dhe pavarësinë.
Ai s’ishte politikan dosido, që fliste përçartë, siç ndodh të flasin shpeshherë politikanët e këtij rajoni problematik, të cilët ose gulçojnë ose flasin përçartë për tema e projekte utopike, për të cilat s’janë të bindur as vetë.
Intelektuali dhe politikani që kujdesej për kujtesën historike dhe besonte te forca e lirisë, ruante autoktoninë, lexonte Bogdanin, të cilin e kishte model, dhe refuzonte estetikisht. Me këto tipare, ai u bë politikani më virtuoz që ka dalë nga raca shqiptare dhe një nga mendjet më të shquara të politikës në rrafsh europian.
Rugova ishte intelektual i madh dhe kjo e bëri politikan të madh. Ai hyri në politikë me bindje të formuara kulturore dhe ato i ktheu në bindje politike.
Ai refuzoi në letërsi, para se të refuzonte ne politikë.
Dhe në saje të këtyre vlerave, simbolikisht mund të thuhet se Rugova është njëlloj Skënderbeu i dytë i shqiptarëve, që arriti t’i ripërtërinte, siç thoshte vetë, aleancat natyrale me aleatët e Kastriotit, dhe pas shumë shekujve shqiptarët arriti t'i bënte pjesë të hartës politike perëndimore.
Ai thoshte se “do të bjerë edhe muri shqiptar i Berlinit” dhe besonte plotësisht në integrimet ndërshqiptare.
Ai punoi për të zgjeruar kulturën demokratike, shpirtin e tolerancës dhe të mirëkuptimit midis njerëzve, grupeve politike dhe popujve dhe besonte se kjo frymë shprehte karakterin e popullit të Kosovës.
Ndaj, që historia të mos përsëritet, Ibrahim Rugova këshillon që politika të nxjerrë mësim nga ajo.
Ja çka thoshte ai për komunizmin:
"Komunizmi nuk i krijoi vend konceptit të kombit, i cili ishte ndjerë si negacion i historisë. Ai ishte i mbështetur mbi një ide fiktive, primitive të barazisë, që e mohon historinë. Shefat si - Tito, Mao, Hoxha, Lenini...-pastaj fabrikuan historinë e vet. Prandaj njëri nga qëllimet e para të komunizmit ishte që të qëllonte intelektualët."
Kosova e ideve dhe idealeve të Rugovës sot ndodhet para sfidave serioze, prandaj, që historia të mos përsëritet dhe të mos biem nën kthetrat e barbarisë, barazisë utopike e dokrrave, politika duhet të nxjerrë mësim nga e kaluara.
Sidomos duhet të mësojë se duke punuar bashkë me popujt e lirë e të përparuar, ne kurrë s’humbim, por fitojmë.
Mjerisht, raportet e Kosovës me botën e lirë, sot janë në pikë kritike, për shkak të udhëheqësve të sotshëm kryeneçë, të cilët, me qeverisje bashibozuke, me dredhi e mashtrime dhe me orientim të paqartë kulturor e politkk, kanë ndikuar që këto raporte të marrin kahe tejet negative.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38